BREAKING NEWS

Departamenti Amerikan i Shtetit jep lajmin E PAPRITUR për kryeministrin Rama

Departamenti Amerikan i Shtetit jep lajmin E PAPRITUR për kryeministrin
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ‘thuret’ në selinë blu?/ I qëndroi deklaratës për një rikthim të tij të mundshëm në krye të PD-së, Sali Berisha bën lëvizjen urgjente

Çfarë po ‘thuret’ në selinë blu?/ I
x
BREAKING NEWS

Plas keq në PD/ Agron Shehaj reagon me urgjencë dhe denoncon shkeljet e rënda që po ndodhin në zgjedhjet për kryetarin e ri: Po fusin...

Plas keq në PD/ Agron Shehaj reagon me urgjencë dhe denoncon shkeljet
x
BREAKING NEWS

“Do shkojë si me Olldashin”/ Artan Hoxha paralajmëron çfarë do të ndodhë sot në zgjedhjet e PD-së, ka një mesazh të ‘koduar’ edhe për Berishën: Rama e...

“Do shkojë si me Olldashin”/ Artan Hoxha paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Përgjaket Tirana në mesnatë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një i ri, policia zbardh ngjarjen e rëndë

Përgjaket Tirana në mesnatë/ Të shtëna me armë
x
BREAKING NEWS

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për katharsis

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për
x
BREAKING NEWS

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e rëndësishëm, zbulon vendimin më të ri të qeverisë së tij: Do e nisim në vjeshtë!

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e
x
BREAKING NEWS

E PAPRITUR/ Gramoz Ruçi jep ‘live’ dorëheqjen nga PS, lë edhe mandatin e deputetit: Deklaroj fundin e...

E PAPRITUR/ Gramoz Ruçi jep ‘live’ dorëheqjen nga PS,
x

Politike

Shkarkimi i Metës shqetëson Moskën, vendimi i Parlamentit jehonë në mediat ruse, disa e lidhin edhe me shpalljen “non grata” të Berishës

Shkarkimi i Metës shqetëson Moskën, vendimi i Parlamentit

Shkarkimi i presidentit Ilir Meta nga detyra ka bërë jehonë në mediat ruse. Mazhoranca dhe opozita shkarkuan Metën me 104 vota pro dhe tani fjalën e fundit do e ketë Kushtetuesja. Por janë me dhjetëra portale ruse që kanë raportuar për shkarkimin e presidentit shqiptar. Shumë prej tyre e kanë krahasuar me presidentin çek Zeman, i cili po ashtu është në një proces shkarkimi. Por ajo që bie në sy është se dhe mediat ruse e bëjnë të qartë se shkarkimi nga Parlamenti nuk ka vlerë, pasi do të jetë Gjykata Kushtetuese ajo që do të thotë fjalën e fundit. “Zëdhënësi i tij Tedi Blushi në faqen e tij në Facebook e quajti vendimin "antikushtetues dhe qesharak". Presidenti është "më shumë se kurrë i motivuar për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e Shqipërisë", shkroi ai. Miratimi përfundimtar i vendimit parlamentar duhet të bëhet nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë brenda tre muajve. Mandati i Ilir Metës mbaron në korrik 2022. Gjatë debatit parlamentar, Meta vazhdonte aktivitetin e përditshëm, duke u dhuruar medalje anëtarëve të një ansambli popullor”, shkruan një nga mediat ruse. Ndërsa një tjetër e krahason atë me rastin e Zeman në Çeki. Raportimi i ngjarjes është bërë nga shumë media. Një tjetër shkruan: “Kjo është hera e parë në histori kur shkarkohet nga Parlamenti kreu i shtetit. Presidenti Meta është akuzuar për nxitje të dhunës në Shqipëri dhe një "qasje të njëanshme" ndaj partisë në pushtet gjatë fushatës parlamentare të prillit 2021, parti e cila ka fituar shumicën e vendeve parlamentare që nga viti 2013”.

Jehona dhe përmendja e Berishës

Nj tjetër media ruse shkruan se vendimi për shkarkimin e presidentit vjen në një kohë kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallën non grata ish-kryeministrin Sali Berisha. “Meta kritikoi vazhdimisht kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare që u zhvilluan në 25 prill. Procesi zgjedhor u shoqërua me shkelje dhe përplasje midis mbështetësve të partive të ndryshme. Ndërkohë pak më herët ish-presidenti Sali Berisha u shpall i padëshiruar nga Shtetet e Bashkuara”, thuhet më tej. Duhet theksuar se pak ditë më parë në mediat ruse bëri bujë rreshtimi i Metës në krah të Berishës duke sulmuar Shtetet e Bashkuara. Nga ana tjetër ka pasur shumë emra që e akuzojnë Metën si të lidhur me rusët. Ajo që bie në sy është se shkarkimi i tij duket se ka shqetësuar shumë individë edhe jashtë vendit. Ndërkohë ka media që e lidhin dhe me historinë e ish-kryeministrit Berisha. Ky i fundit u shpall i padëshiruar, por i njëjti rrezik i kanoset edhe presidentit, i cili ka hyrë në një histori përplasjesh me SHBA dhe ambasadoren amerikane në vendin tonë. Mbetet të shihet se si do të vijojë në Kushtetuese procesi i shkarkimit, pasi mesa duket aty i kanë sytë dhe mediat ruse.

Më të lexuarat