BREAKING NEWS

Fundoset Meta, Kuvendi rrëzon dekretin për Kodin Zgjedhor dhe vulos heqjen e koalicioneve, Basha dhe amerikanët lënë në baltë presidentin

Fundoset Meta, Kuvendi rrëzon dekretin për Kodin Zgjedhor dhe vulos
x

Politike

“Shkullaku gënjeu sy për sy”, Rama i publikoi videon që e nxjerr ‘blof’, vjen reagimi i papritur i analistit

“Shkullaku gënjeu sy për sy”, Rama i publikoi videon

Kryeministri Edi Rama e akuzoi mbrëmjen e djeshme analistin Armand Shkullaku se ka gënjyer me vetëdije të plotë në emisionin "Opinion" duke thënë se ai e dinte shumë mirë që incerenatori i Elbasanit prodhonte energji pasi vite më parë, Shkullaku vetë ka bërë vetë një dokumentar për prodhimin e energjisë nga plehrat e Elbasanit.

Sipas Ramës, Shkullaku me vetëdije të plotë u vendos në 'krye të luftës" në emision duke thënë gjysmë të vërteta dhe gënjeshtra të mëdha duke i bërë jehonë shpifjeve të Lulzim Bashës në lidhje me incerenatorët.

Mirëpo pas videos që Rama i publikoi mbrëmjen e djehsme ka ardhur edhe reagimi i Shkullakut.

Shkullaku shkruan se nëse kjo video i ka bërë punë për në SPAK ia ka falur.

“Per videoklipin e Edi Rames qe ma kishte kushtuar me zerin e tij: Po te beri pune kjo video e ky montazh per ne SPAK, ta kam fal”, shkruan Shkullaku.

Më të lexuarat