BREAKING NEWS

Maskat grabisin argjendarinë e kunatit të Bashkim Finos, reagon Policia

Maskat grabisin argjendarinë e kunatit të Bashkim Finos, reagon
x

Politike

Shqipëria rrezikon përjashtimin nga KiE, tre drejtorë në Strasburg për moszbatimin e vendimeve në favor të pronarëve

Shqipëria rrezikon përjashtimin nga KiE, tre drejtorë në
Fatura dhe pasojat e korrupsionit të qeverisë së kaluar me pronat, trojet dhe zonat turistike, rrezikon të përjashtojë Shqipërinë nga Këshilli i Evropës si dhe nga Konventa Evropiane e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut. Pamundësia financiare e qeverisë aktuale për të zbatuar vendimet e Gjykatës së Strasburgut për pronat, e ka futur vendin tonë në një hulli të rrezikshme, ku pritet të përballet me sanksione të forta. Vendimet e pazbatuara, të trashëguara nga qeveria Berisha, tashmë janë kthyer në bumerang. Përballë kësaj situate, një delegacion me krerët e agjencive dhe të institucioneve për çështjen e pronave, kanë zbarkuar me urgjencë në Strasburg për të negociuar lidhur me afatet e prera për zbatimin e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut, shumica e të cilave janë në favor të ish-pronarëve dhe kundër administratës dhe gjykatave të shtetit shqiptar.
 
Kështu, drejtoresha e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Sonila Qato, drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave, Ilirian Muho dhe Avokatja e Përgjithshme e Shtetit, Alma Hicka, kanë zhvilluar një vizitë urgjente në Strasburg, si grup negociator për të negociuar për fatet e zbatimit të vendimeve që fundosin buxhetin e shtetit shqiptar. Nga ana tjetër, gjykata ka kërkuar llogari për moszbatimin e vendimeve të saj, e cila ka konstatuar në shumë raste arbitraritetin e gjykatave shqiptare, ndërsa detyron qeverinë të dëmshpërblejë pronarët e ligjshëm. Brenda katër muajve të ardhshëm, qeveria shqiptare duhet të paguajë 37 milionë euro, për zbatimin e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut, e cila u ka dhënë të drejtën pronarëve që nuk u është kthyer dhe as kompensuar prona. Vetëm disa ditë më parë, Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg i ka kujtuar qeverisë se ka vetëm pesë ditë kohë për të informuar rreth zgjidhjes së çështjes së 60 pronarëve shqiptarë që kanë proces gjyqësor kundër qeverisë shqiptare në Strasburg. Pranë kësaj gjykate janë depozituar kërkesat e 413 pronarëve shqiptarë. Ndërkaq, kryeministri Rama dhe ministri i Drejtësisë, Naço, kanë nisur me urgjencë drejt Strasburgut grupin negociator për të liruar lakun në fytin e qeverisë shqiptare. 
 
Paralajmërimi 
 
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut i ka dërguar ditët e fundit një letër qeverisë dhe për dijeni Shoqatave të Pronarëve, ku i kërkon të gjendet zgjidhje për kërkesat e tyre. “Duke u bazuar në dispozitat e Konventës Evropiane të të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe duke i vështruar ato në mënyrë krijuese, sipas kohës së kaluar që nga miratimi dhe ratifikimi i tyre prej shteteve palë, gjithmonë me vendimet e saj e ka cilësuar ligjshmërinë thelbësore të të drejtave themelore të cilat janë të pacenueshme, si të paravlerëshme ndaj ligjshmërisë formale. Prandaj, edhe në rastet e mëparshme, pra të 20 pronarëve nga Shqipëria, që ankoheshin ndaj shtetit të tyre, për moskthim të pronave të veta, apo moskompensim të atyre të shpronësuara gjatë viteve, Gjykata ka penalizuar shtetin shqiptar në disa milionë euro”, thuhet në letër. Adriatik Doçi