Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shkarkimi i presidentit, ish-deputeti i PD paralajmëron grusht shteti: PS nuk guxon të bëjë asnjë hap!

Postuar: 12/06/2019 - 21:42

Ish-ministri dhe ish-deputeti i PD Tritan Shehu shprehet se socialistët nuk guxojnë të bëjnë asnjë hap për të shkarkuar presidentin Meta pasi do të ishte një grusht shteti i cili do të detyronte shoqërinë shqiptare të reagonte ashpër.

'Ajo do ishte realizimi i grushtit të shtetit të plotë. Grushti i shtetit nuk bëhet me tanke në rrugë, por duke kapur në mënyrë antikushtetuese institucionet dhe duke i kthyer këto institucione tek një grup që nuk i takojnë. Kjo është bërë në Shqipëri deri më sot. Rezoluta mu duk një dokument krejtësisht atrofik, një dokument që nuk kishte asgjë. Mu kujtuan ato paralajmërimet kineze 1920-1925 që bënte dikur Kina.  Një dokument që kërkonte të krijonte një tymnajë dhe asgjë reale sepse realisht dhe ata nuk guxojnë të bëjnë një hap të tillë për të goditur Presidentit, sepse ajo do ishte përfundimi i grushtit të shtetit. Do detyronte shoqërinë shqiptare, forca politike të reagonte ndaj këtij regjimi ashtu sic mund të reagohej vetëm pas grushtit të shtetit', u shpreh Tritan Shehu në Ora Neës.

Më tej, Shehu shtoi se Meta mori një akt të guximshëm dhe kushtetues sipas tij dhe që partitë duhet ta zbatojnë.

'Presidenti ndërmori një akt të guximshëm, kushtetues. Një akt të fundit institucional sepse pas kësaj unë jam i bindur se situata do të rrëshqasë nga institucionet dhe ajo do të ishte tragjike, e papranueshme dhe e dëmshme për vendin. Pra të vazhdojnë në këto shina të reja që dha presidenti dhe të evitojmë më të keqen në këtë vend', tha Shehu.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/06/2019 - 13:30

Çfarë do të ndodhë më 30 qershor? A do të ketë zgjedhje dhe a do të ulen palët sa nuk është vonë në një dialog?

Postuar: 19/06/2019 - 13:08

Analisti Skënder Minxhozi ka bërë një deklaratë të fortë nga emisioni ‘Real Story’, k

Postuar: 19/06/2019 - 13:04

Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati ka depozituar në Kuvend propozimin për të m

Postuar: 19/06/2019 - 13:00

Që prej mbrëmjes së djeshme vendi është përfshirë nga kaosi dhe përplasjet e shumta që e kanë ten

Postuar: 19/06/2019 - 12:56

Nënkryetari i bashkisë Kamëz , Vendim Demaj thotë se kishin shkuar sot paradite në ambientet e sh

Postuar: 19/06/2019 - 12:42

Kreu i Partisë  Demokratike në Shkodër, Xhevdet Amuli i ka kërkuar policisë të lirojë të arr