Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shpërthen Braçe: Ju trokisni në çdo qebaptore, unë nuk do ta mbyll gojën! Ja gjesti i Finos

Postuar: 11/10/2018 - 11:17

Deputeti i Partisë Socialiste njëherësh dhe Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, ka thirrur sot në një interpelancë Ministri ne Financave dhe të Ekonomisë për ligjshmërinë fiskale Të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Braçe në këtë interpelance ka kërkuar nëse FSHF ka ligjshmëri fiskale apo jo duke kërkuar përgjigje nga Ministri Ahmetaj.

Unë nuk pyeta se sa paguhen lojërat apo ekipet, pyeta prej muajit shkurt në mënyrën më të qartë, sa është tatimi mbi të ardhurat personave që paguhet nga FSHF dhe së dyti sa është 10%  që i takon buxhetit nga e drejta televizive që federata ka fituar 10 vitet e fundit.

Që në muajin shkurt, i kam kërkuar MF informacion për tatimet që paguhen nga FSH për çdo të punësuar në 50 vitet e fundit, pas konsumimit të përgjigjeve, përgjigjeve nuk kam marrë ende, kërkesa ime është gërmë për gërmë ligjore. Ca ka ndodhur që nuk jepet përgjigje? Ligji e thotë qartë, për tatimet mbi të ardhurat personave dhe shpërblimet. FSHF ka paguar 91 milionë për personelin, 230 milionë lekë për paga jashtë federatës.  Sa tatim është paguar për pagat jashtë federatës, se vlera është shumë më e madhe se pagat për personelin, apo për heronjtë nuk ka tatim, për këtë pyes unë, pse.

Nuk e toleroj dot talljen që është konsumuar kur unë ju kam drejtuar këtë letër. Për 10 vjet ku ka vajtur 10% i të drejtës televizive E kuptoj unë qe buxheti nuk ka nevoje për 300 mije dollarët e FSHF, po ligjshmëria fiskale është detyruese. Nuk mundet të ketë imunitet FSHF nga detyrimet tatimore. Pse duhet të pranojmë alibinë e një njeriu qe nuk heq dore nga një karrige atje. Pse i jepni imunitet atij institucioni, kur bëni detyrën dhe trokisni në çdo dyqan, kafenenë dhe qebaptore të këtij vendi. Nuk ta solla Rolandon ta krahasoje me Kristi Vangjelin, por për barazinë për detyrimet”, deklaroi Braçe.

Pas fjalës së Braçes, deputeti Bashkim Fino duartrokiti duke i thënë “Bravo, bravo, mbro të drejtën” si edhe nga salla i tha Ahmetajt: “Bëj detyrën!”

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/03/2019 - 13:35

Është shtyrë seanca paraprake te Krimet e Rënda për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Postuar: 21/03/2019 - 13:30

Ndërkohë që opozita po proteston para Kuvendit, një tjetër kandidat ka 'tradhtuar' PD duk

Postuar: 21/03/2019 - 13:23

Tension për disa momente në protestën e gjashtë të opozitës joparlamentare kundër qeverisë Rama

Postuar: 21/03/2019 - 13:15

Tre orë nga nisja e protestës së opozitës, ish-deputetët dhe drejtuesit e PD-së dhe të LSI-së jan

Postuar: 21/03/2019 - 13:14

Kryetarja e LSI-së,  Monika Kryemadhi, e më tej edhe ish deputeti Petrit Vasili ka deklaruar

Postuar: 21/03/2019 - 13:08

Ditën e sotme opozita po mban protestën e saj të 6, ku edhe shpëndarja e protestuesve është bërë

Postuar: 21/03/2019 - 13:02

Petrit Vasili, nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim së bashku me kryetaren Kryemadhi