BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

“Shkon në samite me benevrekë dhe…”/ Sali Berisha plas deklaratën e fortë, zbulon arsyen e vërtetë përse Rama doli dje në konferencë me Vuçiç

“Shkon në samite me benevrekë dhe…”/ Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh sot se Rama tregoi përfundimisht se me kë është i rreshtuar në diplomacinë europiane.

Sipas Berishës, fakti që Rama doli në konferencë me Vuçiçin po i kundërvihet projektit europian në Ballkan dhe është i rreshtuar me Beogradin dhe Moskën.

Pjesë nga fjala e Berishës

Një shkak tjetër po kaq madhor i refuzimit nga Bashkimi Europian të hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe mosveçimit të saj nga Maqedonia lidhet me faktin e paprecedentë në historinë e Brukselit. Në qoftë se ju lexoni të gjitha deklaratat para dhe gjatë Samitit të Edi Ramës, ato faktojnë katërcipërisht se ky zotëri shkoi në Bruksel jo si përfaqësues i Shqipërisë, por si vasal i Aleksandër Vuçiç dhe u soll atje sikur të ishte Dodik, president i republikës serbe të Bosnjes dhe jo kryeministër i Shqipërisë.

Vetëm dy-tre orë pasi padroni i tij në Beograd njoftoi se për të marrë vendim do të mbledh qeverinë për të shkuar në Bruksel, vasali i tij njoftoi se nuk do marr pjesë në samit dhe iku në udhëtim privat në Paris. Sapo padroni i tij ndryshoi qëndrim dhe ky qëndrim nuk kishte të bënte me veton bullgare se Serbia i ka hapur negociatat, vasali ndryshoi qëndrim dhe shkoi në Bruksel. Atje faktoi se ishte përfaqësues i aleancës trilaterale të serbomadhit Vuçiç. Me deklaratat e tij Rama dëshmoi qartë se është i rreshtuar jo me Ballkanin e Berlinit apo Brukselit, por me Ballkanin e Beogradit dhe Putinit. Në emër të këtij rreshtimi u shfaq në konferencë shtypi me trojkën famëzezë, padron Vuçiç dhe vasalët Rama dhe Kovaçevski. Asgjë nuk mund të lidhte kryeministrin e Shqipërisë një konferencë shtypi të përbashkët me Presidentin e Serbisë.

Brukseli nuk ishte një takim multilateral i udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor, por ishte një takim mes udhëheqësve të BE-së me liderët e Ballkanit Perëndimor. Në konferencë shtypi ishte vetëm Trojka e aleancës trilaterale Beograd- Tiranë- Shkup. Në atë konferencë nuk u shfaqën as Vjosa Osmani, Gjukanoviç dhe përfaqësuesi i Bosnjes. Në daljen në konferencë në këtë format, Rama faktoi se në cilën anë është i rreshtuar. Mos harroni se ky samit ishte historic sepse BE në kushte që ndonjëherë nuk mund të imagjinoheshin u ofroi për qëllime politike statusin kandidat dy vendeve, Ukrainës dhe Moldavisë.

Ai shkon në samite me benevrekë për të përqeshur protokollet zyrtare që bazohen në respekt të mikut që të pret. Tani ka nxjerrë krye si një njeri që i kundërvihet projektit europian në Ballkan. Skandaloze ishin deklaratat e Ramës. A dëgjuat ta përmendte ndonjëherë Shqipërinë? Fare. U mor vetëm me avokatinë e Serbisë dhe qortonte liderët e BE-së pse i kërkoi Serbisë të zbatonte sanksionet kundër Rusisë.