Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shkarkimi i Presidentit Meta, numri dy i PS del me deklaratën e rëndësishme: Kur Komisioni i Venecias flet, të gjithë duhet të heshtin!

Postuar: 09/10/2019 - 14:15

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla teksa po dilte nga Kuvendi komentoi raportin e Komisionit të Venecias për Presidentin Ilir Meta.

Balla theksoi se kush i heq të drejtën popullit për të votuar ka bërë një shkelje të rëndë.

"Të gjithë biem dakord që çdo tentativë për t’i hequr popullit votën për të zgjedhur është shkelje e rëndë.

Unë jam një prej palëve të ofruara në Komisionin e Venecias për të sjellë këndvështrimin tonë, edhe ne kemi bërë disa komente të bazuara në raportin paraprak dhe që padyshim janë pjesë e procedurës strikte", tha Balla.

Më tej ai shtoi se ka dëgjuar një lumë kritikash ndaj Komisionit të Venecias  dhe shtoi 'kur komisioni i Venecias flet të gjithë duhet të heshtin".

"Kam dëgjuar gjithë këto ditë një lumë kritikash përkundrejt komisionit të Venecias dhe duhet t’ia them edhe kujdo dhe njërit që 'shkollëpak' e përdor, që komisioni është organi ekspertiza e gjithë pranuar dhe kur Komisioni i Venecias flet të gjithë tjerët duhet të heshtin. Në këtë kontekst dua që të gjithë ta presin me respekt verdiktin e komisionit dhe pastaj kush u zotua se do mbajë fjalën le ta mbajë", tha Balla, duke iu referuar deklaratës së Metës për të dhënë dorëheqjen nëse Komisioni i Venecias e bind.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/10/2019 - 23:25

Presidenti, Ilir Meta pasi ç’dekretoi zgjedhjet e 30 Qershorit, caktoi një tjetër datë që shqiptarët të vononin. Kjo datë sipas tij ishte pikërisht dita e sotme, 13 tetor 2019.

Postuar: 13/10/2019 - 22:59

Avokati Altin Goxhaj shprehet se ka ndodhur në Paris, marsin e kaluar një takim mes kryeministrit

Postuar: 13/10/2019 - 22:35

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho ka reaguar në lidhje me shoqërimet e kryera tek Unaza e

Postuar: 13/10/2019 - 22:01

Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili shprehet se mbështet deri në fund politikisht, si dhe nga pikëp

Postuar: 13/10/2019 - 21:31

Kryedemokrati, Lulzim Basha ka reaguar ashpër pas shoqërimit në polici të ish-deputetit Klevis Ba

Postuar: 13/10/2019 - 21:02

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dhendias ka ripërsëritur se një prej kushteve kryesore që kërkon At

Postuar: 13/10/2019 - 20:44

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji shprehet se protesta ishte e ligjshme dhe se policia po vepr