BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

"Shpresoj të ndodhë shpejt", kryeministri Rama e thotë hapur: Kam besim se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria do gjejnë zgjidhje, nuk jemi këtu për të mbajtur...

"Shpresoj të ndodhë shpejt", kryeministri Rama e thotë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë thirrje nga Sofja për një zgjidhje mes Bullgarisë e Maqedonisë së Veriut.

Rama tha se nuk është këtu për të mbajtur anë në lidhje me Bullgarinë apo Maqedoninë e veriut, por tha se dy vendet, dy miqtë e Shqipërisë duhet të ulën të dialogojnë dhe ta zgjidhin këtë çështje me njëra-tjetrën.

Ai tha se Shqipëria ndodhet në këtë mes në mënyrë të pavullnetshme, por që ndikon në integrimin e saj në BE.

:Shumë faleminderit kryeministër juve dhe anëtarëve të kabinetit tuaj që na mikrpitët sot dhe nga ana tjetër faleminderit për frymën e bashkëbisedimit mes nesh për marrëdhëniet dhe bashkëpunimit mes dy vendeve tona, marrëdhënie dhe bashkëpunim, siç e thatë dhe ju, e vërteta s’kanë asgjë.

Nga ana tjetër faleminderit për nënvizimin e faktit se Shqipëria është një vend realisht model për trajtimin e pakicave dhe ne ndjehemi shumë mirë që pas një nisme të marrë nga vetë ne disa vite më parë, legjislacioni ynë për pakicat u ngrit në një nivel që mund ta them me plot gojën është modeli i ekselencës në përputhje me parimet e standardet e KE dhe BE.

Në këtë kontekst më vjen shumë mirë që të vërej se sa herë kam mundësinë të takohem me miq nga Bullgaria, përfaqësues të qeverisë apo partive të ndryshme, këtu apo në Bruksel, të gjithë e nënvizojnë faktin e vënë në dukje dhe nga ju pak më parë, por dhe në bashkëbisedimin tonë se pakica bullgare në Shqipëri gëzon të drejta të plota, plotësisht e integruar dhe në lirinë e vet për të kultivuar atë pjesë trashëgimie që duhet shkuar nga brezi në brez. Shembull domethënës që si një pakicë e vogël në numër bëhet urë mes dy popujve.

Do të thoja që është shumë e rëndësishëm, absolutisht, për ne si Shqipëri ta shohim këtë çështje të zgjidhur. Është mjaft e ndjeshme këtu, edhe në vendin tonë vëlla të Maqedonisë së Veriut.

Por ndërkohë jemi të përfshirë në këtë gjë në mënyrë të pavullnetshme, Shqipëria e Maqedonia po presin vendimin e Këshillit Europian për çeljen formalisht të negociatave.

Siç janë gjërat, besoj fort se mes dy vendeve ka mundësi të mjaftueshme për të intensifikuar dialogun për të zgjidhur bashkë, ka kaq shumë gjëra që i bëjnë të dyja vendet e dy popujt në Bullgari e Maqedoni, kaq popuj të afërt, për një të ardhme të përbashkët.

E pavarësisht sa të vështira mund të jenë këto çështje, kur ka dëshirë ka zgjidhje. Me vullnet të mirë mund të tejkalohet.

Dua të theksoj se Shqipëria është duke e respektuar këtë, aktualisht do të vazhdojmë të ecim së bashku me Maqedoninë e Veriut por shtrohet pyetja sa kohë kërkon e sa gjatë mund të presim.

Siç e thashë aktualisht jemi në rregull edhe pse është e qartë që kemi përmbushur kushtet.

Asgjë s’na ndan nga konferenca e parë ndërqeveritare. Do të respektojmë siç thashë në këtë moment të dy miqtë e vendet mike që duhet ta zgjidhin këtë. Sigurisht besojmë fort, besoj që mbi të gjitha duhet zgjidhur mes dy vendeve, mes dy popujve e dy udhëheqësve. Të tjerët mund të ndihmojnë, por nuk besoj vërtet që të tjerët mund të bëjnë apo zëvendësojnë atë çka dy palët supozojnë të bëjnë e të bëjnë. Shpresoj të ndodhë shpejt”, tha Rama.

Më të lexuarat