Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shpërthen skandali, vajza e Sali Berishës dhe Kryemadhi nxisin pedagogët dhe studentët të protestojnë dhe të bllokojnë universitetet

Postuar: 12/01/2019 - 09:28

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë filluar të marrin peng universitetet. Teksa një grup studentësh që prej datës 7 janar vijojnë protestën kundër qeverisë, ditën e djeshme kryengritja e tyre degjeneroi në akte dhune brenda ambienteve të fakulteteve dhe universiteteve ku të rinjtë ishin të “ngujuar”. Por mesa duket pas gjithë kësaj situate qëndron opozita. Ditën e djeshme u zbulua një mesazh që vajza e Sali Berishës, Argita Berisha, e cila është edhe pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë, iu ka dërguar pedagogëve. Në mesazh, ajo iu kërkon kolegëve të saj që të dalin në mbështetje të studentëve, duke bojkotuar kështu procesin normal mësimor dhe duke tentuar të fusë në kaos universitetet. “Në orën 11 kur erdha në fakultet gjeta korridoret të mbushur me efektivët shqiponja. Turp, turp, turp! Të flas për paligjshmërinë e këtij fakti, më duket se fyej plagën që shkakton një arrogancë e tillë që nuk pyet as për ligj, as për moral dhe për asgjë tjetër. I sugjeroj dekanatit që nëse nuk janë të përfshirë në këtë veprimtari flagrante antiligjore, të nisin menjëherë procedurat penale për zbardhjen dhe dënimin e kësaj ngjarjeje. Dekanati i FDUT më së paku duhet të mbledhë njoftojë stafin akademik për situatën, por unë u ftoj të gjithëve, dekanatin dhe stafin akademik, të marrim qëndrim në mbështetje të studentëve dhe të kundërshtojmë me forcë futjen e forcave të rendit, përfshirë atyre të maskuar me uniformat e policisë private në FDUT”, thuhet në mesazhin e Argita Berishës. Përmes këtij mesazhi tregohet fare qartë sesi opozita po tenton ta shfrytëzojë protestën e studentëve për të shkaktuar rrëmujë dhe për të mos lejuar vijimin normal të procesit mësimor për studentët, edhe pse qeveria tashmë i ka plotësuar kërkesat e tyre. Në këtë rast kemi të bëjmë me një skandal sepse në mesazh, përveç thirrjeve për të mbështetur studentët, vajza e Sali Berishës iu bën edhe presion pedagogëve. “Secili duhet t’i bëjë llogaritë me ndërgjegjen e tij, por heshtja na bën bashkëpunëtorë të këtij anomaliteti dhe kësaj paligjshmërie”, përfundon mesazhi i Argita Berishës.

Thirrjet e Kryemadhit

Në të njëjtën linjë me vajzën e Sali Berishës ishte dje edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. Gjatë një deklarate për mediat, ajo u bëri thirrje qytetarëve për solidarizim me studentët, duke i nxitur kështu në vijimin e bllokimit të universiteteve dhe të protestave. Ndërsa nga studentët ajo kërkoi që të tërheqin zvarrë kryeministrin Edi Rama. “I bëj thirrje rektoratit dhe dekanateve që të kenë kujdes me sjelljen e tyre, sepse sot ata mund të jenë bashkëpunëtorë të Edi Ramës, por nesër ato do të jenë viktimat e para të thertores së Edi Ramës. Duke pasur parasysh që ky njeri i çmendur që tashmë ka marrë peng të ardhmen e Shqipërisë, duhet të kuptojë njëherë e mirë që duhet të tërhiqet. Nëse nuk tërhiqet ai, do ta tërheqin studentët shqiptarë, do ta tërheqin ato djem dhe ato vajza që segmentet e tij kriminale të policisë së shtetit i rrahën dhe i goditën.. Sot, më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për solidaritet kombëtar, por edhe prindëror sepse sot janë rrahur ata studentë, nesër do të rrihen fëmijët e tjerë”, u shpreh Monika Kryemadhi. Duke parë deklaratat e Argita Berishës dhe kryetares së LSI mund të themi se opozita po tenton të marrë peng universitetet duke kërkuar nga studentët vijimin e protestave deri në rrëzimin e qeverisë.

Mimoza Ibra

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 27/06/2019 - 00:00

Kur jemi vetëm 4 ditë nga ‘vatra’ e nxehtë e 30 qershorit ish-kryeministri Sali Berisha ka ndërmarrë një udhëtim jashtë Shqipërisë.

Postuar: 26/06/2019 - 23:56

I ftuar në emisionin "Arena" deputeti Lefter Maliqi tha se me datën 1 korrik PS dhe PD

Postuar: 26/06/2019 - 23:27

I ftuar në emisionin “Opinion”, ish politikani i njohur Neritan Ceka ka lëshuar mallk

Postuar: 26/06/2019 - 23:20

 Kreu i Aleancës Demokristiane Zef Bushati u ka bërë thirrje gjithë shqiptarëve që në datë 3

Postuar: 26/06/2019 - 23:12

Në Shqipëri, Kongresi i Autoriteteve Rajonale dhe Lokale, strukturë e pavarur e Këshillit të Euro

Postuar: 26/06/2019 - 22:56

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për 30 qershorin.

Postuar: 26/06/2019 - 22:55

Ndërsa refuzoi publikisht një takim me Presidentin e vendit, Ilir Metën, kryeministri Rama thot