BREAKING NEWS

A do ketë pasoja për Ramën? Habit eksperti: Mund të ketë hetime nëse...

A do ketë pasoja për Ramën? Habit eksperti: Mund të
x
BREAKING NEWS

Rama korruptoi McGonigal-in? Gazetari amerikan zbulon se çfarë po bën FBI me këtë çështje

Rama korruptoi McGonigal-in? Gazetari amerikan zbulon se çfarë po
x
BREAKING NEWS

Skandali i McGonigal, gazetari Hoxha zbulon çfarë po ndodh me kryeministrin: Rama ka anuluar aktivitetet, që nga e mërkura...

Skandali i McGonigal, gazetari Hoxha zbulon çfarë po ndodh me
x
BREAKING NEWS

A është Agron Neza agjent i FBI? Gazetari amerikan zbardh prapaskenat

A është Agron Neza agjent i FBI? Gazetari amerikan zbardh prapaskenat
x
BREAKING NEWS

Arrestimi i ish-agjentit/ Gazetari amerikan zbardh detaje të reja: E dashura e McGonigal i dërgoi e-mail FBI, kërkoi hetimin e tij

Arrestimi i ish-agjentit/ Gazetari amerikan zbardh detaje të reja: E
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Ministria e
x
BREAKING NEWS

Flamur Noka zbardh një tjetër pjesë të dosjes së McGonigal dhe plas deklaratën e fortë: FBI ka përgjuar Ramën, ka në dorë biseda...

Flamur Noka zbardh një tjetër pjesë të dosjes së
x
BREAKING NEWS

Çështja “Gërdeci”, avokati Beqiri zbërthen lëvizjet e Shkëlzen Berishës: Ja zyrat ku hyri për të...

Çështja “Gërdeci”, avokati Beqiri zbërthen
x

Politike

Shpëtim Idrizi e “dredh” për herë të gjashtë, tani ia afrohet Edi Ramës për koalicion të ri, ja historiku i “kalimit të ylberit” nga kreu i PDIU

Shpëtim Idrizi e “dredh” për herë të

Kreu i Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi duket se është infektuar nga vesi i “tradhtarit”, për shkak se qysh kur ka futur hundët në lëmin e politikës dhe administratës, ka treguar se është një “dredharak” serial, sikundër e ka lënë të nënkuptohet ditën e djeshme, teksa duke folur për mediat pas takimit me Presidentin Bajram Begaj, paralajmëroi se do të ulet në prehrin e Edi Ramës dhe Partisë Socialiste. Por kush është çami Shpëtim Idrizi dhe si u katapultua ai në politikë. Zoti Idrizi para vitit 2002 ka qenë një biznesmen, i cili u afrua nga ish-kryeministri socialist, Fatos Nano, asokohe dhe ndërkohë u gradua me postin e drejtorit të Tatimeve dhe Doganave. Më pas në vitin 2005, Idrizi u zgjodh deputet nën siglën e Partisë Socialiste dhe sapo Nano dha dorëheqjen ai rendi drejt krahëve të Edi Ramës. Pra, duke e çuar në dy numrin e “tradhtive”. Por “lidhja” dhe simbioza me Edi Ramën zgjati pak, pasi Idrizi në vitin 2007 i tradhtoi socialistët që e kishin votuar dhe nxjerrë deputet, teksa shkoi në koalicion me Partinë Demorkatike dhe Sali Berishën, që asokohe ishin në pushtet. Në atë kohë Shpëtim Idrizi u “ushqye” mirë dhe bleu PDIU-në. Megjithatë, ndryshe nga herët e tjera të akteve të tradhtisë që ishin konsumuar në harkun kohor të pak viteve, “dashuria” e Idrizi me Berishën këtë herë zgjati disa vite deri në vitin 2013, kur doktori rra nga kali, pra nga pushteti. Në këtë viti që Partia Socialiste erdhi në pushtet pas 78 vitesh në opozitë, Idrizi iu bashkua sërish Ramës, si “miza pas m***t”. Kjo piruetë ishte e katërta për Idrizin në rrafshin e tradhtisë. Por në vitin 2017, kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi vendosi të divorcohej nga Rama, duke iu bashkuar PD-së. Kjo lëvizje e çoi në pesë numrin e tradhtive të konsumuara nga çami Idrizi. Dhe kur të gjithë prisnin që ai do t’i vinte kapak, kreu i Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi paralajmëroi dje tradhtinë e gjashtë, duke lënë të nënkuptohet se do të shkojë në koalicion me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste.

Idrizi bojkoton takimin e Berishës

Kujtojmë se Shpëtim Idrizi renditet si deputet në grupin parlamentar të PD-së bashkë me Mesila Dodën edhe pse rezultati i PDIU-së zgjedhjet e kaluara parlamentare ishte larg nga pritshmëritë. Asnjeri prej tyre nuk e theu herësin duke u futur në listë vetëm si pasojë e një renditje të sigurt nga ish-kryetari i PD-së, Lulzim, Basha. Idrizi mori 7450 vota në listën për Tiranën nën siglën e Partisë Demokratike ‘Aleanca për Ndryshim”. Megjithatë, Shpëtim Idrizi prej kohësh është parë i distancuar nga PD-ja. Ai nuk ishte në takimin e së mërkurës që Sali Berisha zhvilloi me aleatët në selinë blu, Fatmir Mediun, Agron Dukën, Dashamir Shehin dhe Vangjel Dulen. Madje, as Mesila Doda. Asnjë përfaqësues nga PDIU. Shpëtim Idrizi zhvilloi një takim të veçantë edhe në Presidencë me kreun e shtetit Bajram Begaj këtë të enjte. Më herët partitë e tjera aleate kishin zhvilluar një takim në bllok me Presidentin për datën e zgjedhjeve. Ai madje e sheh veten të shkëputur nga grupi tjetër i partive aleate të opozitës. “Ai grupim që ka qenë dje ka qenë gjithmonë një grupim i përbashkët politik prej kohësh. Unë s’kam qenë asnjëherë pjesë e këtij grupimi meqë keni merak se është dhe dikush aty që ju e ngrini me të madhe”, deklaroi Idrizi për mediat. Ndërsa partitë aleate me Berishën ranë dakord për një kandidat në të gjitha zonat. Idrizi vlerëson se partia që ai drejton mund të ketë ndonjë kandidat potencial në ndonjë zonë të caktuar. “Brenda grupeve opozitare ka shumë grupime, e ka qenë bashkë grupimi që ka qenë dje, PDIU do jetë në kontakt me gjithë forcat politike relevante e do vlerësojmë se këto janë zgjedhje lokale dhe forcat politike dhe PDIU është e interesuar të ketë këshilltarë, por mund të ketë e zona që ne jemi akoma në vlerësim e për të parashtruar aty ku valenca e PDIU është më e madhe. Ne jemi të hapur të diskutojmë dhe të mbajmë qëndrimet tona duke pasur eksigjencat e këtyre zgjedhjeve se ka dhe shumë probleme të mbartura që duhen zgjidhur”, nënvizoi Idrizi. A do luajë Idrizi me aleanca fluide këto zgjedhje, apo do te pozicionohet ne ndonje kah? Kjo mbetet për t’u parë.