BREAKING NEWS

Përditësimi më i fundit i situatës së Covid-19 në vend/ Ulet numri i infektimeve, Ministria publikon të dhënat: Ja sa persona kanë humbur jetën ditën e sotme

Përditësimi më i fundit i situatës së Covid-19 në
x

Politike

Shkencëtarja kineze i nxjerr të palarat OBSH: Po bashkëpunon me Pekinin për Covid-19, virusi u krijua në laborator

Shkencëtarja kineze i nxjerr të palarat OBSH: Po bashkëpunon me

Virologia kineze Li-Meng Yan ka qenë e ashpër ndaj Organizatës Botërore të Shëndetësisë ditën e djeshme, ku ka deklaruar se kjo e fundit bashkëpunon me Kinën dhe se Covid-19 është krijuar në laborator. Ajo është shprehur se nuk kemi të bëjmë me një virus natyror, sipas saj është një patogjen artificial i dalë nga laboratori. “Nuk kemi të bëjmë me një virus natyror, por me një patogjen artificial të lëshuar nga një laborator”, deklaroi virologia kineze, deklaratë e cila ka tronditur opinion publik në mbarë botën. Dr Li-Meng Yan bëri këto zbulime befasuese në një intervistë ekskluzive me Redaktorin Ekzekutiv të WION-it të kanalit të lajmeve “Palki Sharma”. Ajo gjithashtu tha se qeveria kineze ishte në dijeni të përhapjes së COVID-19. Teori të tilla konspirative, pasi që nuk janë vërtetuar deri më tani, kanë qarkulluar që nga fillimi i pandemisë. Li-Meng Yan, e drejton gishtin nga Kina për këtë pandemi globale. Virologia kineze, e cila hetoi origjinën e virusit COVID-19 gjatë shpërthimit fillestar në Wuhan, tha se ajo zbuloi një operacion fshehjeje në Wuhan. “Qeveria kineze e dinte për përhapjen e virusit vdekjeprurës para se ta pranonte publikisht”, shtoi ajo. Sipas virologes kineze, qeveria e Pekinit ka gënjyer për entitetin real të Sars-Cov-2. “Askush nuk po thotë të vërtetën, OBSH bashkëpunon gjithashtu me Partinë Komuniste Kineze”, është shprehur ajo në një intervistë televizive. Ajo premtoi se do të zbulojë provat që konfirmojnë teorinë e saj. “Së shpejti unë do të botoj një raport tjetër, përveç atij që kam publikuar. Ai do të përmbajë shumë detaje specifike se si u zhvillua virusi dhe kush kishte në posedim substancat e përdorura. Në atë moment të gjithë do të mund të shohin se kam të drejtë”, deklaroi ajo. Virologia kineze Li-Meng Yan e quan pandeminë një katastrofë historike që nuk duhet të kishte ndodhur kurrë. Duke folur për mediat italiane, ajo tregoi se kolegë të saj i thanë që të mbyllë gojën dhe të fshehë të vërtetën. “Tregu i Wuhan është vetëm një justifikim, nuk ka asnjë lidhje me përhapjen e virusit”, theksoi Yan. Virologia kineze, e cila ishte një bashkëpunëtore post-doktorature në virologji dhe imunologji në Shkollën e Shëndetit Publik të Hong Kongut, tha se ajo ishte gjithashtu e mbytur nga mbikëqyrësit e saj. Yan pretendon se qeveria kineze tani po përpiqet të njollosë reputacionin e saj përmes mediave sociale, të kryejë sulme kibernetike ndaj saj dhe të frikësojë familjen e saj në Kinë.

Paralajmërimet e Yan

Më herët në 14 shtator, virologia kineze Dr Li-Meng Yan kishte pohuar se COVID-19 ishte bërë në një laborator të Wuhan. Yan, e cila ishte e lidhur me Shkollën e Shëndetit Publik të Hong Kongut, kishte hulumtuar për koronavirusin për një kohë të gjatë. Virologia kineze pretendoi se gjatë hulumtimit të saj ajo pa se koronavirusi ishte zhvilluar në një laborator në Kinë. Dr Li-Meng Yan gjithashtu e kishte akuzuar Kinën se nuk kishte marrë masat e duhura për të ndaluar përhapjen e koronavirusit dhe ofroi prova shkencore se COVID-19 është prodhuar në Wuhan. Llogaria e saj në Twitter u pezullua më vonë nga gjiganti i mediave sociale duke pretenduar se llogaria shkelte rregullat e Twitter. Dr Yan kishte zbuluar gjithashtu që asaj iu desh të ikte në SHBA për sigurinë e saj pasi u kërcënua nga zyrtarët kinezë kur donte të lajmëronte botën për pandeminë. Ajo pohoi se ishte në Wuhan për të hetuar shpërthimin e Pneumonisë, por u përplas me informacione rreth virusit vdekjeprurës. Virologia kineze thotë se është përpjekur të lajmërojë autoritetet, por nuk ka marrë asnjë përgjigje nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Yan tashmë ka publikuar raportin e saj dhe e ka hedhur atë në internet që bota ta përdorë atë. Raporti titullohet “Karakteristikat e pazakonta të gjenomit SARS-CoV-2 që sugjeron modifikim të sofistikuar laboratorik në vend të evolucionit natyror dhe përvijim i rrugës së tij sintetike”.

Më të lexuarat