BREAKING NEWS

“Le të mbajmë sytë te topi dhe loja jonë”, Adi Krasta ‘shpërthen’ ndaj Mini-shengenit dhe ia thotë troç Ramës: Kryeministri më shumë se të tjerët është...

“Le të mbajmë sytë te topi dhe loja jonë”, Adi
x

Politike

Shpërthen ish deputeti i PD-së: Bar do të hamë dhe këtë nuk e pranojmë

Shpërthen ish deputeti i PD-së: Bar do të hamë dhe

Ish deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj i ftuar  në A2 CNN  tha se kauza e Partisë Demokratike ka fuqi të madhe dhe sot shqiptarët nuk mendojnë më vetëm për interesin e tyre të vogël, por kanë brumin për të menduar për gjëra të mëdha si liria e zgjedhjeve dhe demokracia.

 
Kur moderatori Endri Xhafo se kjo ngjan me frazën “bar do të hamë dhe parimet nuk i shkelim”, anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike tha: “E kundërta, bar do të hamë dhe diktaturën nuk e pranojmë”.
 
“Në fakt as bar nuk po hanë sepse situata ekonomike është shumë e keqe. Asnjë kryebashkiak i djathtë apo anëtar kryesie dhe të gjithë ata që ishin prezentë në atë mbledhje ku u diskutua djegia e mandateve nuk kanë pasur asnjë kundërshtim në lidhje me djegien e mandateve nga ana jonë. Të gjithë ishin të bindur se në atë situatë ku kishte degraduar Parlamenti, ishte rruga e vetme. Asnjë nga kryetarët tanë të bashkive, në momentin kur vendosëm që nuk do të merrnim pjesë në zgjedhje, nuk pati pakënaqësi. Ata e kuptuan se kjo lëvizje e rëndë që bëmë, sepse është e rëndë, do të sillte më pas dobishmëri jo vetëm për PD-në, por dobishmëri publike”, deklaroi Alibeaj.