BREAKING NEWS

Italia nuk ka qetësi! Tërmeti i fortë shkund jugun e vendit, ja sa ishte magnituda

Italia nuk ka qetësi! Tërmeti i fortë shkund jugun e vendit, ja
x

Politike

Shpërthen e revoltuar Mesila Doda: Po na shkatërrojnë familjen! T’i themi “JO” këtij neni!

Shpërthen e revoltuar Mesila Doda: Po na shkatërrojnë
Deputetja e PDIU, Mesila Doda, e cila ka shprehur hapur qëndrimin e saj kundër komunitetit LGBT, ka “shpërthyer” me akuza në një status në rrjetin social Facebook.
 
Doda ka deklaruar se martesa mund të lidhet ndërmjet një burri dhe një gruaje, duke kundërshtuar ndryshimin në nenin 18 të Kushtetutës, pika 2. Ajo ka thënë se duhet përmirësuar drejtësia, por jo duke goditur strukturën shoqërore.
 
Ja statusi i Mesila Dodës në Fb:
 
Vazhdon Konspiracioni Kundër Familjes. Në heshtje, fare pa u ndjerë kaloi lajmi që Komisioni i posaçëm për Reformën aprovoi nenin që ndryshonte nenin 18 të Kushtetutës, pika 2, i cili ndryshohet si vijon:
 
Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, identiteti gjinor, orientimi seksual, gjendja ekonomike, pasurore, arsimore, origjina sociale, lindja, aftësia e kufizuar, përkatësia shoqërore, prindërore ose të tjera. 
 
Në paragrafin e mësipërm janë shtuar togfjalëshat orientimi seksual dhe identiteti gjinor. Futja e këtyre togfjalëshave çel rrugën për goditjen dhe rrëzimin e menjëhershëm të nenit 7 të Kodit të Familjes, i cili parashikon se “Martesa mund të lidhet ndërmjet një burri dhe një gruaje”. Ky nen nuk ka asnjë lidhje e asnjë arsye të futet si mish i huaj bashkë me paketën Kushtetuese për Drejtësinë. 
 
Të përmirësojmë sistemin e drejtësisë, Po. Të godasim strukturën tonë shoqërore, JO. Unë i bëj thirrje çdo kolegu të kundërshtojë aprovimin e një neni të tillë që godet thelbin e sistemit tonë shoqëror. Asnjë reformë apo ndryshim në emër të së cilës fshihet një deviacion i tillë i familjes nuk mund të gjej përkrahjen e deputetëve dhe cilitdo burri, gruaje, vajze a djali që kërkojnë një jetë në respekt të ligjeve natyrore e atyre hyjnore. Unë nuk e votoj një nen të tillë. Le të bashkohemi të gjithë për t’i thënë jo këtij atentati kundër familjes.