BREAKING NEWS

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen
x
BREAKING NEWS

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para
x
BREAKING NEWS

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit më tmerrove

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit
x
BREAKING NEWS

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon "skenarin" e fushatës: Më duket masë joshëse, sepse përballë një kandidati të pushtetshëm mediatikishit...

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon
x
BREAKING NEWS

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i sherrit me dy viktima në Kavajë

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i
x
BREAKING NEWS

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr detaje për identitetin e tyre: Viktimat kishin ndryshuar emrat

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr
x
BREAKING NEWS

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje të reja nga të shtënat në Kavajë, ku humbën jetën dy persona

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje
x
BREAKING NEWS

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një në Elbasan dhe një në Mat, ç’po ndodh në vend?

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një
x

Politike

Shkëlqim Cani përfundon në SPAK për privatizimin e një furre buke, ish-ministri "mbron firmën" kundër inceneratorëve

Shkëlqim Cani përfundon në SPAK për privatizimin e një

Ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani u mor në pyetje në SPAK për hetimet mbi privatizimin e truallit të një furre buke në Tiranë. Ai u pyet edhe për çështjen e inceneratorëve, ku tha se i qëndron shkresave që ka firmosur për kundërshtimin e projektit. Për faktin se Arben Ahmetaj miratoi atë që ai kishte refuzuar, Cani tha se duhet pyetur kryeministri. Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani u mor në pyetje për rreth 30 minuta në Prokurorinë e Posaçme. Kallëzimi është bërë në Shtator 2022 nga ish-pronarët e tokës që pretendojnë se e kanë fituar të drejtën kthimit të pronës jo vetëm me vendim të AKKP, por edhe në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese, por disa ministri, përfshirë dhe atë të Financave, kanë kryer një procedurë ankandi për privatizimin e objektit dhe tokës ku ka fituar një subjekt tjetër dhe jo pronarët. Për këtë çështje ish-ministri Cani nuk foli pasi tha se kishte firmosur një deklaratë për sekretin hetimor në prokurori. “Firmosa për sekretin hetimor”, u shpreh shkurtimisht Cani. Ish-kreu i Financave përsëriti qëndrimin e mbajtur kundër inceneratorëve në një shkresë për dhënie mendimi ndaj ministrisë së mjedisit në vitin 2014. “Jo. Shkresa ka dalë, është publikuar. Nënshkruaj të gjitha letrat… Nuk ka rëndësi që çfarë them unë, kur është e shkruar. Se çfarë kam shkruajtur, e lexuat shumë mirë. Me gojë s’kam çfarë përsëris”, theksoi Shkëlqim Cani. Ai tha  se është i gatshëm të dëshmojë në SPAK në lidhje me inceneratorët, por deri tani nuk i është kërkuar një gjë e tillë.“Pyesni SPAK-un kur ka ndërmend të më thërrasë dhe a do më thërrasë. Në jetën time kam kaluar kaq shumë, sa që nuk më surprizon asgjë. Jam i gatshëm që të paraqitem për të treguar të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Pres drejtësi. ligj, drejtësi rregull”, deklaroi Cani.

Më të lexuarat