BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Shkarkohet Ilir Meta nga 104 deputetë, vetëm 7 besnikë me presidentin, ja rruga që do të ndiqet në Kushtetuese dhe rreziqet që e presin

Shkarkohet Ilir Meta nga 104 deputetë, vetëm 7 besnikë me

Kuvendi i Shqipërisë ka shkarkuar dje presidentin Ilir Meta nga detyra. Pas një periudhe të gjatë fërkimesh dhe akuzash në distancë me kreun e shtetit, mazhoranca socialiste ka hedhur ditën e djeshme një tjetër hap të rëndësishëm, teksa me 104 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenim, shkarkoi me votim të fshehtë Presidentin e Republikës, Ilir Meta. Për herë të parë në historinë e pluralizmit shqiptar Parlamenti voton për shkarkimin e një presidenti, ndërkohë që vlen të theksohet fakti se ligjvënësit socialistë dhe shumë prej atyre të opozitës parlamentare bashkuan votat për largimin e parakohshëm të Ilir Metës nga Presidenca. Votimit i parapriu një seancë maratonë që zgjati mbi 4 orë, ku u lexua dhe u votua raporti i Komisionit Hetimor parlamentar, ndërsa deputetët argumentuan nga foltorja qëndrimin e tyre. Nga foltorja e Kuvendit votën kundër shkarkimit të Metës e deklaruan hapur deputetët Artur Roshi, Lefter Maliqi, Suzana Topi, Fatjona Dhimitri, Elda Hoti, Adriatik Alimadhi e Gjetan Gjetani, ndërsa munguan deputetët Ambra Borova, Rudina Hajdari, Enada Kapllani, Korab Lita, Jetmira Raboshta, Olta Xhaçka dhe Fidel Ylli.

104 deputetë votojnë kundër tij

Por vendimin zyrtar për shkarkimin e presidentit Meta nga detyra e lexoi kreu i Komisionit Hetimor, Alket Hyseni, i cili në përfundim të votimit, zbuloi se 104 deputetët kanë votuar pro shkarkimit të Metës, 7 kundër dhe 3 kanë abstenuar. “Në përfundim të procesit të votimit, u zhvillua procedura për nxjerrjen e rezultatit. Pas numërimit të fletëve të votimit, shpallet përfundimisht rezultati, sipas të dhënave: 114 deputetë kanë votuar, asnjë fletë votimi e pavlefshme. Pro shkarkimit kanë votuar 104 deputetë, kundër 7 deputetë dhe 3 kanë abstenuar. Z. Ilir Meta, President i Republikës, shkarkohet nga detyra e Presidentit”, tha Hyseni. Më herët, zoti Hyseni ka prezantuar nga foltorja e Kuvendit raportin e plotë të hartuar prej 98 faqesh, teksa ka theksuar me radhë nenet e Kushtetutës të cilat sipas raportit, presidenti i ka shkelur gjatë ushtrimit të detyrës, duke theksuar se ka cenuar edhe të drejtat e njeriut.

Kushtetuesja dhe rreziqet

Brenda 5 ditësh Kuvendi do e dërgojë raportin në Gjykatën Kushtetuese dhe më pas kjo e fundit do të vulosë nëse presidenti ka kryer shkelje të rëndë. Pasi Kushtetuesja ta fusë në kalendar, duhet brenda 3 muajsh të marrë në shqyrtim çështjen. Duke qenë se gushti është pushim, pritet që në vjeshtë të nisë procesi. Por sipas burimeve kjo gjë edhe mund të zgjasë sepse mund të kërkohet së pari mendimi i Venecias dhe së dyti po tentohet plotësimi i Kushtetueses me 9 anëtarë sepse ka vetëm 7 aktualisht. Ndërkohë nëse në fund Meta shkarkohet, ai do jetë pa imunitet dhe rrezikon të shpallet “non grata” nga SHBA dhe pse jo të nisë ndonjë proces penal.

Më të lexuarat