Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shpërthen skandali, Meta takon nobelisten e akuzuar për masakrën ndaj myslimanëve, ja e shkuara e errët e San Suu Kyi

Postuar: 23/10/2019 - 08:20

Vizita e presidentit Ilir Meta në Japoni duket se është mbërthyer nga skandali. Ditën e djeshme presidenti Ilir Meta ka bërë një vizitë në Japoni në kuadër të ceremonisë së kurorëzimit të Perandorit të ri të Japonisë, Naruhito. Vizitën e ka bërë me dije presidenca me një postim zyrtar në faqen e saj në rrjetet sociale. Ndërkohë presidenti Meta teksa kishte mbërritur dje në ceremoni, postoi një foto në rrjetet sociale e cila iu kthye në boomerang, pasi të gjithë nisën ta sulmonin. Meta publikoi foto me nobelisten Aung San Suu Kyi dhe u shpreh shumë i kënaqur nga ky takim. Por nobelistja është e akuzuar për persekutimin, masakrën dhe gjenocidin e bërë mbi komunitetin e myslimanëve në Rohingianë.

Qytetarët sulmojnë Metën

Këtë fakt ja kanë kujtuar Metës edhe komentuesit të cilët kanë vërshuar menjëherë me sulme ndaj Metës, teksa i thonë se kjo që ka bërë është një turp, pasi nobelistja ka kryer gjenocid ndaj myslimanëve. Ata kanë sulmuar Metën duke e quajtur një turp të kombit, pasi promovon një person ndaj të cilit janë ngritur peticione dhe e cila ka kryer gjenocid ndaj popullsisë myslimane. Një prej komentuesve i ka kujtuar Metës edhe Handken, i cili fitoi Nobelin pak kohë më parë. Handke po ashtu nuk u prit aspak mirënga publiku të cilët kujtuan marrëdhëniet e tij me serbët si edhe një nga kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës. “Dil edhe me Handke dhe je në rregull. Këta vazhdojnë të vrasin dhe gjymtojnë kufomat e fëmijëve”, ka shkruar një komentues.

E shkuara e errët e nobelistes

Kujtojmë se dy vite më parë, Aung San Suu Kyi mori vëmendjen e gjithë botës, pasi fitoi çmimin Nobel. Ajo që ndodhi në Minamar qe tronditëse dhe bëri që mijëra qytetarë nga e gjithë bota të firmosnin një peticion online që Aung San Suu Kyi t’i hiqej titulli si nobeliste e paqes. Në Minamar shumica budiste, përfshirë dhe strukturat qeveritare, ushtruan një gjenocid të paparë e të padëgjuar mbi një komunitet pakicë të quajtur Rohingya, të përbërë nga banorë myslimanë. I gjithë ky zhvillim makabër, ka pasur në qendër nobelisten e paqes, me të cilën, tregues kuptimplotë i marrëzisë tëdisa çmimeve, përfshirë dhe vetë Nobelin, që jo në pak raste ngjajnë sa groteske aq dhe absurde. Aung San Suu Kyi është gruaja që ka udhëhequr këtë vend, e shenjtëruar me çmime, tituj e vepra artistike mbi “paqen” e saj. Pormjafton të shohësh se ç’ka ndodhur në vendin që ajo udhëheq për të kuptuar se ajo nuk mund të ketë asnjë lidhje, as me paqen e as me humanizimin më minimal.Aung San Suu Kyi fitoi çmimin “Saharov” për Lirinë e Fjalës në vitin 1990 dhe çmimin Nobel për Paqe në vitin 1991, për një luftë të padhunshme për demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Kjo grua, e cila pothuajse përjetoi statusin e Nelson Mandela-s, mori shumë çmime dhe dekorata në shumë vende. Por në të vërtetë kjo grua mund të krahasohet me diktatorët fashist, pasi ka kryer gjenocid ndaj një popullsie vetëm sepse ishin myslimanë. Popullata Rohingya është grupi më i madh etnik në botë që nuk ka shtetësinë e asnjë vendi, nuk gëzon asnjë të drejtë civile as njerëzore. Ata nuk kanë të drejtë të marrin as një letërnjoftim si qytetarët e tjerë të Mianmarit. Në vend të letërnjoftimit atyre u jepet një e ashtuquajtur “kartë e bardhë”, e cila shërben ekskluzivisht vetëm për evidentimin nga ana e autoriteteve. Nobelistja gati sa nuk e ka shfarosur këtë popullatë, duke mos ndërhyrë me rolin e saj.

Arbjona ÇIBUKU

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/11/2019 - 23:55

Kamerat kanë kapur një moment të veçantë sot nga dalja e Presidentit të Republikës Ilir Meta nga

Postuar: 21/11/2019 - 22:42

Ish-deputeti i PD, Flamur Noka, i ftuar në “360 gradë”, ka deklaruar se Vettingun po

Postuar: 21/11/2019 - 22:02

Albin Kurti, i cili është edhe kandidati kryesor për të qenë kryeministri i ardhshëm i Kosovës ka

Postuar: 21/11/2019 - 21:53

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri publikoi sot një deklaratë për shtyp, ku

Postuar: 21/11/2019 - 21:50

I ftuar në emisionin “Open”, Albin Kurti deklaroi se ka patur gjithnjë debate të fort

Postuar: 21/11/2019 - 21:42

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili është edhe kandidati kryesor për të qenë kr