Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shkodra beteja e radhës Rama-Meta, ja si pritet të vijohet nëse shkarkohet Valdrin Pjetri, presidenti mund të mos caktojë datë të re zgjedhjesh

Postuar: 14/08/2019 - 08:07

Shkodra pritet që të kthehet në betejën e radhës mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta. Dje kanë dalë fakte se Valdrin Pjetri është dënuar në Itali dhe këtë gjë e ka fshehur në formularin e dekriminalizimit. Tani pritet që prokuroria të bëjë verifikimet e duhura, për të vërtetuar nëse akuzat e opozitës janë të vërteta ose jo. Nëse ky institucion vërteton që Pjetri ka qenë i dënuar, atëherë ai do të shkarkohet, çka pritet të sjellë sërish përplasje Rama-Meta. Nëse ai shkarkohet duhet të ketë zgjedhje të reja, gjë që vendoset nga presidentit. Por duke qenë se ky i fundit nuk e njeh 30 qershorin, atëherë mund të mos kemi datë të re zgjedhjesh. Situata pritet të jetë mjaft komplekse dhe për këtë arsye gazeta kontaktoi me ish kryetarin e KQZ Kristaq Kume, i cili u shpreh se nëse Pjetri ka shkelur ligjin e dekriminalizimit, atëherë kjo përbën vepër penale dhe duhet të përballet me drejtësinë. Sipas tij, nëse prokuroria vërteton fajësinë e Valdrin Pjetrit para se ai të betohet, do të jetë Voltana Ademi ajo që do të vazhdoj të qëndrojë në krye të bashkisë deri sa të caktohet një datë e re nga KQZ. Nga ana tjetër, Kume sqaroi se nëse vendimi i prokurorisë del pas betimit të tij, atëherë Këshilli i Ministrave do të shpall të pavlefshëm mandatin e Pjetrit dhe i takon presidentit të caktojë një datë të re për vakancën që mund të krijohet në Shkodër. Deri sa të zgjidhet kryetari i ri, sipas Kumes i takon nënkryetarit të marrë drejtimin e bashkisë. “Sa i përket akuzave të PD jemi përball dy rasteve. Nëse prokuroria vërteton që ai ka qenë i dënuar dhe e ka fshehur këtë dënim para se Valdrin Pjetri të betohet dhe të marrë detyrën, i takon Voltana Ademit të vazhdoj të drejtoj këtë bashki deri në momentin që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të quaj të pavlefshëm mandatin e tij dhe të caktojë një datë të re për mbajtjen e zgjedhjeve vendore në Shkodër. Në rastin tjetër, nëse prokuroria e vërteton pasi Valdrin Pjetri ka marrë mandatin, atëherë drejtimin e bashkisë e merr nënkryetari dhe më pas Këshilli i Ministrave duhet të shpallë të pavlefshëm mandatin e tij. Më pas, në bazë të Kushtetutës i takon presidentit të caktojë një datë të re zgjedhjesh”, u shpreh Kristaq Kume për gazetën “SOT”.

Roli i Metës

Pra gjithçka është në dorë të presidentit. Duke qenë se Meta nuk e njeh 30 qershorin, ai pritet të kërkojë që të shkohet në zgjedhje më 13 tetor, ndryshe nuk ka datë tjetër. Mungesa e Kushtetueses do bëjë që Shkodra të jetë pa kryetar. Plani është që më 15 gusht të bëhet konstituimi i Këshillit Bashkiak Shkodër. Nëse Pjetri betohet, atëherë ai do emërojë nënkryetarët e baskisë dhe në rast shkarkimi do jetë njëri prej tyre që do mbajë drejtimin e institucionit derisa të ngrihet Kushtetuesja, e cila do vendosë nëse ishte apo jo i ligjshëm 30 qershori. Pra Shkodra pritet të shkaktojë një betejë mjaft të fortë në ditë në vijim mes Ramës e Metës.

Dorëzimi i bashkive të PD

Por ndryshe nga rasti i Shkodrës, në bashkitë e tjera PD e ka dorëzuar pushtetin pa asnjë rezistencë. Ditën e djeshme u betua kryebashkiaku i ri i Mallakastrës Qerim Ismailaj. Ceremonia e betimit të tij u bë në ambientet e një shkolle të mesme dhe pasi u largua ish kryebashkiaku i djathtë Agron Kapllanaj pas orarit zyrtar ai u fut në zyrë. I gjithë procesi i konstituimit u zhvillua i qetë dhe pa probleme. Në një kohë me përfundimin e ceremonisë së betimit Agron Kapllanaj ka lënë zyrën. Në një deklaratë për media, Kapllanaj tha se është koshient që mandati i tij nuk ka mbaruar, duke shprehur një lloj zhgënjimi që nuk kandidoi dot në zgjedhjet e 30 qershorit, të cilat u bojkotuan me vendin të liderit demokrat Lulzim Basha. Ndërsa ditën e sotme betohet kryebashkiaku i ri i Lezhës Pjerin Ndreu. Kryebashkiaku në ikje Fran Frrokaj u shpreh dje se nuk do të ketë asnjë rezistencë nga ai dhe mbështetës të opozitës gjtë betimit të Ndreut.

Elisjeda Kiko

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/08/2019 - 09:20

Shtetet e Bashkuara të Amerikës iu dërguan dje një mesazh shumë të qartë të gjithë pushtetarëve të korruptuar shqiptarë, se nuk do të shpëtojnë dot nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion.

Postuar: 21/08/2019 - 09:10

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po dërgojnë përditë mesazhe ndaj të korruptuarve.

Postuar: 21/08/2019 - 09:00

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar ditën e djeshme se presidenti Ilir Meta po tenton të çojë ven

Postuar: 21/08/2019 - 08:16

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e ndali vëmendjen e saj ditën e djeshme tek sistemi peniten

Postuar: 21/08/2019 - 08:14

Bashkia e Shkodrës ka vënë përballë një sfide shumë institucione për të zgjidhur ngërçin e krijua

Postuar: 21/08/2019 - 08:11

Kryetarja në ikje e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi vijon të këmbëngulë në detyrën e saj, duk

Postuar: 21/08/2019 - 08:07

Qeveria ka rikthyer aksionet për shfarosjen e kanabisit.