Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shpërthen sherri në Gjirokastër, LSI i shkarkon PS kryetarin dhe nënkryetarët e Këshillit Bashkiak, Kryemadhi braktiset nga një tjetër këshilltar

Postuar: 13/03/2018 - 07:51

Gjirokastra është kthyer në arenë të sherrit mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Po ashtu, ky qytet ka hedhur ditën e djeshme edhe piketat e para të aleancës PD-LSI. Pas shkarkimit të pak ditëve më parë të tre administratorëve socialistë të Cepos, Picarit dhe Lazaratit, kryebashkiakja Zamira Rami emëroi në krye të njësisë administrative Lazarat, Benard Pollo, i cili mban njëkohësisht postin e kryetarit të PD-së në Lazarat. Ndërkohë që dje ka pasur të tjera zhvillime. Gazeta ka deklaruar se mes Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike ka nisur një bashkëpunim, teksa dje zhvillime të vrullshme përfshinë Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës. Sipas informacioneve të gazetës, aleanca PD-LSI ka marrë drejtimin e Këshillit Bashkiak, duke bërë shumicën e votave, me vetëm një më shumë se PS. Me 16 vota pro të opozitës, është shkarkuar kreu i Këshillit Bashkiak, Roland Karralli dhe në vend të tij është emëruar Mimoza Çomo, e cila vjen nga radhët e demokratëve. Po kështu janë shkarkuar edhe dy nënkryetarët e këshillit, Ardian Hyska dhe Merita Isarai, vendin e të cilëve e zunë Gramoz Braho nga Partia Demokratike dhe Mirela Mamani nga Lëvizja Socialsite për Integrim. Pra përmes kësaj lëvizje, Kryemadhi lë të nënkuptohet se PD dhe LSI nuk janë thjesht dhe vetëm në një koalicion opozitar për të rrëzuar qeverinë “Rama 2”, por kanë nisur të ndajnë edhe pushtet me njëra-tjetrën në nivel vendor. Madje, përmes kësaj taktike Kryemadhi duket se po “josh” Partinë Demokratike, e cila është në dilemë për një bashkëpunim me LSI-në, duke iu dhënë një mesazh të drejtë demokratëve, me anë të së cilit tregon se ajo dhe partia e saj janë besnike ndaj tyre.

Këshilltari i LSI shkon tek PS

Megjithatë, nuk ndalet me kaq pasi Këshilli Bashkiak në Gjirokastër dje është përfshirë edhe nga disa ndryshime deri diku të paralajmëruar si nga gazeta ashtu edhe nga burimet e Partisë Socialiste të këtij qyteti. Sipas informacioneve të gazetës, një këshilltar i Lëvizjes Socialiste për Integrim është larguar nga kjo parti. Bëhet fjalë për Arben Rexhën (, i cili i është bashkuar grupit të këshilltarëve të Partisë Socialiste. Por kjo nuk është lëvizja e parë e Rexhës. Kujtomë që në tetor 2016, disa muaj përpara zgjedhjeve parlamentare, Rexha u largua si këshilltar i Partisë Republikane për të shkuar drejt LSI-së. Asokohe, ai e justifikonte në këtë mënyrë ikjen drejt LSI-së. Sidoqoftë, pas kalimit të Arben Rexhës te Partia Socialiste, kjo e fundit shkon në 15 këshilltarë. Ndërsa Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë shumicën me 16 këshilltarë. Por një shumicë e tillë është lehtësisht e brishtë dhe e ndryshueshme, ku kryetari i ri i Këshillit Bashkiak dhe dy vartësit e tij mund të ndryshojnë sërish, pasi burimet i thanë gazetës së në ditët në vijim priten të tjera dezertime nga radhët e partisë së Kryemadhit për t’iu bashkuar socialistëve. Gjithsesi, mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim. Më herët, nënkryetari i Këshillit Bashkiak nga radhët e LSI Adrian Hyskaj, ka braktisur partinë që drejtohet nga Monika Kryemadhi dhe i është bashkuar grupit të këshilltarëve të Partisë Socialiste. Ndërsa e njëjta gjë ka ndodhur edhe me këshilltarin tjetër nga radhët e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Selaudin Mosho, i cili i është bashkuar PS-së./Rigels SELIMAN

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 30

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 09/12/2018 - 21:03

Pas thirrjes publike për dialog, Rama i është përgjigjur studentëve që kanë shkruar në llogarinë e tij në Facebook.
 

Postuar: 09/12/2018 - 20:44

Pasi kryeministri Edi Rama u kërkoi dialog studentëve ditën e sotme, ka reaguar dhe LSI.

Postuar: 09/12/2018 - 20:39

Rreth orës 11:00 situata është tensionuar, pasi një grup studentësh i kanë hequr megafonin pedago

Postuar: 09/12/2018 - 20:11

Pas pesë ditësh protestë para Ministrisë së Arsimit, për të dytën herë studentët kanë marrë një p

Postuar: 09/12/2018 - 19:58

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar pas mesazhit, që kryeministri Rama iu p

Postuar: 09/12/2018 - 19:46

Pas denoncimeve të shumta në media, tanimë Partia Demokratike ka dalë hapur në krye të protestës.

Postuar: 09/12/2018 - 18:35

Pas pesë ditësh protestë para Ministrisë së Arsimit, për të dytën herë studentët kanë marrë një p