BREAKING NEWS

Përditësimi më i fundit i situatës së Covid-19 në vend/ Ulet numri i infektimeve, Ministria publikon të dhënat: Ja sa persona kanë humbur jetën ditën e sotme

Përditësimi më i fundit i situatës së Covid-19 në
x

Politike

Shpërthen debati në Parlament, opozita paralajmëron bojkot nëse PS nuk tërheq draftin e “zgjedhores”, sherr Hajdari-Spiropali

Shpërthen debati në Parlament, opozita paralajmëron bojkot

Seanca plenare është shoqëruar ditën e djeshme me debate të shumta, ku debati i ashpër për hapjen e listave që ka ndodhur këto ditë në Këshillin Politik, ka mbërthyer dje sallën e Parlamentit. Edhe pse në rendin e ditës ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk ishin të përfshira, opozita parlamentare ka paralajmëruar bojkot nëse Partia Socialiste nuk tërheq draftin e reformës zgjedhore. Po ashtu ditën e djeshme është përplasur ashpër edhe deputetja Rudina Hajdari me ministren Elisa Spiropali. Deputetët e opozitës parlamentare, kërkuan diskutim dhe të merren parasysh propozimet e tyre. Sakaq deputeti i opozitës parlamentare, Andi Përmeti u ka bërë thirrje të fortë për bojkot të Parlamentit kolegëve të tij. Gjatë fjalës së tij në sallën e Kuvendit, Përmeti deklaroi se mazhoranca duhet të sjellë ligj për listat, në të kundërt ata duhet ta bojkotojnë. “PS të sjellë ligj për lista të hapura ose ta votojë me vota të blera”, tha Përmeti. Seanca e djeshme plenare është shoqëruar me debate të ashpra, ku deputeti i opozitës Adriatik Alimadhi është përjashtuar nga salla. Ndonëse Ruçi i është drejtuar që ai të lërë sallën, Alimadhi nuk ka pranuar që të dalë nga Kuvendi.

Përplasja Hajdari-Spiropali

Sakaq gjatë seancës plenare Hajdari dhe Spiropali u përplasën ashpër për çështjen e listave dhe Kodin Zgjedhor, ku nuk i kursyen as sulmet personale. Nga foltorja e Parlamentit, deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari shprehu kritika mbi propozimin e PS-së për hapjen e listave dhe duke u drejtuar deputetëve të mazhorancës tha se ky është mashtrimi më i madh që u është bërë shqiptarëve. “Kjo është një rezolutë e rëndësishme. Një nga pikat ka të bëjë me reformën zgjedhore. Është kyçi i këtij Parlamenti dhe i të ecurit përpara. Koha juaj ka mbaruar kolegë sepse e shoh në sytë e shqiptarëve. Kam takuar mijëra të rinj, njerëz punëtorë dhe të palodhur, njerëz që duan një të ardhme më të mirë. E ndjej në sytë e tyre që koha juaj ka mbaruar. Sot keni treguar që jeni ata njerëz që në kryefjalën e këtij Parlamenti ekziston mashtrimi dhe pandershmëria. Si ka mundësi që gjithë këta njerëz që takoj përfaqësohen nga ju. Kjo pandershmëri arriti kulmin me hapjen e listave nga PS. Edi Rama ishte vetë ai që i pa shqiptarët në sy dhe u tha që listat do të hapen. Ky mashtrim do të renditet si mashtrimi më i madh në historinë 30-vjeçare. Si i mashtroni shqiptarët në këtë lloj mënyre. Unë e kam një përgjigje. Ju keni frikë nga populli. Ju keni frikë nga vota e qytetarëve shqiptarë”, tha Hajdari. Ndërkohë në përgjigje të Hajdarit, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i kërkoi që të tregohet më e përmbajtur dhe të mbajë përgjegjësi për ato që thotë. Ajo tha se Hajdari nuk merr dot vota dhe e ftoi që të dalë për ta provuar. “Mbaj gojën Rudina, vëri fre gojës. Nuk të kanë asnjë borxh që i akuzon për korrupsion. Nëse ne këtu mbajmë përgjegjësi për listën tonë, mbaj dhe ti përgjegjësi për të gjithë, dhe për anëtarët e familjes tënde biologjike e politike. Nëse do flasësh këtu për zgjedhje, ti nuk je e votuar. Dil tani në votë dhe shihe se sa merr. Pije detin Rudina dhe shihe se ku do të dalësh. Këtu jemi për të diskutuar mbi rezolutën për integrimin, së bashku me Taulant Ballën dhe bashkëkryetarë të tjerë. Nuk iu referove fare rezolutës. Roli i këtij Kuvendi ka qenë i rëndësishëm. Do ishte në nderin e këtij Kuvendi të përmendnit mbështetjen që kanë dhënë partnerët tanë në këtë çështje. Nuk është dita e parë e reformës zgjedhore. Kemi vite që duam të ulim në tavolinë një opozitë që ka kohë që ka dalë nga binarët. Propozimi i PS për ndryshimin e Kodit Zgjedhor është serioz”, tha Spiropali.

Më të lexuarat