
Dosja e Adriatik Llallës, batërdi me pasurinë para largimit si Kryeprokuror dhe shtim dyshimesh për kërkesë azili në Gjermani

Shkoi në Dubai me kryeministrin Rama, ministri Ahmetaj firmos marrëveshjen e rëndësishme (VIDEO)

Shkruar nga SOT.COM.AL 26 Nëntor 2020

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri për Rindërim, Arben Ahmetaj udhëtoi sot drejt Dubait për të nënshkrua një marrëveshje të rëndësishme.
Ahmetaj ka firmosur në Abu Dhabi marrëveshjen për ndërtimin nga Emiratet e Bashkuara të 2000 shtëpive të reja, në Durrës dhe Spitallë.
“Abu Dhabi - 2000 banesa të reja, më të forta, më të sigurta, më të bukura do të ndërtohen nga e para për të rilindur Spitallën dhe Durrësin. Sot 1 vit nga tërmeti i 26 Nëntorit, nuk mund të ndaja me ju një lajm më të mirë se nënshkrimi i marrëveshjes me Fondin e Abu Dhabit për Zhvillim, finalizimi i një procesi intensiv diskutimesh, studimi, planifikimi e projektimi me miqtë e partnerët tanë emiratas, një projekt fantastik me vlerë 75 milionë dollarë që angazhon jo vetëm njohuritë dhe eksperiencën e vyer inxhinierike, por edhe një koncept modern të jetës në komunitet, në qendrat e reja urbane, ekonomike e sociale që do të kthehen në modelin e ardhshëm të rilindjes urbane në të gjithë vendin”, shkruan Ahmetaj, teksa ndan dhe videon ku firmos marrëveshjen.
Rama dhe Ahmetaj janë pritur në Emiratet e Bashkuara nga Princi i Kurorës Mohammed bin Zayed Al Nahyan, si dhe sheiku e ndërtuesi Mohamed Ali Alabbar. Ky i fundit është ndër sipërmarrësit më të mëdhenj global që ka ndërtuar ndërtesën më të lartë në Dubai, e quajtur Burj Khalifa.
Një nga kompanitë e tij më të mëdha, Emaar Properties, regjistron të ardhura vjetore më të larta se 7 miliardë dollarë.
Më të lexuarat


Çfarë ndodhi? Monika Kryemadhi i kundërpërgjigjet ashpër kryeministrit Rama:Koha po mbaron!

“Jo kaq ashpër ju lutem”/ Basha bën gafën e radhës, Rama publikon videon që po shpërndahet me shpejtësi dhe befason me reagimin e tij: Nuk është çun i keq!

Zbardhet vendimi i qeverisë, ja kush i ka kërkuar Shqipërisë që marrëveshja për vaksinën të jetë sekrete

Nominimi i Vjosa Osmanit për presidente nga Albin Kurti, Milaim Zeka paralajmëron zhvillime të papritura në Kosovë

“A e mbani mend Dushkun?”, Jozefina Topalli nxjerr prapaskenat politike dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Opozita Basha-Like...( E PLOTË)

Situata e përmbytjeve në vend, Rama i përgjigjet ‘dhëmb për dhemb’ kreut të PD-së: Nën ujë janë Saliu, Iliri, Luli dhe Mona, ata duan...

Ai do të bashkojë 'NISMA' votat me Topallin ose Patozin pas zgjedhjeve të 25 Prillit? Rudina Hajdari flet pas shpalljes së kandidaturës në Elbasan

“Meta është në hall”, kryeministri Rama iu përgjigjet ashpër akuzave të Presidentit: Ai është në kërkim të...

Ankesat në KQZ / Maska kundër COVID me logon e PS?! Rama tregon misterin dhe çfarë personalizojnë shkronjat: S’është për partinë, janë dy germa të dashura për mua

“Unë jam vaksinë”/ Gazetari i ngatërron emrin, Elisa Spiropali bën reagimin e papritur: E tmerrshme, ndjesë! Pfizer je, pa diskutim! (REPLIKAT)
