
14 maji/ Ben Andoni zbardh skenarin dhe bën paralajmërimin e fortë: Do ketë bojkot masiv, zgjedhjet më të dobëta të zhvilluara ndonjëherë

E frikshme/ Bota në prag të luftës nukleare? Putin nënshkruan marrëveshjen me Lukashenkon: Do vendosim armë bërthamore në Bjellorusi

“Përçarje” brenda Kryesisë së PD/ Diskutohen dy skenarë për zgjedhjet e 14 majit, zbulohen EMRAT, ja si janë ndarë anëtarët

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Zgjedhjet lokale/ “Klone të Ramës”, Berisha shpërthen keq ndaj kandidatëve të PS: Duhet të arrestohen

“Do që të heqë non gratën, se në pushtet s’vjen dot”/ Ish-deputeti zbardh skenarin e Berishës dhe paralajmëron

Mblidhet kryesia e PS, ja çfarë pritet të vendoset

Nëse Kryesia vendos të dilni vetëm me emra për këshilltarë, do bëni fushatë me Berishën? Gazment Bardhi habit me përgjigjen

Shkëlzen Berisha drejt burgut, ortaku i Diverolit zbardh detaje nga pazaret që bënë me djalin e ish-kryeministrit për trafikun e armëve në Gërdec, ja si u manipulua stema kineze në fishekët dhe kush merrej me paketimin municionit

Shkruar nga Rigels Seliman 9 Shkurt 2023

Shkëlzen Berisha duket se do të përballet me shumë telashe, për shkak se gabimet që ka bërë në të kaluarën kanë nisur ta përndjekin atë. Më 26 janar të këtij viti, ra miti disa vjeçar se Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha është imun ndaj drejtësisë, teksa ai është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Ai është marrë në pyetje nga prokurorët specialë për çështjen e “Gërdecit”, ndërkohë që gjatë një deklarate për mediat pas dëshmisë, mohoi përfshirjen në këtë aferë. Por kur nuk është thare ende boja e deklaratës së tij, në media kanë dalë detaje që tregojnë se si Shkëlzen Berisha ka qenë pjesë e aferës së tragjedisë së “Gërdecit, ku në vitin 2008 mbetën të vrarë 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë. Dy ditë më parë foli gazetari amerikan, Guy Lawson, i cili implikoi djalin e ish-kryeministrit në trafikun e fishekëve, ndërsa dje telashe zotit Berisha i ka hapur edhe David Packouz. SPAK ka dërguar një letër-porosi në SHBA dhe ka kërkuar të merret në pyetje Efraim Diveroli, i cili u dënua për trafik municionesh në Gërdec. Por lidhur me zhvillimet në Gërdec dje ka folur David Packouz, ortaku i Efraim Diverolit. Duke folur për podkastin “Koncrete”, Packouz ka rrëfyer se Diveroli negocioi me Shkëlzen Berishën për të ulur çmimin e fishekëve. Ai ka treguar se si më pas fishekëve ju hoqën mbishkrimet kineze. “Efraimi mori vendimin që nuk donte të kishte rrezikun të humbiste një kontratë 300 milionë dollarëshe, kështu që në vend që t’i tregonte Ushtrisë Amerikane dhe të pranonte riskun që mund t’i hiqnin kontratën, ai vendosi të merrte dikë që të ripaketonte municionin. Ta hiqte nga kutitë me shenja kineze dhe t’i vendosnin në qese plastike dhe më pas në kuti kartoni. Në fakt donim ta bënim këtë përpara se zbuluam që municioni ishte kinez. Për shkak se në atë kohë ishte rritur çmimi i karburantit, dhe transporti me avion ishte shumë i shtrenjtë. Ndaj menduam se municioni ishte i paketuar në kuti druri të rënda, dhe nëse i hiqnim, do të ulnim shumë peshën, dhe do të dërgonim më shumë municion, në këmbim do të fitonim më shumë. Për ta bërë këtë, miku im Alex shkoi në Shqipëri dhe gjeti një prodhues kutish prej kartoni dhe e punësoi. Aty e kuptuam që ishte municion kinez, pasi vendosëm ta ripaketonim. Atëherë ne thamë “duhet ta ripaketojmë gjithsesi, por duhet të sigurohemi të heqim edhe shenjat kineze”. Ne u treguam shumë budallenj dhe e dërguam këtë me e-mail, duke lënë mundësi të mëdha gjurmimi”, deklaroi ai.
Takimi me Shkëlzen Berishën
Por nuk ndalet me kaq, pasi ortaku i Efraim Diverolit, amerikani David Packouz, ka treguar se janë paguar 100 mijë dollarë, apo 200 mijë dollarë për ripaketimin. Më pas ai nxjerr në skenë emrin e Kosta Trebickës, i cili ishte personi që ka bërë paketimin e fishekëve. Po ashtu tregon pazaret me Shkëlzen Berishën. “Efraimi shkon në Shqipëri dhe takohet me Pinarin, ishte i organizatës së eksportit shqiptar. Një kompani shtetërore që ishte e ngarkuar të shiste çdo lloj municioni që donte qeveria ta shiste. Ai u takua me Pinarin, ky takim është dhe në libër, dhe për këtë na paditi zoti Berisha (Shkëlzeni). U takua me Pinarin dhe djalin e kryeministrit, dhe një person tjetër që ishte një mafioz shqiptar. Nuk ia mbaj mend emrin. Efraim kuptoi se me kë kishte të bënte, ai zakonisht flet shumë, Alex ishte atje dhe më tha se sapo hyri aty, e uli menjëherë zërin. Ata i thanë, shiko nuk do të të japim një çmim më të mirë, ky është çmimi më i mirë në Europë. Megjithatë e dimë se bën edhe ripaketimin, dhe ke punësuar këtë tipin që nuk është pjesë e organizatës tonë dhe po i paguan atij goxha para”, u shpreh ai.
Përplasja e me Berishën dhe djalin e tij
Më tej amerikani David Packouz tregon edhe përplasjet me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe djalin e tij, Shkëlzen Berisha. “Ai donte gjithnjë e më shumë dhe i kërkonte shqiptarëve të ulnin çmimin, ia kërkoi përmes Henry-t sepse ai e bëri marrëveshjen për ne. I thoshte “dua një çmim më të mirë”, dhe Henry i thoshte “nuk e ndryshoj dot çmimin”. Efraimi fluturon në Shqipëri dhe nis të bisedojë me Kostën, dhe Kosta i thotë “kam një mik në Ministrinë e Mbrojtjes, mund të të jap ca informacione”. Dhe Kosta mëson se Ministria e Drejtësisë, është zyrtarisht duke e shitur municionin për 7.62×39mm te Henry për 2 cent copë. Dhe Henry na e shiste ne për 4 cent fishekun. Kjo e zemëroi Efraimin. Ne ia shisnim qeverisë amerikane për 10.5 cent fishekun, por duhet të paguanim edhe për transportin, që ishte 3 apo 4 cent për fishek që i bie se bënim gati sa çfarë bënte Henry. Ne ishim të sigurt se Henry paguante disa politikanë aty. Pasi ai ishte shumë mik me djalin e kryeministrit, Sali Berisha ishte kryeministri. Djali (Shkëlzeni) vendosi të më padiste mua dhe Efraimin, për shpifje, u nxor nga salla, ndaj zoti Berisha mos më padit më. Fatmirësisht për mua e nxorën nga gjykata, ishte pa meritë. Por Simoni humbi të gjitha paratë e nxjerra nga libri pasi duhet të mbulonte të gjitha shpenzimet. Henry kishte marrëdhënie të ngushtë me djalin e kryeministrit, në këtë mënyrë e arriti aksesin te municione. Ne dyshojmë se ai paguante njerëz, nuk e mbante të gjithë 2 cent-shin për vete. Por Efraimi s’mund ta besonte si Henry po na zhvaste, dhe donte ta nxirrte jashtë marrëveshjes. Ndaj tha “Unë do e nxjerr Henry-n jashtë marrëveshjes, do shkoj do bëj vetë marrëveshje me shqiptarët”, nënvizoi ndër të tjera ortaku i Efraim Diverolit, amerikani David Packouz.
Më të lexuarat


