
Menjëherë pas ceremonisë së betimit, Biden bën lëvizjen e parë si President i SHBA-ve: Nuk duhet të humbasim kohë!

“Shikoni dallimin si dita me natën. E ke inat po jepi hakun”/ Nga Shkodra, në Itali, Francë e Zvicër, Rama publikon këto foto dhe i përgjigjet akuzave të rënda

Shkruar nga SOT.COM.AL 12 Gusht 2020
Shefi i qeverisë, Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetin social iu ka përgjigjur akuzave të opozitës lidhur me infrastrukturën rrugore në vend.
Rama u shpreh se programi kombëtar i infrastrukturës në zonat rurale është fokusuar tek akset me impakt të prekshëm në bujqësi e në turizëm, kjo në funksion të rritjes ekonomike e punësimit në fshat.
Kryeministri tregon punën që po bëhet në rrugën “Ura e Mesit-Kala e Drishtit”, Shkodër.
Por, po ashtu, Rama publikon edhe foto rrugësh rurale në Itali, Francë e Zvicër, dhe këtë e bën për “të kthjelluar vështrimin e disa miqve në këtë faqe, që “çuditërisht” bëjnë sikur s’e kanë parë botën e tallen me këto “rrugë njëkalimshe”, shajnë për “kthesat vdekjeprurëse”, akuzojnë “për vjedhje asfalti”, fyejnë inxhinierët, sipërmarrjet, punën e mijëra njerëzve, që edhe në këto ditë përvëluese janë duke punuar në kantieret anembanë vendit”.
Rama thotë se një fakt është i padiskutueshëm, për atë që la pas qeveria e mëparshme: “Projektet copë – copë dhe cilësia skandaloze e punimeve të bëra me ritmin e daulleve të inaugurimit, bënë që thuajse çdo projekt të rishikohej, e deri të bëhej nga e para, ndërsa kostoja e veprave të rritej deri edhe në trefish, siç ndodhi me Tiranë-Elbasanin”.
POSTIMI I PLOTE
Vijojnë punimet në rrugën “Ura e Mesit-Kala e Drishtit”, Shkodër, një aks që lidh së bashku dy monumente të Trashëgimisë sonë Kulturore dhe është pjesë e Programit tonë Kombëtar të infrastrukturës në zonat rurale, ku jemi fokusuar tek akset me impakt të prekshëm në bujqësi e në turizëm, në funksion të rritjes ekonomike e punësimit në fshat.
*** Bashkëlidhur disa foto rrugësh rurale, në Itali, Francë e Zvicër, thjesht për të kthjelluar vështrimin e disa miqve në këtë faqe, që “çuditërisht” bëjnë sikur s’e kanë parë botën e tallen me këto “rrugë njëkalimshe”, shajnë për “kthesat vdekjeprurëse”, akuzojnë “për vjedhje asfalti”, fyejnë inxhinierët, sipërmarrjet, punën e mijëra njerëzve, që edhe në këto ditë përvëluese janë duke punuar në kantieret anembanë vendit.
Të gjitha investimet tona publike, në këtë rast qoftë në rrugët kombëtare e qoftë në ato rurale, bazohen në standarte europiane sipas kategorive të tyre dhe kryhen mbi bazë projektesh e me një cilësi që s’ka të krahasuar me kohën e “rrugëve të lëna rrugëve”…
Miq të dashur, qofshi dashamirës a jo me këtë qeveri apo me mua, sinqerisht ju them, ka plot arsye për të kritikuar çdo qeveri dhe padyshim edhe këtë qeveri, por në rastin e rrugëve të Shqipërisë dy gjëra janë të padiskutueshme:
E para, qeveria e mëparshme hapi shumë fronte punësh nëpër Shqipëri, dmth bëri shumë e shumë tendera (pa buxhetin e nevojshëm) dhe preu shumë e shumë shirita, duke ndërtuar kudo nga një copë rrugë që pastaj u la rrugëve bashkë me një mal borxhesh ndaj kompanive! E vetmja rrugë ku u bë më shumë se një copë rrugë, ishte Rruga e Kombit, vepër vërtetë ambicioze, por që u la edhe ajo e papërfunduar ose më mirë, e cunguar dhe pa asnjë plan mirëmbajtjeje…
Të gjitha ato punë të nisura e të mbetura në rrugë, vazhduan më pas, me shumë vështirësi, jo vetëm financiare dhe këtu vjen e dyta: Projektet copë – copë dhe cilësia skandaloze e punimeve të bëra me ritmin e daulleve të inaugurimit, bënë që thuajse çdo projekt të rishikohej, e deri të bëhej nga e para, ndërsa kostoja e veprave të rritej deri edhe në trefish, siç ndodhi me Tiranë-Elbasanin, sa për një shembull se ka plot, ku s’kishte as studim gjeologjik e ku projekti ishte një paçavure e vërtetë, gjë që solli rrëshqitje masive, bllokime, riaplikime për financim e vonesa pafund…
Sa për rrugët rurale pastaj e kotë të flasim, shumica janë bërë pluhur në pak vite dhe projektet tona, përgjithësisht, bëhen mirë e zbatohen mirë. Por patjetër që ka ende shumë për të përmirësuar nga ana jonë, pasi krahasimi me të kaluarën nuk na mjafton fare, ndërkohë që duam të matemi me standartet europiane dhe prandaj edhe ka plot për të kritikuar edhe sot. Po ama, kantieret e Shqipërisë tanimë kanë vërtetë lezet, kur sheh si projektohet, si punohet e si realizohet një projekt. Për këtë mjafton të duash të shohësh dhe nuk duhet ndonjë dashamirësi e madhe për të bëra dallimin si dita me natën????
Më të lexuarat


Joe Biden u betua si President i SHBA-ve, vjen reagimi i parë nga politika shqiptare

Jozefina Topalli tregon çfarë ka ndodhur në selinë blu dhe zbulon prapaskenat e forta: Ky është një alarm i frikës, detyroi emra të rëndësishëm të largoheshin nga PD

VIDEO/ Betohet Kamala Harris, zyrtarisht gruaja e parë më ngjyrë që merr detyrën si zv. Presidente e SHBA

KQZ nuk i lejon kandidimin për deputet, habit Albin Kurti me reagimin e tij: Nuk jam …

Betimi i Joe Biden si president, ndodh e papritura me fluturimet në Washington

Zgjedhjet e 25 Prillit/ Jozefina Topalli zbulon kushtin e fortë për t’u bashkuar me Partinë Demokratike

E ironizoi keq për memet dhe i nxori videon, Basha i përgjigjet ‘flakë për flakë’ Ramës

“Është e dhimbshme”, Niko Peleshi reagon për lajmin e hidhur të vdekjes së ushtarakut shqiptar

Kryeministri Rama befasohet nga fjalët e vogëlushes në Rrogozhinë: Ti je...

Joe Biden merr sot zyrtarisht presidencën e SHBA-ve, vjen reagimi i parë nga PS-ja
