Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shkodra drejt zgjedhjeve të parakohshme? Pezullohet Valdrin Pjetri, çfarë pritet të ndodhë me bashkinë pas 20 gushtit (LIGJI)

Postuar: 14/08/2019 - 23:45

Këshilli Bashkiak i Shkodrës nuk do të konstituohet në datë 21 gusht ashtu siç ishte paralajmëruar më herët. Ky vendim është marrë pasi pritet përgjigjja e Prokurorisë për Valdrin Pjetrin dhe procesi i verifikimit të dokumenteve të bëra publike nga PD lidhur me kandidatin socialist Valdrin Pjetri.kryetarin e zgjedhur më 30 qershor.

Dhe nëse akuzat e PD lidhur me dënimin e Pjetrit në Itali do të rezultojnë të vërteta, në Shkodër do të ketë zgjedhje të parakohshme. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi publikoi disa dokumente sipas tij kartela e nxjerrë nga kuestura e Firences, që tregon se kryebashkiaku i Shkodrës Valdrin Pjetri ka qenë dënuar në Itali me 18 muaj burg dhe një mijë euro gjobë për shpërndarje droge.

Por çfarë pritet të ndodhë me drejtimin e Bashkisë Shkodër?

Ligji parashikon se kryetarja aktuale e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi  pas vendimit të sotëm të PS-së do të vijojë normalisht punën derisa të bëhet betimi i kryebashkiakut të ri.

Ligji parashikon: “Neni 60, pika 4 e ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, ku parashikon se “4. Ushtrimi i mandatit të kryetarit të bashkisë fillon në çastin kur bën betimin dhe përfundon kur bën betimin kryetari pasardhës”. nenin 53, pika 1 të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, parashikohet se; “Këshilli Bashkiak ushtron funksionet e tij nga data e konstituimit, sipas nenit 48, të këtij ligji, deri në krijimin e këshillit të ri pasardhës.”

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/08/2019 - 23:31

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj pas publikimit të faturave të ‘kripura’ nëpër udhëtimet zyrtare.

Postuar: 25/08/2019 - 23:30

Presidenti i vendit, Ilir Meta vijon të publikojë në faqen e tij në rrjetet sociale, foto nga ven

Postuar: 25/08/2019 - 22:37

Kryeministri Edi Rama ka postuar ditën e sotme disa foto të tjera të bizneseve të mbyllura nga in

Postuar: 25/08/2019 - 20:12

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili me anë të një statusi në “Facebook” iu bën thirrje qy

Postuar: 25/08/2019 - 19:57

Ish deputetja e PD-së, Albana Vokshi tha se faturat nxjerrin gënjeshtare ministren e Drejtësisë,

Postuar: 25/08/2019 - 19:18

Ish deputetja e PD-së, Grida Duma konsideron mungesën e garës si një ndër problemet më serioze në