“Do që të heqë non gratën, se në pushtet s’vjen dot”/ Ish-deputeti zbardh skenarin e Berishës dhe paralajmëron

Mblidhet kryesia e PS, ja çfarë pritet të vendoset

Nëse Kryesia vendos të dilni vetëm me emra për këshilltarë, do bëni fushatë me Berishën? Gazment Bardhi habit me përgjigjen

“Berisha ka qenë i prerë, pati një refuzim për bashkimin”/ Bardhi zbardh prapaskenat nga mbledhjet e PD për 14 majin: Për Tiranën nuk është vetëm Godole dhe Bejko, ka disa emra...

Zgjedhjet e 14 Majit/ “Nuk është betejë e demokratëve të përplasen me njëri-tjetrin”, Gazment Bardhi del me thirrjen e fortë

Tension brenda opozitës/ Berisha bën lëvizjen e papritur dhe voton kandidatët për këshilltarë bashkiakë, Alibeaj nxjerr emrat e 14 majit nga selia e re

Ish-deputetja e PS Elona Gjebrea: Anglezët e zakonshëm i duan shqiptarët, unë vetë kam jetuar atje

Zgjedhjet e 14 majit/ PS mbledh Kryesinë për të shpallur kandidatët përfundimtarë, shtyhet me dy orë, zbardhet arsyeja

“Doktor, lëri djemtë të kthehen në shtëpi!”/ Thirrja e fortë e deputetes për Berishën: Demokratët nuk duan të ndahen

Vazhdon ‘lufta’ brenda opozitës/ Alibeaj vetëm me 17 kandidatë në zgjedhje? Ja të gjithë EMRAT e bërë publikë deri më tani
