BREAKING NEWS

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e COVID, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë
x

Politike

Shoqatat e ish-pronarëve japin alarmin, deputetë të PS dhe PD po vjedhin tokat në bregdet me dokumente false, betejë të re me qeverinë në Strasburg

Shoqatat e ish-pronarëve japin alarmin, deputetë të PS dhe PD po
Shoqatat e ish-pronarëve kanë dhënë alarmin për një fushatë të re grabitjesh pronash në bregdet. Krerët e shoqatave thanë se zyrtarët e lartë të PD dhe PS po bëjnë kërdinë me pronat në zonat me përparësi turizmin. Me dokumente false dhe me anë të personave të tjerë deputetë të PS dhe PD po përvetësojnë dhe po tjetërsojnë qindra-mijëra hektarë tokë.
 
I kontaktuar nga gazeta “Sot” , kreu i Shoqatës “Pronarët e Myzeqesë”, Stavri Semanjaku, deklaroi dje se pronat në bregdet po vidhen me shumicë nga politikanët dhe persona me dokumente false bëhen pronarë në tokë të të tjerëve. Në kërdinë e vjedhjes së tokave me përparësi turizmin, Semanjaku, përfshinë edhe Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Kryetari i shoqatës “Pronarët e Myzeqesë”  nënvizoi se dhënia e tokës me 1 euro në zonat me përparësi turizmin ka qenë një proces shkatërrues i pronësisë në bregdet.
 
“Me pronat po bëhet kërdia. Pronat në bregdet janë vjedhur dhe po vidhen me shumicë nga politikanët nëpërmjet asaj që quhet Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronav, por që sipas meje ajo është agjencia e vjedhjes së pronave. Qeveria e kaluar dhe gjithë qeveritë e tjetra kanë mbështetur hajdutët e pronave. Deputetë të djathtë dhe të majtë po testojnë pronat. Nëpërmjet këtyre hajdutëve, që janë miqtë e tyre, kanë përfituar me 1 euro prona në bregdet dhe janë njohur pronarë me dokumente false njerëz, miq të zyrtarëve. Edhe pse pronarët protestojnë askush nuk i dëgjon”, deklaroi dje për gazetën “Sot”, kreu i Shoqatës “Pronarët e Myzeqesë”, Stavri Semanjaku. Këtë fakt e deklaroi edhe kryetari i shoqatës “Borshi”, Ylber Hysi. Sipas kreut të kësaj shoqate, gjithë tokat e Borshit në Sarandë, janë vjedhur nga deputetët. “Borshin e kanë shitur komplet politikanët”, deklaroi Hysi. 
 
Ligji në Strasburg
 
Edhe pse ligji pas miratimit në Kuvend mund të kalojë në Gjykatën Kushtetuese për të parë përputhshmërinë e tij me nenet, krerët e shoqatave nuk kanë besim as në këtë organ. Kryetari i shoqatës “Pronarët e Myzeqesë”, Stavri Semanjaku, deklaroi dje se nëse Gjykata Kushtetuese e miraton ligjin e qeverisë për kthimin dhe kompensimin e pronave në formën që është aktualisht, ata do ta ankimojnë në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg. “Ne kemi deklaruar se nëse qeveria vazhdon të këmbëngulë me kokëfortësi në këtë ligj, ne do ta çojmë në Gjykatë Kushtetuese. E dimë që Gjykata Kushtetuese në shumicën e rasteve është gjykatë politike dhe do të përkrah qeverinë dhe jo pronarët. Nëse Gjykata Kushtetuese e kalon këtë ligj në formën e propozuar nga qeveria, ne do ta çojmë në Strasburg”, theksoi Semanjaku. Ligji i ri për kthimin dhe kompensimin e pronave është kundërshtuar jo pak nga shoqatat e pronave. Ky ligj është prezantuar nga vetë kryeministri që ka deklaruar se bën drejtësi me pronat. Në këtë prezantim ishin të ftuar edhe kryetarët e shoqatave por që braktisën prezantimin në shenjë proteste pasi propozimet e tyre nuk janë marrë parasysh në draftligjin për pronat.  Erneta Shevroja
 
 

Më të lexuarat