Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shpallet kandidimi për anëtarë të Bordit Mbikëqyrës të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, ja kriteret dhe afati i dorëzimit të aplikimit

Postuar: 11/12/2017 - 20:14

Shpallet kandidimi për anëtarë të Bordit Mbikëqyrës të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile. Kryeministria ka shpallur njoftimin dhe konkurrimi është i hapur për përfaqësues që i përkasin shoqërisë civile.

Në kriteret e përgjithshme përfshihet, të jetë shtetas shqiptar, të jetë person i padënuar apo ndaj të cilit nuk janë dhënë masa sigurie apo dënim me vendim jopërfundimtar për kryerjen e krimeve, në përputhje me parashikimet e ligjit nr.138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar.

Ndërsa sa i përket kritereve të veçanta, kandidati duhet të ketë jo më pak se 3 vjet përvojë pune me organizatat e shoqërisë civile; Të mos jetë deklaruar përgjegjës për keqmenaxhimin e ndonjë personi juridik, me pasojë falimentimin e tij; Të ketë ekspertizë në grantdhënie ose në zbatim projektesh (vlerësohet me

Kandidati duhet të mbështetet nga të paktën 5 organizata jofitimprurëse (OJF) ose organizata të shoqërisë civile, që punojnë në të njëjtën fushë ekspertize ose në fusha të ngjashme. Një OJF ose organizatë e shoqërisë civile mund të mbështesë vetëm një kandidat.

Brenda 15 ditëve punë nga data e njoftimit, organizatat e shoqërisë civile duhet të paraqesin kandidatët përkatës, së bashku me dokumentet e nevojshme, përfshirë, kërkesën për aplikim; curriculum vitae; referencat dhe letrat mbështetëse nga 5 organizata jofitimprurëse; dokumente dhe deklarata të tjera provuese për vërtetimin e përmbushjes së kritereve të kandidimit, si më lart.

Afati i dorëzimit të aplikimit, është deri më 4 janar 2018.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 11

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/06/2018 - 18:31

Partia Demokratike ka reaguar pasditen e sotme pas lajmit për sekuestrimin e 1.5 milion eurove në Portin e Durrësit, të fshehura brenda një makine tip Toyota Yaris.

Postuar: 24/06/2018 - 16:34

Ditën e sotme në portin e Durrësit u sekuestruan 1.5 milionë euro të fshehura në një makinë tip &

Postuar: 24/06/2018 - 13:48

Ramush Haradinaj, është rizgjedhur kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Postuar: 24/06/2018 - 13:20

Për shkak të axhendës së ngjeshur, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro nuk do të marrë pjesë në s

Postuar: 24/06/2018 - 12:59

Në ceremoninë e organizuar për sheshin “Skënderbej”, Rama foli për dikë që sipas tij

Postuar: 24/06/2018 - 12:48

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka, ka reaguar ashpër në lidhje me ceremoninë që është duke u zhvillu

Postuar: 24/06/2018 - 12:07

Duke folur në një ceremoni për sheshin Skënderbej i cili u vlerësua në Barcelonë, Edi Rama ka thë