BREAKING NEWS

Deklarata e fortë e ish-deputetit demokrat: I gatshëm të kandidoj për Bashkinë e Tiranës, ma ka kërkuar baza

Deklarata e fortë e ish-deputetit demokrat: I gatshëm të kandidoj
x
BREAKING NEWS

Tronditet tregu, bordi çon në stratosferë çmimin e naftës dhe benzinës

Tronditet tregu, bordi çon në stratosferë çmimin e
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? “Hyri për herë të fundit tek Avdylajt?”/ Zhdukja e Ervis Martinajt, RENEA zbarkon në këtë qytet

Çfarë po ndodh? “Hyri për herë të fundit tek
x
BREAKING NEWS

Kërcet arma në Shkodër

Kërcet arma në Shkodër
x
BREAKING NEWS

Kërkuan lirimin nga qelia, gjykata e Lartë merr vendimin për Lefter Kokën dhe tre zyrtarëve të tjerë të arrestuar për aferën e inceneratorëve

Kërkuan lirimin nga qelia, gjykata e Lartë merr vendimin për
x
BREAKING NEWS

“Nuk kemi më kriminelë që shtrijnë dorën me kallashnikov dhe vrasin gjysmën e lokalit”/ Eksperti i kriminalistikës bën paralajmërimin e fortë: Është rritur profesionalizmi, nga 2012 e deri tani...

“Nuk kemi më kriminelë që shtrijnë dorën me
x
BREAKING NEWS

“Bëhet për të tërhequr vëmendjen e Policisë së Shtetit”/ Ish-drejtuesi i policisë zbulon se kush i nxjerr fotot e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj

“Bëhet për të tërhequr vëmendjen e Policisë
x
BREAKING NEWS

“Fillimisht i japin makinën për...” Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit zbulon si rekrutohen vrasësit me pagesë

“Fillimisht i japin makinën për...” Ish-drejtuesi i
x

Politike

Shkarkohet Flora Çabej, Besnik Dervishi emërohet Komisioner i Mbrojtjes së të Dhënave Personale

Shkarkohet Flora Çabej, Besnik Dervishi emërohet Komisioner i
Qeveria ka shkarkuar dje nga detyra si Komisionere e Mbrojtjes së të Dhënave Personale, Flora Çabej, duke emëruar në këtë detyrë ish-prefektin e Qarkut, Vlorë, Besnik Dervishi. Vendimi i Këshillit të Ministrave për t’i propozuar Kuvendit Dervishin si Komisioner të Mbrojtjes së të Dhënave Personale është marrë në mbledhjen e djeshme të drejtuar nga zv/kryeministri Niko Peleshi. Besnik Dervishi është larguar nga detyra e Prefektit të Qarkut Vlorë në fund të muajit Mars dhe në vend të tij është emëruar Etjona Hoxha. Propozimi i qeverisë për të caktuar Dervishin si Komisioner i Mbrojtjes së të Dhënave Personale do të kalojë në seancën e nesërme të Kuvendit, ku do të bëhet edhe votimi për miratimin ose jo të këtij propozimi.“Vendim për propozimin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të kandidaturës për Komisioner të Mbrojtjes të të Dhënave Personale.
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 33, të ligjit nr.9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi: Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të kandidaturës së z. Besnik Dervishi për Komisioner të Mbrojtjes të të Dhënave Personale. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendim. Besnik Dervishi në mars të 2014 është shkarkuar nga detyra prefekt i Qarkut të Vlorës. Menjëherë pas shkarkimit, Dervishi ka deklaruar se shkarkimi ka ardhur, sipas tij, pas një kërkese të Kryeministrit Rama për një detyrë tjetër të rëndësishme.
 
“Pasi vendosa t’i përgjigjesha pozitivisht ftesës se Kryeministrit Edi Rama për të marrë një detyrë tjetër të rëndësishme, dëshiroj në radhë të parë të falënderoj të gjithë qytetarët e Vlorës për mbështetjen e vazhdueshme që më kanë dhënë në ushtrimin e detyrës së prefektit të Qarkut. Dëshiroj të falënderoj Kryeministrin e Shqipërisë për besimin e palëkundur qe ka treguar gjatë periudhës së ushtrimit të detyrës nga ana ime, besim të cilin unë dëshiroj ta përmbush edhe përmes detyrës së re që do të më besohet”, ka deklaruar ai. Prefekti i Vlorës në pak muaj të detyrës së tij u bë pjesë e debatit politik mes palëve, nisur nga atentati me tritol ndaj tij në muajin dhjetor.