BREAKING NEWS

"E shqetësuar për financimet ruse në Ballkan", senatorja amerikane: Shqipëria duhet të vendosë vetë

"E shqetësuar për financimet ruse në Ballkan",
x
BREAKING NEWS

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund "makthi" rus, Von der Leyen jep lajmin fantastik

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund
x
BREAKING NEWS

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë zbulon se çfarë po ndodh në vend

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë
x
BREAKING NEWS

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin paralajmërimin, zbulojnë planet e Putinit për Ballkanin

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin
x
BREAKING NEWS

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet nafta, benzina dhe gazi

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet
x
BREAKING NEWS

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha “syri” i Moskës në Tiranë, ja kush është oligarku rus që ka shpërndarë para në Shqipëri dhe ka bashkëpunuar me kreun e “Foltores”

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të përjashtohen nga politika, kreu i “Foltores” nis kërcënimet ndaj deputetëve të PD që kanë paralajmëruar votimin e nismës së dekomunistizimit

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë të dobëta dhe asgjë nuk është e garantuar, kërkon nga qeveria që të zgjedhë se cilën rrugë do ndjekë, me Perëndimin apo me Lindjen

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë
x

Politike

“Shkatërrimi i ndërtesave gjatë tërmetit, erdhi si pasojë e korrupsionit”, Meta plas deklaratën e fortë dhe akuzon qeverinë: Durrësi nën presionin e mafies

“Shkatërrimi i ndërtesave gjatë tërmetit, erdhi si

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbledhur ditën e sotme strukturat drejtuese të partisë në Durrës, ku është ndalur në veçanti te problemet e këtij qyteti.

Meta tha se Durrësi është viktima e dytë më e madhe e korrupsionit dhe betonizimit pas Tiranës, ndërsa përmendi edhe tërmetin e vitit 2019.

Ai tha se shkatërrimi i një pjese të ndërtesave, ku pati edhe viktima, erdhi si pasojë e korrupsionit.

“Në zgjedhje Durrësi përjetoi si rrallë zona të tjera në Shqipëri një presion të jashtëzakonshëm të mafies qeveritare dhe grupeve të tjera mafioze, të cilat duan ta mbajnë Shqipërinë dhe Durrësin nën pushtetitn e tyre të frikësimit, korrupsionit, drogës, që jemi dëshmitarë të gjithë për suksesin e jashtëzakonshëm të importit të bananeve.

Unë besoj që Durrësi që është viktima e dytë më e madhe e korrupsionit, betonizimit, pastrimit të parave pas Tiranës Ka shumë arsye jo vetëm për të reaguar, për të zgjuar qytertarëinë, për të mbrojtur komunitetin, familjen dhe vlerat e saj, por edhe të ardhmen, sepse është qytet që ka vuajtur nga një pasiguri e madhe. Ne e dimë se pasojat e tërmetit erdhën nga korrupsioni. E dinimin që Durrësi është rajon me probleme serioze nga pikëpamja sizmiologjike.

Ne e dimë që një pjesë e ndërtesave që u shkatërruan, dhe për fat të keq pati viktima, erdhi si pasojë e korrupsionit”, tha Meta.