BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

SHISH, SHIU dhe SHKB nisin spastrimin e dokumenteve kompromentuese, alarmohen nga ligji për kontrollin parlamentar

SHISH, SHIU dhe SHKB nisin spastrimin e dokumenteve kompromentuese, alarmohen

Ligji për kontrollin e shërbimeve informative po trondit dhe shkund institucionet e sigurisë. Ndërsa Komisioni i Sigurisë Kombëtare po shqyrton projektligjin për mbikqyrjen parlamentare të shërbimeve informative dhe të sigurisë, institucionet e sekreteve në Shqipëri kanë nisur lëvizjet dhe manovrat e para, për t’u paraprirë kontrolleve të befasishme pas miratimit të draftit në Kuvendin e Shqipërisë. Pas përpjekjeve pa sukses për të kundërshtuar draftin e paraqitur në Kuvend nga deputeti Leonard Demi në bashkëpunim me amerikanët, Arben Imami, Flamur Noka dhe Visho Lika Ajazi kanë nisur të spastrojnë dokumentet komprometuese, që kanë të bëjnë me veprimtarinë e këtyre institucioneve të mistershme jashtë kornizave ligjore, mbi të cilat funksionojnë. Burime pranë Komisionit të Sigurisë Kombëtare, bëjnë me dije se në Shërbimi Informativ të Ushtrisë po zhduket çdo gjurmë, fakt dhe dokumentet lidhur me përgjimin e opozitës shqiptare dhe ambasadorëve të huaj të akredituar në Tiranë. Skandali i përgjimeve, për disa muaj me radhë, u kthye në mollë sherri mes opozitës dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Pasi bllokoi komisionin parlamentar për hetimin e veprimtarisë së SHIU për përgjimet dhe rolin e Ushtrisë në trafikun e armëve në bashkëpunim me sekserë serb, Arben Imami, ka urdhëruar asgjësimin e çdo dokumenti që kompromenton veprimtarinë e institucionit që drejton. Projektligjin për mbikqyrjen parlamentare të shërbimeve informative dhe të sigurisë ka trazuar edhe Shërbimin Informativ Shtetëror, për të cilin opozita ka dyshime se po përdoret nga partia në pushtet për zgjedhjet e 23 Qershorit. Po ashtu opozita ka informacione për asgjësim dokumentesh edhe nga Policia Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm (SHKB) në Ministrinë e Brendshme, Departamenti Operativ Hetimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, Policia Tatimore në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe Shërbimi i Kontrollit të Kampeve e Burgjeve në Ministrinë e Drejtësisë. Të gjitha këto struktura spiunazhi kanë të drejtë përgjojnë sipas fushave përkatëse. Rregulloret e funksionimit të tyre dhe kufijtë e kompetencave të tyre nuk i njeh askush.

Imami fsheh 402 vendime

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, fsheh 402 vendime të firmosura prej tij, duke shkelur në mënyrë flagrante ligjin për krijimin e Qendrës së Publikimeve Zyrtare. Sipas burimeve, këto dokumente po manipulohen. Nëse të gjithë ministrat e tjerë të kabinetit Berisha, publikoi sistematikisht vendimet në Qendrën e Publikimeve Zyrtare, ministri Imami përbën përjashtim, për shkak të aferave ku është përfshirë. Që nga viti 2009 kur u emërua ministër e deri më tani, Arben Imami ka publikuar vetëm shtatë vendime në Qendrën e Publikimeve Zyrtare, nga 409 të tilla. 402 vendime Imami nuk i ka publikuar me argumentit se janë sekret. Ç’është e vërteta, opozita dyshon se pas vendimeve të papublikuara fshihen aferat më të rëndë të ministrit Imami, ndaj për të mbuluar skandaleve fshihet pas fjalës “sekret”. Vendimet kanë të bëjnë me blerjen e uniformeve të Ushtrisë, trafikun e armëve nëpërmjet trafikantëve serbë, përgjimin e opozitës dhe ambasadorëve me pajisje speciale, shitjen e pronave të Ushtrisë etj.

Ligji i kundërshtuar nga SHISH dhe SHIU

Dispozitat e këtij ligji zbatohen lidhur me mbikqyrjen e buxhetit dhe aktivitetet e Shërbimeve Informative dhe të Sigurisë të cilat kërkojnë, sigurojnë dhe mbledhin informacion sipas ligjeve që zbatohen për përgjimin e telekomunikimeve si dhe që kryejnë apo zbatojnë procedura të tjera gjatë ushtrimit të veprimtarisë informative të miratuara nga Prokurori i Përgjithshëm, ashtu si edhe atyre që administrojnë sistemin e përgjimit dhe procedura të tjera të veçanta të ndjekjes penale. Kjo përfshin Shërbimin Informativ të Shtetit (SHISH), Shërbimin Informativ Ushtarak (SHIU), Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, elementët e Policisë së Shtetit, Gardën Kombëtare, Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm (SHKB), Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (SHKBB), Policinë Financiare, të cilat më poshtë do t’u referohemi si Shërbime Informative dhe të Sigurisë. Ky ligj zbatohet për Shërbimet e përshkruara në paragrafin e mësipërm, së bashku me cilindo Shërbim tjetër Informativ apo të Sigurisë aktual të krijuar sipas ligjit apo që do të krijohet në të ardhmen nga autoritetet shtetërore, me qëllimin për të kryer aktivitete apo veprimtari informative dhe mbledhjen e fshehtë të informacionit.

SHIU, përgjime pa autorizim

Shërbimi Informativ i Ushtrisë, i kthyer preh kohësh në një vegël në duart e kryeministrit, ka kryer përgjime pa autorizimin e Prokurorisë si dhe duke mos deklaruar pajisjet speciale të përdoruara për përgjimin. Pas akuzave për përgjime të paligjshme, Partia Socialiste ka dyshime se Shërbimi Informativ i Ushtrisë ka kryer përgjime me pajisje të padeklaruar si dhe pa autorizimin e Prokurorisë. Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Ilir Gjoni, ka pohuar se përgjimet duhen bërë vetëm me autorizim të Prokurorisë ose gjykatës. Por, Gjoni shprehu shqetësimin se Shërbimi Informativ i Ushtrisë nuk i ka deklaruar pajisjet e përgjimit. “Përgjime duhen bërë brenda fushës së veprimtarisë dhe me autorizim të Prokurorisë ose gjykatës. Përveç shmangies së autorizimit, nuk është deklaruar as pajisjet”, theksoi ai. Gjoni ka pohuar se pikërisht për këtë arsye, mazhoranca po përpiqet qëllimisht që të mos lejojë kontrollin për të fshehur trafiqet dhe veprimet e paligjshme që kryen me përgjimet. Neni 15 i ligjit për SHIU parashikon që këtij institucioni i ndalohet kryerja e veprimeve për të realizuar qëllime dhe objektiva, që nuk kanë lidhje me misionin e shërbimit. Adriatik Doçi
 

Më të lexuarat