BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Shkëlqim Hajdari: SPAK në fillim të vitit tjetër del në det të hapur, po bëhen gati anija dhe rrjetat për “peshqit e mëdhenj”

Shkëlqim Hajdari: SPAK në fillim të vitit tjetër del në

Ish-prokurori dhe konstitucionalisti, Shkëlqim Hajdari ka analizuar dje në një intervistë televizive, situatën në të cilën ndodhet drejtësia shqiptare, me SPAK në ngritje e sipër dhe Gjykatën Kushtetuese dhe të Lartë ende të bllokuara. Hajdari referuar edhe paralajmërimit të SHBA, thotë se nëse Gjykata Kushtetuese nuk ngrihet brenda këtij viti, fatura për aktorët e përfshirë do jetë e rëndë. Sipas tij, formimi i trupës së saj është emergjencë kombëtare dhe pas saj vjen menjëherë Gjykata e Lartë. Për më tepër, Hajdari thotë se në fillim të vitit tjetër Gjykata Kushtetuese do të jetë gati pasuar nga Gjykata e Lartë. “Duhet të shohim deklaratat e SHBA dhe KE, që do nxisin zhbllokimin e gjykatës dhe të mundësojnë ngritjen e saj. Nëse vijohet bllokimi i saj, aktorët do të marrin faturë të rëndë. Jo publikisht. Por them se deri në fund të këtij viti do jetë e ndërtuar. Në një kuptim, për funksionimin normal të vendit, ku aktorët nuk merren vesh, Presidenti është kundër mazhorancës, shoqëria civile, grupe interesi duan të godasin ligje që miratohen pafund. Pra arbitri i pakundërshtueshëm është GJK. Krijimi i saj është bërë emergjencë kombëtare. Gjykata Kushtetuese, çdo ditë, natë, çdo minutë duhet të jetë prioritet. Janë qindra-mijëra dosje që kanë marrë formë të prerë në Apel, prapë ka një volum të madh edhe në Gjykatën e Lartë. Edhe ngritja e saj është emergjencë. GJK nuk është e plotë. Janë disa. Mes nesh themi, nuk ka rëndësi si promovohesh. Promovimi, s’ka rëndësi si futesh. Kështu që, të gjithë ata që po marrin poste kanë kaluar disa filtra”, ka shpjeguar ai. Sa i përket SPAK, Shkëlqim Hajdari ka vlerësime pozitive për punën e deritanishme, teksa shprehet i bindur se vitin tjetër struktura e lartë e drejtësisë do të godasë fuqishëm krimin. Por bazuar edhe mbi eksperiencën e vet si ish-prokuror, Hajdari e sheh të vështirë që SPAK gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të 2021 të godasë “peshqit e mëdhenj”. Gjithsesi Hajdari shprehet se beson që në fillim të vitit tjetër SPAK del në “det të hapur” me gjithë infrastrukturën e saj për të goditur krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivele të larta shtetërore. “Vështirë është kur je në situatë zgjedhore. Jam prokuror i vjetër e sidomos me këtë klasë politike që s’është e përgatitur të lëshojë pushtet absolut. Edhe në një marrëveshje në Këshillin Politik, u bë vetëm për listat, nuk u ulën për të ulur fuqinë e kryetarëve të partive”, tha ai.

Më të lexuarat