BREAKING NEWS

“Kjo është një ditë që kam dashur të vijë prej kohësh”/ Emocionohet kryeministri Rama, nderon në Kosovë akademikun shumë të njohur me “Yllin e Medaljes”: Zotni burrë, vetëdija e tij është tipar dallues!

“Kjo është një ditë që kam dashur të
x
BREAKING NEWS

Vizita e Ramës në Prishtinë, kryeministri zbulon për çfarë kanë rënë dakord me Albin Kurtin: Do ndodhë në javën e fundit të nëntorit

Vizita e Ramës në Prishtinë, kryeministri zbulon për
x
BREAKING NEWS

“Serbia po bën manovra teatrale luftarake”, kryeministri Rama mban qëndrimin e prerë për tensionet në Veri dhe jep mesazhin e fortë: E drejta është me...(VIDEO-LIVE)

“Serbia po bën manovra teatrale luftarake”, kryeministri Rama
x
BREAKING NEWS

Kurti me Ramën në konferencë të përbashkët, kryeministri i Kosovës mesazh të fuqishëm

Kurti me Ramën në konferencë të përbashkët,
x
BREAKING NEWS

Luan Hoxha, personi kyç që rrezikon të dërgojë Berishën drejt SPAK, gjenerali zbërthehet te amerikanët për aferën e Gërdecit

Luan Hoxha, personi kyç që rrezikon të dërgojë
x
BREAKING NEWS

Kabllogramet e Wikileaks për Gërdecin, ja raportimet e Luan Hoxhës në ambasadën amerikane dhe akuzat ndaj Shkëlzen Berishës

Kabllogramet e Wikileaks për Gërdecin, ja raportimet e Luan
x
BREAKING NEWS

"CDU si e paralizuar", humbje e ndjeshme për Unionin pas epokës Merkel, ja rezultati paraprak i zgjedhjeve në Gjermani

"CDU si e paralizuar", humbje e ndjeshme për Unionin pas
x

Politike

Shpërthen keq Kreshnik Spahiu, ngre alarmin mbi atë çfarë po ndodh në vend: Po rrënon turizmin shqiptar

Shpërthen keq Kreshnik Spahiu, ngre alarmin mbi atë çfarë

Avokati i njohur Kreshnik Spahiu ka bërë një reagim të fortë lidhur me atë çfarë ndodh në bregdetin shqiptar.

Postimi i Spahiut

Ju lutem lexojeni deri në fund, jo titullin

Riviera shqiptare, një tokë e bekuar nga Perëndia, që po kallet nga ligësia.

Nga Kreshnik Spahiu

Ne mes të plazhit çdo 5 minuta shfaqet ndonje fshatar me gomar dhe dy koshae fruta:

Fiqtë 13.000 lekë/kg

Qershitë 8.000 lekë/kg.      .... etj etj

Ndokush mund të thotë: Ai fshatari është i varfër dhe mban familjen me atë koshin me fiq.

Dakort Dakort por kjo logjikë e njerzve të çmendur ka rrënjosur një mentalitet spekulues dhe shkatrrues për shoqërinë shqiptare dhe po rrënon turizmin shqiptar çdo ditëu për këto arsye:

- këta fshatar me gomar nuk paguajnë as qira dyqani dhe as taksa apo tatime dhe sërish kanë çmime 10 fish të larta duke çuar në faliment ata mijera fshatar të tjerë që kanë dyqane fruta-meresh dhe detyrohem paguajne qira dhe taksa duke pasur një kosto më të lartë.

- Këta fshatar me gomar, në shumicën e tyre janë mashtrues ordiner sepse nuk kanë fruta bio nga ferma e tyre por i kanë blerë tek maunet me shumicë që vin nga Mqedonia

- Këta fshatar me gomar, janë sepektivë dhe largojnë turistët. Ata ndryshojnë çmimin sipas surratit dhe origjines së turistit. Ata janë shesin kosovarve me 12 euro/kg, polakve me 10 euro/kg, maqedinasve me 9 euro/kg e keshtu me rradhe.

- Këta fshatar me gimar i shesin fruta perimet më shtrenjtë se në Itali, Francë, Spanjë, Amerike dhe në injorancen e tyre mendojne qe ata turista që kan lek nuk marrin vesh nga ushqimet apo nga cilesia e tyre. Harrojne qe turisti elitar la shetitur gjithe boten dhe ben me lehtesi dallimin e çmimit apo cilësisë.

- Këta fshatarët me komar janë dhe totalish të pisët dhe jo higjenik sepse i shesin jashtë çdo statndado të ruajtjes së temperaturave. Ata e shesin kg e fiqeve 12 euro po nuk blejne nje mini-ftohes apo larës 20 euro per ta ruajtur dhe tregtuar me standatd mallin  i cili mund te helmoj edhe qentë e plazhit e jo më turistët.

- Këta fshatarët me gomar cënojnë dhe imazhin e turizmit kur shfaqen në bregun e hoteleve me 5 yje duke uluritur “fiq, rush, banane” dhe duke ecur me gomarin e fshatit mbi të vilin janë mbledhur 2000 miza të zeza kali.

Për këto arsye mos ju duket çudi që turistët e juaj apo shqiptar, nuk shkelin dy herë në bregdetin shqiptar duke mos përsëritur gabimin e parë.

Dhe problemi nuk është vetëm tek fshatarët që kanë çmimet më të shtrenjta në botë pavarsisjt se nuk paguane qira apo taksa por tek cdo operator që lidhet me turizmin:

- tek taksisti që po të pa nga Kosova të merr 50 euro,

- tek lavazhisti makinës që të merr 20 euro po ishte nga Tetova,

- tek kamarieri që të rri me turi sikur po i kërkon lek borxh,

- tek pronari restorantit që nëse nuk porosit 3 shishe verë të thotë tavolina është e rezervuar,

- tek pronari hotelit që nëse paguan dikush më shumë se ty, mund të ngelësh në recepsion duke të thene: Na është prish kompjuteri dhe nuk na ka ardh rezervimi yt,

- tek pronarët injorant të Bareve që në ora 7 te mengjesit nuk të lejojne të shijosh valët e detit por ngren muziken me tallava ne kup te qiellit,

- tek pronarët e zhezlloneve që janë me pistoleta në brez dhe gjuanë gjithë vajzat kliente në çadrat e tyre.

- tek ndërtuesit që pushtojnë hapsira dhe rrafshojnë pemët në bregdet.

Me pak fjal? nuk po e krahasoj dot as me Afrikën se skemi shanc ti afrohemi traditave turistike të Egjiptit, Tunizisë, Marokut, Afrikës Jugut etj.

Thjesht kemi ngel në nivelin e turizmit me gomar, të cilin ende si shoqëri me injorancën tonë nuk e kuptojmë që po e rrënojmë çdo vit.

Ahhh më falni se harrova djegien e koshave të plehrave që digjen në flak çdo 100 metra në btegdet, aq sa kur fluturon me avion të duket jo sikur fluturon në Rivierë por në një tokë e djegur dhe mbuluar në tym.

Mbani hundën përpara se avioni të hap dyert...

Po zbresim në tokën e bekuar që na ka falur Perëndia, që po kallet nga ligësia.

Më të lexuarat