Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shqipëria feston fitoren ndaj Serbisë, krerët e shtetit dhe politikës përshëndesin vendimin e CAS

Shqipëria feston fitoren ndaj Serbisë, krerët e shtetit dhe politikës përshëndesin vendimin e CAS

Postuar: 11/07/2015 - 08:05

Me këngë, brohoritje dhe thirrje, qindra qytetarë dhe sportdashës shqiptarë kanë festuar dje vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv që i dha tre pikët në tavolinë kombëtares shqiptare për ndeshjen me Serbinë. Rrugët dhe sheshet e kryeqytetit u mbushën dje nga tifozët shqiptarë, të cilët festuan deri në mesnatë. Me bluza kuq e zi veshur, këngë e valle e flamuj në duar, të rinj dhe të reja, por jo vetëm, ofruan mbështetjen e tyre për kombëtaren. Por dje nuk munguan dhe reagimet e politikanëve. Pas bërjes së ditur të lajmit, figura të njohura të Parlamentit, Shtetit dhe politikës shqiptare shprehën gëzimin përmes rrjeteve sociale. Ndër të parët që reagoi ishte kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në Tuitter deklaroi: “Supeeeer! Ja ç'domethënë drejtësi europiane! 3 pikë për Kombëtaren Kuqezi në Beograd!!! ‪‎Forca Shqipëria”. 
 
Nishani uron kombëtaren
 
Nuk ka munguar dje dhe një përshëndetje e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, për fitoren në tavolinë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Ashtu si shumë politikanë të tjerë, edhe kreu i shtetit ka përdorur rrjetet sociale për të shprehur gëzimin e tij. Bujar Nishani Nishani ka postuar një foto të kombëtares dhe bashkë me të është shprehur: “Urime Ekipit Kombëtar. Përpara”. Përshëndetja e presidentit ka ardhur pas atyre të shumë figurave të tjera të politikës shqiptare. Rëndësia e këtij vendimi ka bërë që krerët drejtues të Shqipërisë të shprehin gëzimin e tyre, pasi ashtu si shumë ekipe të tjera edhe Shqipëria do të mund të provojë ëndrrën për të qenë pjesë e një kompeticioni siç është Kampionati Evropian. 
 
Reagojnë dhe demokratët
 
Edhe deputetë dhe figura të së djathtës reaguan dje të gëzuar për vendimin e marrë nga CAS për t’i dhënë tre pikë Shqipërisë për ndeshjen me Serbinë, tre pikë që mund të na dërgojnë në Euro 2016. Shefi i opozitës, Lulzim Basha, preferoi të reagojë përmes faqes së tij në Facebook, ku postoi një foto të kombëtares shqiptare me mbishkrimin:
 
“Fitore e të vërtetës mbi padrejtësinë. Përpara shqipe”! Vendimi për Shqipërinë nuk kaloi pa u përshëndetur edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha. Përmes një postimi në Facebook, edhe ai ka shprehur gëzimin, ku ka deklaruar se është një vendim që kërkon të përshëndetet nga të gjithë. Ish-kryeministri ka vijuar edhe këtë herë me akuzat ndaj serbëve, duke i cilësuar si albanofobë.
 
“Një fitore për t'u përshëndetur, triumf i drejtësisë ndërkombëtare! Të dashur miq, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv bëri drejtësinë, i dha tre pikët ekipit tonë kombëtar për ndeshjen e ndërprerë nga albanofobia në stadiumin e Beogradit. Ky është një vendim i madh për të drejtën, ekipin tonë kombëtar dhe të gjithë shqiptaret. Urimeee”, ka deklaruar ai. Reagimet dje për marrjen e tre pikëve në tavolinë erdhën pothuajse nga të gjitha figurat politike, pasi ishte një vendim që pritej prej disa muajsh dhe që u zvarrit vazhdimisht. Por të gjithë u shprehën entuziastë dhe përmes rrjeteve sociale treguan mbështetjen e tyre për kombëtaren shqiptare të futbollit. Me këtë vendim të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv shanset që Shqipëria të futet në Evropianin që do të zhvillohet në Francë në vitin 2016 janë shumë të mëdha. Megjithatë shumë të rëndësishme janë ndeshjet e ardhshme dhe sidomos ajo me Serbinë, e cila do të jetë vendimtare. Kliti Topalli
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/11/2019 - 21:46

Minsitri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka qenë i ftuar sot për të shkuar në stadium e të ndiqte ndeshjen, Shqipëri-Francë, por nuk ka shkuar.

Postuar: 17/11/2019 - 21:40

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, bashkë me djalin e tij

Postuar: 17/11/2019 - 20:51

Në përurimin e stadiumit të ri "Air Albania" stadium kryeministri Rama i është përgjigj

Postuar: 17/11/2019 - 20:40

Kryeministri Rama ndodhet në këto momente në stadiumin e ri  të Kombëtares së Shqipërisë për

Postuar: 17/11/2019 - 18:44

Presidenti Ilir Meta do të takohet të martën me krerët politikës të opozitës së bashkuar në orën

Postuar: 17/11/2019 - 18:37

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar ndaj deklaratave të ish

Postuar: 17/11/2019 - 18:14

Sekretari i LSI-së Endrit Braimllari akuzoi deputetët e PS-së Ulsi Manja dhe Fatmir Xhafën se po