Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shpërthen 16-vjeçari ndaj Ramës, i përplas të vërtetën në fytyrë : Me ç’të drejtë merrni emailin tim për të më shkruar?

 Shpërthen 16-vjeçari ndaj Ramës, ja plas të gjitha në sy: Me ç’të drejtë merrni emailin tim për të më shkruar?

Postuar: 14/04/2016 - 09:03

Përshëndetje zoti Rama, ju shkruaj sot se ndihem i ofenduar përtej çdo limiti nga ju, qeverisja juaj dhe partia juaj. U mundova të shtiresha si i interesuar për nismën tuaj, rekrutimin e të rinjve në politikë, për të parë se deri në çfarë pike do të shkonit, por nuk mundem të shtirem më; ju shkuat tepër larg!
 
Në rradhë të parë dua t’iu them se ata 10 të rinjë që u sollën prurje njerëzore në parti nuk janë aktivista, por servila. Ka oqeane të tëra mes aktivizmit dhe servilizmit, mos i barazoni, mos na ofendoni! Aktivista ata që ju sjellin më shumë veta në parti? Jo, janë servilat që këndojnë për të marrë ca minuta mburrjeje e ca minuta vëmendjeje. Aktivista ata që plotësojnë ëndërrat për pushtet të palimituar të ENVERËVE të ringjallur? Jo jo, janë servila që lypin pak pushtet!
 
Nuk jam kompetent i fushës e ndoshta nuk më takon të flas, por mendoj se është anti-ligjore që ju e partia juaj të terrorizoni shkolla të tëra e të kërkoni me ngulm emailet e të gjithë nxënësve të shkollave shqiptare. E në mos diçka anti-ligjore, është jo morale, madje jo etike që ju, kryetari i PS të kërkoni emaile të nxënësve të një shkolle shqiptare, që me kushtetutë është institucion apartiak. Zoti Rama, keni përdorur një institucion apartiak për të bërë parti! Ndihem i ofenduar! Vendosët një taks për arsimin dhe e quajtët reformë. Doni të fusni fenë në shkollë pa futur më parë mësues të aftë për mësimdhënie. Doni të dixhitalizoni shkolla, doni t’i bëni qendra komunitare…
 
E dini ju që rreth 1002 shkolla kërkojnë rikonstruktim të menjëhershëm? E dini ju që ka shkolla që përbëjnë rrezik për jetën e nxënësit e të mësuesit? Shkolla pa tualete, pa dyer, pa dritare, pa shkumësa, pa çati, ngrohje jo e jo..Jam nga Samiu, shkolla me rezultatet më të mira në Shqipëri dhe ne nuk kemi shkumësa, nuk kemi tualete funksional, nuk kemi ambjente sportive. Imagjino një shkollë në periferi. Zoti Rama, në vend që ta shihni Shqipërinë e shkollën shqiptare si një problem që ju duhet ta ngrini e të keni vullnetin ta rregulloni, ju po e shihni atë si një vend rekrutimi në shërbim të pushtetit tuaj. Ndihemi të ofenduar!
Shkatërroni pyje e habitatet për hirë të ca HEC-eve. Prisni pemë e mbillni beton dhe e quani rilindje urbane. Ofendoni aktivistë duke i përbuzur me arrogancën e një psikopati me pushtet të palimituar. Jam i ri, e ardhmja ime këtu ndihet e ofenduar! E quani rilindje të gjithë qeverisjen tuaj. Por parlamenti shqiptar sot ka më shumë kriminel seç ka nëpër burgje. Kërkoni referendum dhe pastaj blini e shantazhoni votat; ç’lider jeni ju? Drejtimi i duhur për bashkinë e Lushnjes sot i tha një zonje:”Ta fus portoflin në gojë”. As në rrugë nuk e gjen një fjalor të tillë. 21-Janari ende mbetet pa fajtor. Shëndetësia është falas vetëm për Ilir Beqajn. Papunësia ende vlon, se në këtë vend mund të pasurohen vetëm Taulantët e Ballës. Familjet shqipëtare ende sharrojnë për bukë, se Enveri vdiq vetëm për t’u ringjallur tek Sala, ju, dhe shokët tuaj. Zoti Rama, artistët i japin kuptim jetës, artist si ju nuk njeh historia. Mohoni punën e mediave.
 
Jua falim, e dimë që janë të lidhura me pushtetin. Mohoni punën e opozitës. Jua falim, sot Shqipëria ka një opozitë që nuk përfaqëson dot veten, e jo më shqiptarët; opozitë që vjedh kauza. Por të ofendoni pedagogë, filozofë, aktivist, shoqëri civile? Nuk ua falim! Zoti Rama, jam i ofenduar!.. Nuk dua të tejzgjatem… Për paaftësinë tuaj në qeverisje, për arrogancën tuaj mund të shkruhen romane. Të gjithë shqiptarët e dinë që me Saliun ishim kombi gri, me ju u bëmë kombi i zi. “Së bashku për më tej”,- shkruani ju… “Po ku?”- unë një 16-vjeçar, pyes.
 
Ku po ikim zoti Rama? Na keni hedhur në një greminë dhe e vetmja parashutë që mund të na ndalojë është rinia, rinia në të cilën unë bëj pjesë; rini që po ikën jashtë për të mos u kthyer më kurrë, sepse ju Zoti Rma nuk e mbështesni po e ulni, e shtypni dhe e detyroni të serviloset. Zoti Rama, jua dërgoj këtë letër me shpresën që asnjë nga prindërit e mi të mos pushohen nga puna, se kam folur kundër regjimit. Kam dhe shpresën e madhe që do marrë një përgjigje për çdo problem që në mënyrë cinike kam ngritur; një përgjigje nga ju e jo nga stafi juaj prej të paaftësh me ide të shëmtuara propagandistike.
Ndjesë se ndoshta ju mora shumë kohë! -Dosti.
 
dosti
 
2
 
3
 
 
 
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/06/2019 - 15:12

Pas reagimit të kreut të PD-së Lulzim Basha për anulimin e misionit të vëzhguesve të Këshillit të Evropës për votimet e 30 qershorit, ka ardhur edhe përgjigjja e kryeministrit Rama.

Postuar: 26/06/2019 - 15:12

Katya Andrusz, Zëdhënësja e OSBE/ODIHR konfirmon se Këshilli i Europës nuk do të monitorojë zgjed

Postuar: 26/06/2019 - 15:10

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka bërë një parashikim shumë optimist dhe domethënës për atë që p

Postuar: 26/06/2019 - 15:08

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste dhe kreu i grupit parlamentar të kësaj partie, Taul

Postuar: 26/06/2019 - 14:46

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha gjatë një konference të jashtëzakonshme, tha se përgjimet e &lsquo

Postuar: 26/06/2019 - 14:27

Pas anulimit të misionit të vëzhguesve të Këshillit të Evropës për votimet e 30 qershorit, k

Postuar: 26/06/2019 - 14:18

Gent Cakaj, ministri i Jashtëm ka deklaruar se lajmi se KE ka anuluar delegacionin e tij për të v