BREAKING NEWS

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin
x
BREAKING NEWS

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për
x
BREAKING NEWS

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur
x
BREAKING NEWS

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese”  që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër
x
BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x

Politike

Shokon Baton Haxhiu: Ai që është nxituar të burgosë Fredi Belerin është prokuror i keq

Shokon Baton Haxhiu: Ai që është nxituar të burgosë

Analisti Baton Haxhiu, ishte i ftuar këtë të martë në Euronews Albania, ku komentoi aktualitetin politik dhe zhvillimet në Shqipëri dhe Kosovë.

Haxhiu u ndal gjerësisht dhe te përplasja diplomatike mes Shqipërisë dhe Greqisë në lidhje me çështjen Beleri.

Ai e cilësoi arrestimin e Belerit si të nxituar, pasi ka sjellë një përplasje politike që nuk i dihet fundit.

Haxhiu theksoi se Beleri nuk duhej të arrestohej 2 ditë përpara zgjedhjeve dhe përgjegjës për situatën e krijuar bëri prokurorin që nuk priti ta arrestonte në kontekstin e duhur politik.

“Burgosja e tij është e nxituar, është me pasoja të cilat i kemi tani. Ai që vjedh vota meriton të burgoset dhe të arrestohet, por jo tre ditë para zgjedhjeve. Pasi nga një moment politik zgjedhor krijon moment përplasës politik të cilët nuk i dihet fundi. Ai që është nxituar ta burgos është prokuror i keq, është prokuror që shikon vetëm fakte por nuk e shikon në aspektin socio-ekonomik. Duhej ta gjenin momentin kur mund të burgosej. Beleri mund të burgosej të hënën ose të martën, kurdo. Nuk ka gabuar Dumani, as Rama se Rama nuk burgos njerëz. Beteja politike është betejë politike, por për faktin se jetojmë në një vend ku adhurohen liderët, prokurori mund të ketë gabuar për faktin se ka adhuruar liderin. Prokurori na ka futur në një situatë të palakmueshme. Shqipëria ka qenë i vetmi vend në rajon që nuk ka pasur përplasje etnike.

Të gjitha vendet që e rrethojnë Shqipërinë janë të mbushura me problem etnike, etnonacionalizëm, dhe është dash me çdo kusht që Shqëipëria të ishte jashtë këtyre problematikave.

Ka qenë një prej oazave ku mundesh të jetoje pa asnjë problem me grekët. Por as grekët nuk duhet të shesin moral për të drejtat e njeriut, pasi aty nuk ka asnjë grup etnik grek kur 40% e banorëve nuk janë grekë”, tha Haxhiu.