BREAKING NEWS

“Sa paska ndryshuar kryeqyteti i Veriut”, Artan Hoxha bën ironinë ‘therëse’: Nuk besoj se është efekti i Benetit dhe Luizit (video)

“Sa paska ndryshuar kryeqyteti i Veriut”, Artan Hoxha bën
x
BREAKING NEWS

Basha takime në Kamëz: Rama-Meta-Berisha janë bashkë, dalja ime ka filluar t’i shqetësojë të tre

Basha takime në Kamëz: Rama-Meta-Berisha janë bashkë, dalja
x
BREAKING NEWS

PD-ja zyrtare ditën e nesërme hap garën e zgjedhjeve për kryetarin e ri, vjen reagimi i parë i Tabakut

PD-ja zyrtare ditën e nesërme hap garën e zgjedhjeve për
x
BREAKING NEWS

Zbardhen diskutimet që vendosën për fatin e ish-ministrit, ja çfarë ndodhi në gjyqin për lirimin nga burgu të Tahirit

Zbardhen diskutimet që vendosën për fatin e ish-ministrit, ja
x
BREAKING NEWS

Nga prangosja deri te lirimi, gazetari i njohur zbulon 3 tentativat e bujshme të Tahirit për të dalë ligjërisht nga burgu

Nga prangosja deri te lirimi, gazetari i njohur zbulon 3 tentativat e bujshme
x
BREAKING NEWS

Euro në pikiatë, eksperti i ekonomisë jep paralajmërimin e frikshëm: Tre muajt në vijim pritet të shkojë deri në vlerën...

Euro në pikiatë, eksperti i ekonomisë jep paralajmërimin e
x
BREAKING NEWS

‘Foleja’ e bosave të krimit/ Ekstradimet nga Dubai drejt Shqipërisë, Dumani habit me deklaratën: Nuk është kompetencë e SPAK, iu takon...

‘Foleja’ e bosave të krimit/ Ekstradimet nga Dubai drejt
x
BREAKING NEWS

Aksident i rëndë, plagosen dy turistë francez

Aksident i rëndë, plagosen dy turistë francez
x

Politike

Shpërthimi në Gërdec 15 vite më parë/ Ish-ministri i Mbrojtjes në gjykim, Zëri i Amerikës: Prokuroria po heton dhe tregtinë e municioneve

Shpërthimi në Gërdec 15 vite më parë/ Ish-ministri i

Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme njoftoi sot se ka çuar për gjykim rastin e ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, për shpërthimin e ndodhur në Gërdec 15 vite më parë, ndërsa bëri të ditur se ka regjistruar një tjetër çështje penale, me dyshimet për “Korrupsion” dhe “Pastrim parash” në rastin e procedurave të ndjekura në atë kohë nga Ministria e Mbrojtjes për shitjen e municioneve dy kompanive të huaja. Por për rastin nuk ka ende të akuzuar.

Kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për të çuar në gjykim ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu për shpërthimin e Gërdecit në vitin 2008, ku humbën jetën 26 persona, mes tyre dhe fëmijë, dhe hetimet që pasuan për këtë rast, duket se kanë hapur dhe një tjetër pistë. Predhat dhe municionet e tjera në rrënojat e fabrikës së demontimit, nxorrën zbuluar në atë kohë, një aferë të tregtimit të fishekëve të prodhimit kinezë, të cilët riamballazhoheshin për të përfunduar në Afganistan. E gjitha, përmes një kontrate me kompaninë “Evdin” ltd, me seli në Qipro, e cila shërbente si ndërmjetëse mes ministrisë shqiptare të Mbrojtjes dhe kompanisë amerikane “AEY”, që drejtohej nga dy të rinj pa eksperiencë të cilët kishin fituar një kontratë me Pentagonin.

Prokuroria e Posaçme bëri të ditur sot se, lidhur me këtë tregti municionesh, “hetimet paraprake nuk kanë përfunduar” dhe është rregjistruar një procedim i ri penal për “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore apo i të zgjedhurve vendore” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Nuk dihet se çfarë elementësh të rinj janë zbuluar që kanë çuar Prokurorinë e Posaçme të rregjistrojë një procedim penal për një çështje, së cilës nuk ju shkua asnjëherë deri në fund, e ku rezultonin të përfshirë shumë persona të niveleve të larta. Mes tyre, ndër më të lakuarit, ka qenë dhe emri i Shkëlzen Berishës, djalit të ish kryeministrit Sali Berisha. Në atë kohë ai nuk u mor asnjëherë në pyetje, por ka mohuar publikisht çdo lidhje të tij me rastin, siç bëri dhe dy javë më parë, pasi doli nga Prokuroria e Posaçme.

Mbetet po ashtu për t’u parë, nëse nga ky hetim preket ose jo dhe ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili ndërkohë, 15 vjet pas shpërthimit në Gërdec, pritet të përballet për herë të parë me një trupë gjykuese për këtë çështje. Prokuroria e Posaçme e cila kërkoi rihapjen e rastit gati dy vjet më parë, ka ngritur ndaj tij dy akuza, “Shpërdorim i detyrës” kryer në bashkëpunim, dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues. Bëhet fjale për të njejtat akuza që ngriti ndaj tij në vitin 2009 edhe Prokuroria e Përgjithshme, por për të cilat zoti Mediu nuk u gjykua asnjëherë, pasi në verën e atij viti rifitoi mandatin e deputetit.

Prokuroria e Posaçme e akuzon atë se ka nxjerrë disa akte nënligjore në kundërshtim me ligjin duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit e duke sjellë avantazhe të padrejta për dy kompanitë private të përfshira në procesin e demontimit. Zoti Mediu i ka hedhur poshtë akuzat, dhe ka deklaruar se atij nuk i është ofruar mundësia për një proces të drejtë ligjor./VOA