BREAKING NEWS

Lajmi i shumëpritur! Mbretëria e Bashkuar miraton vaksinën ‘Pfizer’ për përdorim (Ja kur nis shpërndarja masive)

Lajmi i shumëpritur! Mbretëria e Bashkuar miraton vaksinën
x

Politike

“Shpërdorim skandaloz”, PD publikon videon dhe denoncon ministren e Ramës: Harxhon 10 mijë euro çdo javë, shkon me helikopter për fushatë elektorale në Dibër!

“Shpërdorim skandaloz”, PD publikon videon dhe denoncon

Partia Demokratike, përmes ish-deputetit Xhemal Gjunkshi ka dalë sot me një denoncim për ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka. Teksa ka publikuar një video PD akuzon ministren se shkon me helikopter për fushatën e PS në Dibër duke harzhuar çdo janë 10 mijë euro.

"Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u zhvat shqiptarëve 10 mijë euro çdo javë, që të vijë me helikopter në Peshkopi për fushatë elektorale. Në vend që paratë të shpenzohen për të ndihmuar njerëzit në këtë kohë të vështirë, Olta Xhaçka përdor helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes për fushatën e PS në Dibër.

10 mijë euro çdo javë, prej gati një viti do të thotë që vetëm Olta Xhaka, për interesa privatë partiake, ka shpenzuar gati gjysëm milioni euro nga paratë e qytetarëve. Është një shpërdorim skandaloz, që revolton çdo qytetar, i cili harxhon 100 mijë lekë për tamponin në privat, që blen vetë bombolën e oksigjenit, që rri me frikë në zemër, se nuk ka ku të perplaset.

Shpenzimet marramendëse të Olta Xhaçkës, që për punë partie përdor helikopterin si taksi private, revoltojnë çdo biznes që vuan mungesën e mbështetjes nga kjo qeveri. Na kushton më lirë t’i largojmë këta njerëz të pashpirt dhe të pafytyrë, që tallen dhe vjedhin qytetarët", thotë ish-deputeti.

Më të lexuarat