Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shpërthen “lufta” Rama-Basha për vetingun, kryeministri nxjerr blof opozitën, PD-LSI kërkojnë skanim të politikës për të shmangur disfatën në zgjedhje

Postuar: 19/09/2018 - 10:03

Kryeministri Edi Rama dhe kryeopozitari Lulzim Basha janë përplasur dje për vetingun në politikë. Por teksa opozita kërkon me ngul që ky proces të bëhet sa më shpejt, për qeverinë kjo është një lëvizje strategjike e Bashës dhe Kryemadhit. Dje Basha mbajti një konferencë shtypi, ku dha sqarime për draftin e propozuar dhe i bëri disa ultimatume kryeministrit që të mos e vonojë procesin duke e dërguar në Venecia. Mirëpo nuk mungoi reagimi i Ramës. Kryeministri përmes një postimi në rrjetet sociale e ka bërë të qartë arsyen se përse PD e LSI e duan tani vetingun në politikë. Sipas tij, kjo është një lëvizje për të shmangur disfatën në zgjedhjet vendore. “Ai krimineli është shoku i burrit të motrës së kundërshtarit tim. Mamaja e tij ka lidhje me tre komshi kriminelë. Krushku i njërit është trafikant që del i lidhur me kundërshtarin tim. Shans për të marrë pushtet me zgjedhje unë s'kam. Prandaj dua Veting për lidhjet e tij me krimin”, u shpreh kryeministri Edi Rama. Konstatimi i kryeministrit duket se qëndron. Në qershor janë zgjedhjet vendore dhe PD-LSI do jenë në test. Për Bashën nëse humbet sërish do shtohen telashet, pasi rrezikon shkarkimin. Ndërkohë, Kryemadhi e ka çështje mbijetese. Nëse LSI del e humbur në këto zgjedhje, në 2021 mund të mos jetë fare në parlament. Për këtë arsye duket se po luhet me vetingun në politikë.

Basha kundër Venecias.

Në një bashkëbisedim të mbajtur dje me gazetarët, Basha u shpreh kundër ekspertizës së Venecias për vetingun në politikë. Ai tha se shqiptarët nuk kanë kohë të presin dhe se Komisioni i Venecias është shprehur njëherë në ligjin për gjyqtarët. “Venecia është shprehur një herë për këtë dhe nuk kanë kohë banorët e Dobraçit të presin Venecian, që të shprehet prapë për diçka për të cilën është shprehur. Besoj se kjo është e qartë. Shqiptarët nuk kanë kohë të presin që Venecia të shprehet për diçka për të cilën është shprehur, katër herë. Nuk ka shqiptar të bindet se duhet të shkojë prapë Edi Rama në Venecia për t’i pyetur gjyqtarët dakord, prokurorët dakord, policët dakord, a mund të bëjmë vetting edhe për politikanët? Se kjo nuk është asgjë tjetër përveçse të blejmë kohë për bandat dhe krimin e organizuar. Në rrafshin praktik kjo do të thotë të kesh më shumë banditë që t’i bien me automatik shtëpive të kolegëve tuaj. Dhe ne nuk kemi kohë të presim për këtë. Prandaj, ose do të zgjidhet kështu në këto parametra, ose ndryshe opozitës së qytetarëve i lind detyra të përpunojnë opsione të tjera”, tha Basha.

Basha: Miratimi amendamenteve është urgjencë

Sipas kreut demokrat, miratimi i amendamenteve të PD është një urgjencë pasi në Kuvend ka përfaqësues të bandave. Basha tha se opozita nuk do të jetë një fasadë që do të pranojë politikanë të lidhur me krimin në Kuvend. “Një gjë është e sigurt, situatë ku ne të pranojmë të vazhdojmë procese fasadë, pseudoreforma, pseudoligje, me politikanë të lidhur me krimin në Kuvend, kjo nuk do të ndodhë. Opozita nuk do të jetë fasadë e një qeverie që bashkëqeverisë me krimin. Prandaj është emergjente që të nisë një orë e më parë procedura, është emergjencë për të ndarë krimin nga qeverisja, është emergjencë jo thjesht dhe vetëm politike, por është emergjencë për ata qytetarë nga Dobraçi në Konispol, nga Velipoja në Bilisht, e në Kënetë, e në Shijak, që do të mbeten nën tutelën e krimit sa kohë krimi ka nën tutelë qeverisjen dhe kryeministrin e vendit”, tha ai. Më tej, Basha tha se vetingu në politikë nuk do të bëhet nga instancat politike por nga ato që gëzojnë integritet dhe besueshmëri të plotë. “Që të të jetë i besueshëm, duhet të kryhet në mënyrë të tillë dhe nga instanca dhe faktorë të tillë që gëzojnë besueshmërinë e plotë dhe janë përtej çdo dyshimi sa i përket integritetit të tyre. Kush janë këto instanca, do ta merrni vesh në kohën e duhur, or dyshim të mos kini që ne do t’ua dorëzojmë vettingun e politikanëve instancave dhe hallkave të korruptuara apo të kapura politikisht”, u shpreh Basha.

Endri Arizi

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 26

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/12/2018 - 14:59

Këshilltari demokrat i PD-së në Bashkinë i Tiranës, Kreshnik Çollaku i ftuar në studion e lajmeve në “Fax News”, ku ka komentuar protestën e studentëve që vijon tashmë prej 10 ditësh.

Postuar: 14/12/2018 - 14:34

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaron se Parlamenti mund të

Postuar: 14/12/2018 - 14:04

Ish-kryeparlamentarja Jofezina Topalli shprehet se Kreu i PD Lulzim Basha ka thyer traditën dem

Postuar: 14/12/2018 - 13:36

Kryeministri Rama i ka adresuar sot mesazhin e radhës studenteve protestues.

Postuar: 14/12/2018 - 13:10

Komisioni i Venecias e ka ndryshuar draft opinionin për Shqipërinë duke i hapur rrugë kështu Kuve

Postuar: 14/12/2018 - 13:03

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i është përgjigjur pretendimeve të Edi Ramës për vettingun në politi

Postuar: 14/12/2018 - 12:58

Edi Rama nëpërmjet një postimin në Twitter ka ironizuar hapur rektorin Mynyr Koni, i cili e akuzo