Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja
x

Politike

Shkarkimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve, KLGJ zbardh raportin, ja sa kanë qenë vakancat deri në muajin prill

Shkarkimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve, KLGJ zbardh raportin, ja sa

Sistemi i drejtësisë vijon të jetë i boshatisur. Procesi i vetingut po krijon gjithnjë e më shumë problem me mbulimin e ngarkesës së punës në gjykatat e të gjitha shkallëve në vend. Këshilli i Lartë Gjyqësor raporton se deri në prill të këtij viti, sistemit i mungojnë plot 69 gjyqtarë nga afërisht 350 të parashikuar me ligj. Situata është përkeqësuar edhe më tej pas muajit prill, duke qenë se kanë vijuar shkarkimet e gjyqtarëve nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ndërkohë që nuk kanë munguar as dorëheqjet. Sipas raportit zyrtar të KLGJ për katër muajt e parë të vitit 2020, ku vërehen vakanca të shumta jo vetëm në numrin e gjyqtarëve, por edhe të stafit administrativ. Numri i punonjësve të sistemit gjyqësor i miratuar me ligj në fillim të vitit është 1,593 vetë, nga këta 125 vetë janë punonjës të stafit të KLGJ-së. Numri faktik për periudhën janar- prill, është 1,320 punonjës. Aktualisht në gjykata ka mungesa me 241 punonjës, nga të cilët 69 janë gjyqtarë dhe 172 janë punonjës të administratës. Numri i punonjësve të KLGJ-së i miratuar me ligj është 125 punonjës ndërsa aktualisht janë 93 punonjës pra ka një mungesë me 32 punonjës. Në total në sistemin gjyqësor ka mungesa në strukturat përbërëse me 273 vetë, thekson raporti i Këshillit. Vakancat përkthehen në problem me vonesat e dosjeve në gjykata, ku vërehen edhe zvarritje prej 500 ditësh. Por këto vakanca kanë sjellë edhe një sërë reagimesh negative nga ana e qytetarëve, të cilët për shkak të mungesave të gjyqtarëve dhe prokurorëve janë hasur me shtyrje të çështjeve të tyre. I vetmi lajm i mirë është se shkarkimet e shumta kanë kursyer disa para nga buxheti i shtetit, duke qenë se pagat e gjyqtarëve arrijnë deri në 3 mijë dollarë në muaj. Rreth 1.3 milionë dollarë janë kursyer nga buxheti i vitit 2020 për shkak të pagave të pashpërndara për gjyqtarët e larguar nga sistemi, në një kohë që ata janë zyrtarët me rrogat më të larta në administratë.