Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shpallja nongrata i Edvin Kristaq Ramës dhe kukullës së tij Lindita Nikolla, vendim historik i studentëve tanë!

Shpallja nongrata i Edvin Kristaq Ramës dhe kukullës së tij Lindita Nikolla, vendim historik i studentëve tanë!

Postuar: 03/11/2015 - 13:55

Nga Sali Berisha  Të dashur miq, studentët anëtarë të Lëvizjes për Universitetet, në një vendim historik kanë shpallur persona nongrata Edvin Kristaq Ramën dhe kukullën e tij në arsim Lindita Nikolla. Ky vendim është historik sepse pas linçimit të Adil Çarçanit, kryeministrit të fundit të diktaturës në dhjetor të vitit ‘90 ky është rasti i parë në historinë e pluralizmit që një grupim jo partiak studentor shpall nongrata kryetarin e qeverisë. Vendimi është historik sepse studentët me lëvizjen e tyre po mbrojnë me guxim Kushtetutën e vendit, të drejtën kushtetuese të fëmijëve dhe të rinjve të dhunuar në mënyrë korruptive, flagrante nga Edi Rama me ligjin e tij për arsimin e lartë.
 
Vendimi i tyre është historik sepse Edi Rama, në një akt cnjerëzor mbylli dyert e universiteteve për te varferit e Shqiperise, i shndërroi ato në një molle të ndaluar për dhjetëra e dhjetëra mijëra te rinj shqiptar duke shnderrur varferine e familjeve te tyre ne gijotine per shkollimin e tyre dhe te ardhmen qe meritojne.
 
Me kete ligj Edi Rama, i blere koke e xhep nga universitetet private te klienteles, punon tashme vetem per interesat e tyre dhe shkelmon ne menyre flagrante interesat publike te qytetareve tane. Me ligjin e tij, Edi Rama ka dekapituar teresisht lirine akademike dhe autonomine e universiteteve tona. Prania e tij dje ne sallat e universitetit per takim me grupe interesi jashte universitare ishte nje provokim direkt i ulet i tij ndaj studenteve dhe pedagogeve qe nuk ndodh kurre ne nje vend te lire por qe me vezet e prishura ne tulle mori pergjigjen e merituar.
 
Duke mbeshtetur fuqimisht revolten e studenteve, ju bej thirrje nxenesve, gjimnazisteve, studenteve, prinderve te tyre, mesuesve, pedagogeve, mbare qytetareve shqiptar pa dallime partiake te mbeshtesin fuqishem revolten studentore per "Arsim Publik Falas", suksesi i te ciles eshte jetik per shkollimin e femijeve shqiptar, te ardhmen me te mire te tyre dhe te shoqerise tone! Studentet do te fitojne!
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/05/2019 - 23:59

Kryeministri Edi Rama e quan një lajm fantastik zbulimin e burimeve të reja të naftës në Shqipëri, pas testeve të para të kryera nga kompania SHELL.

Postuar: 24/05/2019 - 23:57

 Një ditë para protestës së opozitës së bashkuar, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi bën thir

Postuar: 24/05/2019 - 23:49

 Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku ka nxjerrë një udhëzim, ku i ngarkon Prokurores së

Postuar: 24/05/2019 - 23:23

Astrit Patozi, koordinator i Bindjes Demokratike gjatë emisionit “Zonë e Lirë” edhe p

Postuar: 24/05/2019 - 23:05

Opozita e re e kryesuar nga Rudina Hajdari i ka bërë një kërkesë Kuvendit për të ulur në tryezë t

Postuar: 24/05/2019 - 22:56

I pyetur në “Zonë e Lirë” nëse do të donte të bëhej kryeministër,  Astrit Patozi

Postuar: 24/05/2019 - 22:38

Gazetari Arian Çani nuk i ka kursyer kritikat Astrit Patozi lidhur me vendimin për të krijuar par