
Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e COVID, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Shpërndarja e vaksinave anti-COVID për vendet e tjera, vjen lajmi i mirë nga SHBA

Shkruar nga SOT.COM.AL 7 Prill 2021
Shtetet e Bashkuara janë drejt realizimit të objektivit për të vaksinuar 200 milionë amerikanë deri në fund të prillit dhe administrata e Presidentit Biden po ndërmerr hapa për të ndihmuar vende të tjera me vaksina, duke emëruar një koordinatore për përgjigjen globale ndaj COVID-19.
Duke filluar nga 19 prilli, të gjithë të rriturit në Shtetet e Bashkuara do të jenë të kualifikuar të vaksinohen, dy javë më herët se afati i mëparshëm i 1 majit, njoftoi Presidenti Joe Biden.
"Aktualisht po administrojmë mesatarisht 3 milionë doza në ditë, mbi 20 milionë vaksinime në javë. Vetëm të shtunën, u njoftua se janë bërë mbi 4 milionë doza. Jemi vendi i parë që kemi vaksinuar plotësisht mbi 62 milionë persona”, tha presidenti Joe Biden.
Vendet e tjera u kanë bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që t’i ndihmojnë me vaksina dhe në fillim të javës zoti Biden emëroi eksperten e shëndetësisë, Gayle Smith si koordinatore për përgjigjen globale të administratës ndaj pandemisë.
Zonja Smith mbështet dërgimin e vaksinave të tepërta jashtë vendit.
"Udhëheqja amerikane është jashtëzakonisht e nevojshme dhe unë jam plotësisht e bindur se ne mund ta luajmë këtë rol", tha ajo.
Ndërsa shumë vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme kanë filluar imunizimin me vaksina kineze dhe doza të siguruara nga COVAX, mekanizmi i Kombeve të Bashkuara për shpërndarjen e vaksinave, ekspertët thonë se Shtetet e Bashkuara mund të bëjnë shumë më tepër se sa të ofrojnë dozat e tepërta.
"Amerika mund të ndihmojë në rritjen e kapacitetit prodhues për këtë qëllim. Mund vendosim rregull dhe transparencë në tregun e vaksinave në të gjithë botën. Aktualisht ky treg është jotransparent dhe kaotik", thotë J. Stephen Morrison, drejtor i Qendrës Globale të Politikave Shëndetësore në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare
Të martën, zoti Biden vizitoi një qendër vaksinimi në një kishë në Virxhinia. Administrata e tij ka krijuar një koalicion të drejtuesve fetarë dhe atyre të komunitetit për të bindur rreth 20 për qind të amerikanëve që sipas sondazheve, hezitojnë të vaksinohen.
Amerikanët gjithashtu po shkelin gjithnjë e më shumë protokollet shëndetësore, përfshirë një numër i madh njerëzish që festuan fitoren në një lojë basketbolli këtë javë.
“Kemi mbi 60,000 raste të reja çdo ditë. Dhe tani janë të rinjtë që po e përhapin virusin. Ata shkojnë në ndeshje sportive, shkojnë në restorante dhe bare", thotë William Schaffner, profesor i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin Vanderbilt.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, rreth 40 për qind e të rriturve në SHBA kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës dhe pothujse 20 për qind e popullsisë së përgjithshme është plotësisht e vaksinuar./VOA
Më të lexuarat


Tronditet Italia, 83-vjeçari vret gruan, djalin dhe pronarët e shtëpisë

Dilema për dozat Sinovac, zyrtari i lartë i kontrollit të sëmundjes në Kinë e pranon hapur ‘të metën’ e vaksinës

Vendim që pritej! Zbulohet a do marrë pjesë Meghan Markle në varrimin e Princit Philip

Ende pa një emër që do zëvendësojë Angela Merkel, DW: Kush do të jetë kandidati i partive CDU/CSU për kancelar?

E papritur! Boris Johnson nuk do të jetë i pranishëm në varrimin e Princit Philip, zbulohet arsyeja e këtij vendimi

Surprizon sërish Donald Trump, zbulon planin për rikthim: Do të rimarrim Shtëpinë e Bardhë në...

SHBA: Pikëpyetje për motivet e Moskës në kufirin me Ukrainën

Ky vend përballet me një tërmet të fuqishëm, shtatë viktima

Pse Amerika është kundër “pasaportës së vaksinimit”?

Pallati mbretëror në zi/ Princ Philip u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare, zbulohet dëshira e tij e fundit
