BREAKING NEWS

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën pedagogut të njohur

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën
x

Politike

SHISH nxjerr listën: Ja faktorët që po cenojnë stabilitetin rajonal, nga korrupsioni i elitave politike, tek nacionalizmi

SHISH nxjerr listën: Ja faktorët që po cenojnë stabilitetin

Shërbimi Informativ Kombëtar ka hartuar një listë me të gjithë elementët problematike në vendin tonë dhe shtetet fqinje që cenojnë stabilitetin në Ballkan. Në raportin e punës për vitin që lamë pas thuhet, se një element që ndikon në stabilitetin rajonal janë zhvillimet e brishta politike dhe të sigurisë në rajon, retorikë e shtuar nacionaliste dhe qëndrime refraktare. Tjetër element është mungesa e përparimit në dialogun Kosovë-Serbi, me ndërmjetësimin e BE-së. Po ashtu përmenden: Instrumentalizim i pakicave me synim ruajtjen e status quo-së dhe nxjerrjen e përfitimeve politike; Përfshirja në afera korruptive e elitave politike; Çështjet e pazgjidhura në marrëdhëniet ndërshtetërore me ndikim në retorikën nacionaliste ekstreme, aktivitetet e lëvizjeve politike, shoqatave dhe asociacioneve me agjenda nacionaliste ekstreme dhe presione ndaj maxhorancave qeverisëse; Krimi i organizuar si kërcënim për rajonin, i cili mbetet rrugë tranzite, për grupet shumë-etnike dhe me lidhje ndërkombëtare. Individë e grupe nga diasporat ballkanike

janë shndërruar në ura lidhëse mes krimit të organizuar rajonal me atë ndërkombëtar; Emigracioni i paligjshëm. Synon përdorimin e rajonit si tranzit drejt BE-së. Grupet

që merren me trafikimin e qenieve njerëzore kanë shtuar aktivitetin, duke përfituar nga gjendja në kampet e pritjes, kapacitetet e reduktuara, përdorimi i dokumenteve të falsifikuara, bashkëpunimi me elementë kriminalë dhe rrjete të trafikut njerëzor, shfrytëzimi i pikave të dobëta në kufirin e gjelbër. Një tjetër element që HSISH ka cilësuar problematik është korrupsioni. “Korrupsioni (por edhe perceptimi mbi nivelin e tij) minon besimin e publikut te qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit, cenon zhvillimin e vendit, forcimin e institucioneve, rritjen e qëndrueshme ekonomike, mbetet faktor me rrezikshmëri të lartë që ngadalëson dhe dëmton procesin e reformave për arritjen e standardeve drejt integrimit evropian, si dhe dekurajon investimet e brendshme e të huaja, të nevojshme për të krijuar mundësi punësimi për të gjithë. Me gjithë hapat pozitivë në luftën kundër korrupsionit, fokusit të shtuar të shtetit në kuadër të reformave dhe nismave konkrete në këtë drejtim, kjo dukuri vijon të shfaqet problematike në sistemin e drejtësisë dhe disa segmente të administratës publike. Për shkak të masave të shtuara kundër korrupsionit dhe reformës në drejtësi, elementë të sistemit të drejtësisë shfaqin kujdes të shtuar për të shmangur ekspozimin dhe lidhjet me elementë të besuar me akses direkt në Veting, si dhe dëshirë për të dëshmuar performancë në proceset gjyqësore të drejtuara prej tyre, përmes formulimit të akuzave, zvarritjes së procedurave apo dhënies së vendimeve maksimale të parashikuara në ligj”, shprehet SHISH.