BREAKING NEWS

Ministria del me bilancin zyrtar/ Si u zgjerua harta e koronavirusit, ja sa raste të reja kemi në 24 orët e fundit

Ministria del me bilancin zyrtar/ Si u zgjerua harta e koronavirusit, ja sa
x

Politike

Shoqëria Civile kërkon që LDK të publikojë marrëveshjen me Listën Serbe para votimit të qeverisë

Shoqëria Civile kërkon që LDK të publikojë

Marrëveshjet për bashkëqeverisje të LDK-së me AAK-në dhe NISMA-n janë bërë publike, por jo ajo edhe me Listën Serbe.

Nga kjo parti janë arsyetuar se marrëveshjet i kanë publikuar vetë partnerët e koalicionit të ardhshëm dhe se ajo subjekti politik nuk ka publikuar asnjë marrëveshje.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se sot se marrëveshjen me Listën Serbe do ta publikojë vetë i dekretuari për kryeministër Avdullah Hoti.

Mirëpo Shoqëria Civile kërkon që publikimi i marrëveshjes LDK-Lista Serbe duhet të bëhet para se qeveria e re të votohet në Kuvend.

“Jo pse duhet të konspirojmë ndonjë marrëveshje mes LDK-së dhe Listës Serbe, por është përgjegjësi ndaj publikut dhe për hir të transparencës është më se e duhur që sa më pare. Marrëveshja të publikohet me patjetër para krijimit të qeverisë”, ka deklaruar për “RTV Dukagjinin” Allen Meta nga Demokracia për Zhvillim (D4D).

Tashmë AAK-ja ka publikuar pesë emrat e ministrave të saj në Qeverinë Hoti.

NISMA do të ketë dy ministri dhe postin e zëvendëskryeministrit por ende nuk ka përcaktuar emrat se kush do të drejtojë këto dikastere./RTV Dukagjini/

Më të lexuarat