Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shkarkimi i Klement Zgurit, KQZ publikon shkresën: Pse rrëzohen pretendimet e PS

Postuar: 14/11/2017 - 19:41

Partia Socialiste kërkoi shkarkimin e kryetarit të KQZ, Klement Zguri me arsyetimin se ka shkelur ligjin për rastin e kryebashkiakut të Mallakastrës, pasi nuk ka njoftuar anëtarët e KQZ me kërkesën e Prokurorisë për Kapllanajn.

Por nga KQZ ka dalë një shkresë, drejtuar anëtarit të komisionit Hysen Osmanaj ku shpjegon mbërritjen e informacionit nga Prokuroria dhe vendosjen në dispozicion të anëtarëve. Në shkresë thuhet se nga prokuroria ka mbërritur informacioni në datën 16 tetor në KQZ dhe është protokolluar.

Po në datë 17 tetor, sipas KQZ është bërë nxjerrja e këtyre shkresave nga zyra e Kryetarit të KQZ-së dhe dorëzimi për anëtarët e KQZ-së, tek sekretarja Elona Dai, e cila ka nënshkruar në regjistrin përkatës për marrjen në dorëzim të këtyre shkresave me numër kopje gjashtë.

Me shkresën e publikuar, KQZ hedh poshtë pretendimet e PS që Zguri nuk i kishte vënë në dijeni anëtarët e KQZ-së për dokumentin e prokurorisë. Megjithatë PS ka nisur procedurat për shkarkimin e kreut te KQZ Klement Zgurit me pretendimin se nuk ka lajmëruar anëtarët e KQZ.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/04/2018 - 09:47

 Kreu i grupit parlamentar te LSI-se, Petrit Vasili ka reaguar me akuza ndaj kryeministrit, duke e akuzuar për fundosje të vendit.

POSTIMI I PLOTE
Amerika leshon alarmin: kryeministri po fundos vendin.

Postuar: 21/04/2018 - 08:16

Qeveria është zhvendosur dje në qytetin e Fierit, ku janë marrë një sërë vendimesh të rëndësishme.

Postuar: 21/04/2018 - 08:09

Qeveria është zhvendosur dje në qytetin e Fierit. Pas mbledhjes së saj, kreu i qeverisë Edi Rama zhvilloi një sërë takimesh, ku u ndal dhe në një forum të mbajtur mbi sigurinë.

Postuar: 21/04/2018 - 08:01

Lulzim Basha ka blinduar kreun e Partisë Demokratike. Pasditen e djeshme Partia Demokratike mblodhi Këshillin Kombëtar ku u diskutuan ndryshimet në Statut.

Postuar: 21/04/2018 - 07:53

Kritikët e Bashës akuzuan dje kreun demokrat Lulzim Basha se privatizoi PD-në.

Postuar: 21/04/2018 - 07:50

Rekomandimi i Komisionit Evropian pak ditë më parë që Shqipëria të hapë negociatat pasohet nga një periudhë dy-mujore, ku deri në qershor politika jonë duhet të punojë fort për

Postuar: 21/04/2018 - 07:35

djeshme se reforma në drejtësi do të shfarosë të gjithë klasën e korruptuar politike.