BREAKING NEWS

Paralajmërimi i bujshëm i John Bolton: Ju tregoj si do të ndikojë roli i Joe Biden në bisedimet Kosovë – Serbi (VIDEO)

Paralajmërimi i bujshëm i John Bolton: Ju tregoj si do të
x

Politike

Shkelën masat anti-covid në festë, Policia gjobit pronarin e lokalit dhe 30 persona të tjerë mes tyre çifti Meta-Kryemadhi, pezullon nga detyra edhe 6 policë

Shkelën masat anti-covid në festë, Policia gjobit pronarin e

Presidenti Ilir Meta dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi janë gjobitur dje nga policia pasi thyen masat anti-covid të marra nga qeveria, teksa ishin të pranishëm në një festë. Në festën e organizuar për ditëlindjen e aktorit Bes Kallaku, mes të pranishmëve ishin edhe disa zyrtarë të lartë të shtetit, të cilët pritet të ndëshkohen nga policia për grumbullim, në një kohë kur grumbullimet janë të ndaluara me akt normativ të qeverisë. Sipas njoftimit të policisë, pronari i lokalit ku u organizua festa u gjobit me 1 milion lekë, pasi shkeli masat anti-covid të marra nga qeveria, ndërsa theksohet se numri i personave që ishin të pranishëm në festë ishte rreth 30. “Në lidhje me aktivitetin e zhvilluar më datë 20.11.2020 në një lokal në fshatin Laknas, Bashkia Kamëz, ku shtetasi B.K, kishte organizuar një ceremoni ditëlindje dhe kishte ftuar rreth 30 persona, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë menjëherë mori masa në zbatim të Aktit Normativ, për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Nga ana e Policisë së Tiranës, u mor masa administrative 1.000.000 lekë për administratorin e lokalit shtetasin F.U., në bazë të aktit normativ nr 3 datë 15.03.2020”, shkruhet në njoftim. Po ashtu, sipas njoftimit të policisë janë pezulluar nga detyra 6 efektivë policie, për moskryerje të kontrollit të territorit dhe ka nisur ndaj tyre ecurinë disiplinore për shkelje të rëndë, ndërsa bënë apel që qytetarët të respektojnë masat e marra nga qeveria. “Në bazë të pamjeve filmike janë identifikuar të gjithë personat që ishin pjesëmarrës në aktivitetin e zhvilluar  dhe do ndëshkohen me masë administrative për shkelje të masave kufizuese anti-covid-19. Njëkohësisht Drejtori i DVP Tiranë ka pezulluar nga detyra 6 punonjës policie për moskryerje të kontrollit të territorit dhe ndaj tyre Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore për shkelje të rëndë. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve dhe qytetarët që të respektojnë me korrektësi masat anti-covid duke bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi”, theksohet në njoftim.