Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shkodra drejt zgjedhjeve të parakohshme? Pas akuzave ndaj Valdrin Pjetrit, Këshilli Bashkiak merr vendimin e rëndësishëm

Postuar: 13/08/2019 - 23:59

Këshilli Bashkiak i Shkodrës nuk do të konstituohet në datë 21 gusht ashtu siç ishte paralajmëruar më herët. Burime për Report Tv bëjnë me dije se do të pritet procesi i verifikimit të dokumenteve të bëra publike nga PD ditën e sotme lidhur me kandidatin socialist Valdrin Pjetri. Dhe nëse akuzat e PD lidhur me dënimin e Pjetrit në Itali do të rezultojnë të vërteta, në Shkodër do të ketë zgjedhje të parakohshme. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi publikoi disa dokumente sipas tij kartela e nxjerrë nga kuestura e Firences, që tregon se kryebashkiaku i Shkodrës Valdrin Pjetri ka qenë dënuar në Itali me 18 muaj burg dhe një mijë euro gjobë për shpërndarje droge.

Bardhi u shpreh se Pjetri e ka pranuar krimin pas arrestimit në 27 janar 2003 së bashku me Altin Dodën dhe është dëbuar. PD thotë se për shkak të marrëveshjes së pranimit të fajësisë, gjykata urdhëroi pezullimin e dënimit, por në fakt sipas drejtësisë italiane kur dënimi është poshtë dy viteve dhe për herë të parë pezullohet.

Pjetri i mohoi akuzat, ndërsa në një reagim publik kryeministri Edi Rama deklaroi se deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 08/12/2019 - 23:39

Avokat Spartak Ngjela deklaroi se tre persona janë përgjegjës për pasojat e tërmetit shkatërrues që goditi vendin tonë mëngjesin e 26 nëntorit.

Postuar: 08/12/2019 - 23:30

Ish kryeministri Sali Berisha ka kërkuar hetim ndërkombëtar për atë që ka ndodhur më 26 nëntor dh

Postuar: 08/12/2019 - 21:38

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se shumë familjarë janë lënë në mëshirë të fatit pas

Postuar: 08/12/2019 - 21:07

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias tha se negociatat mes Tiranës dhe Athinës, të ngrira prej m

Postuar: 08/12/2019 - 20:34

Ermal Mamaqi është duke punuar për filmin e tij të dytë ‘I love Topoja’, pas suksesit

Postuar: 08/12/2019 - 20:12

Kryeministri i vendit Edi Rama ka publikuar në “Facebook” një video, ku shfaqet presi

Postuar: 08/12/2019 - 19:55

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan deklaroi sot se ka nisur puna për ndërtimin e 500 banes