BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Shkrihet SHIU i Sali Berishës, përgjoi krerët e PS dhe ambasadorët, shkarkohen militantët e PD që u punësuan për fushatë

Shkrihet SHIU i Sali Berishës, përgjoi krerët e PS dhe
Bie një tjetër shërbim spiunazhi i Sali Berishës. Shkrihet Shërbimi Informativ i Ushtrisë, struktura famëkeqe e përdorur nga Arben Imami dhe Ylli Zyla për të përgjuar krerët e Partisë Socialiste, drejtues të institucioneve të pavarura, gazetarë, botues mediash, biznesmenë, deputetë dhe figura të dyshimta të PD për llogari të një njeriu, Sali Berishës. Një pjesë e spiunëve të Sali Berishës në këtë shërbim janë shkarkuar, ndërsa shumë të tjerë janë përfshirë në skemën e pritjes. Shërbimi Informativ Shtetëror, i quajtur ndryshe me ligjin e ri, Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes, po i nënshtrohet tashmë një reformimi të thellë dhe radikal, sa i takon burimeve njerëzore. Katër muaj pas marrjes së detyrës, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, në kuadër të reformës në piramidën e Ushtrisë, ka hapur dosjet e rekrutimeve të dyshimta dhe të paligjshme në Agjencinë Inteligjente të Mbrojtjes. Kështu, shumë kamikazë të Partisë Demokratike, të rekrutuar gjatë fushatës elektorale, si pjesë e Shërbimit Informativ të Ushtrisë, mësohet se kanë kaluar në listë pritje, për t’u larguar më pas gradualisht nga ky shërbim kyç për Forcat e Armatosura.
 
Sipas burimeve, dhjetëra militantë të rekrutuar me urdhër të Arben Imamit në SHIU, për llogari të qarta elektorale dhe klienteliste, jan? në shënjestër të fshesës. Gjithçka ka ardhur pas degradimit të Shërbimit Informativ të Ushtrisë pas ngjarjeve të 21 Janarit, por edhe pas disa shqetësimeve të shërbimeve partnere. Ndërkaq, Ministria e Mbrojtjes ka hapur dyert për rekrutime të reja, ku dhjetëra kandidatë të rinj do t’i nënshtrohen trajnimeve për t’u bërë më pas pjesë e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes. Punonjësit ushtarakë të Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes përzgjidhen nga komisioni i testimit në bazë të përmbushjes së kritereve të përgjithshme dhe të veçanta. Por, pranimi në Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes mund të kryhet pa konkurrim, në raste të veçanta, me propozimin e Drejtorit të Përgjithshëm dhe me urdhër të Ministrit të Mbrojtjes. Mazhoranca po aplikon të dyja format për të nxjerrë këtë shërbim nga duart e Sali Berishës. Por, si ra SHIU në duart e Berishës? Në kushtet kur amerikanët nuk e lejuan Berishën të kapte Shërbimin Informativ Shtetëror duke shkarkuar Bahri Shaqirin, Berish6a e zëvendësoi SHISH me SHIU. SHIU doli jashtë misionit, duke marrë kompetencat e SHISH, për interesa të Berishës. 
 
Roli i ministrit 
 
Sipas nenit 8 të ligjit për “Për Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes”, ministri i Mbrojtjes, brenda drejtimeve kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore dhe bazuar në misionin e Forcave të Armatosura, drejton, nën përgjegjësinë e tij, veprimtarinë e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes. Ministri i Mbrojtjes përcakton politikat e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, në përputhje me politikat shtetërore, duke siguruar bashkërendimin ndërmjet kësaj agjencie dhe komponentëve të tjerë të inteligjencës në fushën e mbrojtjes dhe në Forcat e Armatosura, si dhe në marrëdhëniet me institucionet e tjera brenda dhe jashtë vendit. Adriatik Doçi 
 
 
 

Më të lexuarat