Lajme të tjera
BREAKING NEWS

“3 programe të reja nxitjeje të ...”, kryeministri Rama bën publik vendimin më të fundit të qeverisë dhe jep lajmin e mirë

“3 programe të reja nxitjeje të ...”, kryeministri Rama
x

Politike

“Shpresojmë që shkolla të hapet në 6 prill”, ish-deputeti ‘shpërthen’ ndaj Besa Shahinit: Ende nuk e di që...

“Shpresojmë që shkolla të hapet në 6 prill”,

Ish-deputeti i PD-së Luçiano Boçi e cilësoi gafë deklaratën e ministres së Arsimit Besa Shahini e cila tha se shkollat do të hapen pas dy javësh, në një kohë kur vendi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

REAGIMI I BOÇIT

PAS AHMETAJT DHE BESA NUK E DI QË ËSHTË SHPALLUR GJENDJA E FATKEQËSISË NATYRORE

Siç ndodh pothuaj gjithmonë, pas Ramës nxitoi të dilte dhe Besa me tufën e lajmeve të gëzueshme. Dhe përsëri si gjithmonë, përmes gafave ngatërroi më shumë se sa shpjegoi. Ministrja e Arsimit ende nuk e di që një vit shkollor është shumë i ndryshëm nga një vit akademik. Sikurse studenti për të nuk ndryshon nga maturanti. Po kjo është gafa më e vogël.

Pas Ahmetjat, i cili shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore e mori vesh në studio, ka dhe ministra që ende nuk e kanë marrë vesh që një vendim i tillë është marrë. Një prej tyre është Besa.

Pyetjes për datat e provimeve të maturës e mundësinë e shtyrjes së tyre, Ministrja i është përgjigjur që ajo ende shpreson që shkolla të nisë në 6 prill!!

E çuditshme kjo deklaratë, dëshmi e kaosit e paaftësisë qeverisëse. Ministrja ende nuk e di që jemi në gjendjen e fatkeqësisë natyrore. Gjendja e fatkeqësisë natyrore, sipas ligjit, minimalisht zgjat një muaj dhe shkollat kurrsesi nuk mund të fillojnë. E në vend të shpresojë, Besa duhet të jetojë me realitetin, se paku vendimmarrës hipokrit qeveritar e të marrë masat që tani për vijimësinë e mëtejshme të procesit mësimor.

Më të lexuarat