BREAKING NEWS

“Jemi në një betejë me këtë qeveri”, Berisha plas deklaratën e fortë: Një pronar peshkarexhe kontrabandon naftë, takohet shpesh edhe me Ramën

“Jemi në një betejë me këtë qeveri”,
x
BREAKING NEWS

Viti i ri Akademik / Universiteti i Tiranës jep njoftimin e rëndësishëm, ja kur nis shkolla e lartë (Dokumenti)

Viti i ri Akademik / Universiteti i Tiranës jep njoftimin e
x
BREAKING NEWS

E trishtë/ Ndahet nga jeta artisti i njohur shqiptar

E trishtë/ Ndahet nga jeta artisti i njohur shqiptar
x
BREAKING NEWS

“Erdhi malli i mire, erdhi….”, Artan Hoxha publikon foton që po qarkullon me shpejtësi, zbulon ngjarjen e pazakontë me të cilën është përballur

“Erdhi malli i mire, erdhi….”, Artan Hoxha publikon foton
x
BREAKING NEWS

Lajm i mirë nga infektivi/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Lajm i mirë nga infektivi/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Pas Zef Mazit, zëvendësohet një tjetër anëtar i ekipit të negociatorëve me BE-në (Emri)

Pas Zef Mazit, zëvendësohet një tjetër anëtar i ekipit
x
BREAKING NEWS

Ulen temperaturat? Çfarë pritet të ndodhë me motin ditën e nesërme

Ulen temperaturat? Çfarë pritet të ndodhë me motin
x
BREAKING NEWS

Nxehen gjakrat! "Miliona do të vdesin"/ Televizion Shtetëror rus lëshon paralajmërimin e frikshëm: “Armagedon-i” mund të jetë afër! Raketat bërthamore do godasin Londrën dhe New York-un nëse preket...

Nxehen gjakrat! "Miliona do të vdesin"/ Televizion Shtetëror
x

Politike

Shitën sekrete shtetërore, SPAK heton 5 ish-zyrtarë të SHISH dhe policisë, njëri u ble nga “Rezidenti” në këmbim të bursës për djalin

Shitën sekrete shtetërore, SPAK heton 5 ish-zyrtarë të SHISH

Një histori e vjetër, por e bërë publike për herë të parë në një raport të Shërbimit Informativ Shtetëror për vitin 2021, publikuar disa javë ma parë, ka vënë në lëvizje Prokurorinë e Posaçme, e cila ka nisur një hetim për nxjerrjen e informacioneve të klasifikuara sekret ndaj një spiuni të një agjencie ligjzbatuese të një vendi jo mik. Mësohet se me kërkesë të prokurorit Altin Dumani, janë marrë të pandehur katër ish-zyrtarë të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe një ish-punonjës i Policisë së Shtetit. Po ashtu, sipas asaj që është publikuar dje në media të ndryshme, SPAK thotë se hetimi ndaj Frederik Ymerit, Bashkim Abazit, Luftar Cunajt, Maksim Ferrës dhe ish-oficeri i policisë Gjergji Koti, konsiderohet sekret për sigurinë kombëtare, por dyshohet se zyrtarët kanë marrë ryshfet nga shërbime sekrete të huaja dhe kanë shitur informacione të klasifikuara. Rolin kryesor në këtë skemë dyshohet se e ka pasur Frederik Ymeri, që deri në vitin 2003 ka qenë drejtor i Krimit të Organizuar në Aparatin Qendror të SHISH, por megjithatë, hetuesit nuk e bëjnë publik se kush është informatori direkt i agjentit të huaj. Bashkë me 3 kolegët dhe ish oficerin e policisë, Ymeri mblidhte informacione për t’ia shitur spiunit të huaj. Gjithçka u zbulua në raportin e shërbimit sekret për vitin 2021, që për herë të parë zbuloi historinë ndoshta të një dekade më parë. Aty thuhej se një agjent me nofkën “Çelësi” i kishte dhënë informacione të klasifikuara një spiuni të huaj në këmbim të një burse studimi jashtë shtetit për djalin, por hetuesit nuk e bëjnë të ditur as emrin e agjentit dhe as shtetin që ai përfaqëson. Por në raportin e SHISH thuhet se spiuni i huaj, të cilin e identifikon me nofkën “Rezidenti” e njeh gjuhën shqipe dhe kishte funksion diplomatik që e përdorte si mbulesë në kontaktet me punonjës të administratës qendrore e lokale. SHISH kishte përgjuar disa takime mes dy agjentëve. Spiuni i huaj përdorte kabinat publike telefonike për të biseduar me agjentin shqiptar nga i cili dyshohet se merrte informacione lidhur me emra të punonjësve të veçantë të institucioneve të sigurisë në vend.

Më të lexuarat