BREAKING NEWS

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve,
x
BREAKING NEWS

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet
x
BREAKING NEWS

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit
x
BREAKING NEWS

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron fundosjen e Sali Berishës në SPAK për dosjen e vrasjeve në Tropojë: Është bërë si një qen i tërbuar që po përpiqet të hajë çdo person që i del përpara

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek ish-Kompleksi “Partizani” me të njëjtën skemë që ndoqi me Jamarbër Malltezin, zbardhen akuzat dhe dokumentet

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek
x
BREAKING NEWS

Në përgjimet e “SKY ECC” dalin gazetarë të njohur që bashkëpunojnë me krimin dhe politikanë që kanë porositur vrasje, gati të fundoset një ministër, ja prapaskenat e bujshme, flet Anduena Llabani

Në përgjimet e “SKY ECC” dalin gazetarë të
x
BREAKING NEWS

Provokon doktori i Bllokut Sali Berisha dhe sulmon ashpër LANÇ: Dita e Çlirimit dita më e zezë për shqiptarët, nuk ranë 28 mijë dëshmorë dhe pati vëllavrasje, janë shpikur beteja dhe janë trilluar histori mbi partizanët

Provokon doktori i Bllokut Sali Berisha dhe sulmon ashpër LANÇ: Dita
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa: Ja pse Sali Berisha nuk e pranon 29 Nëntorin si ditën e Çlirimit, është rreshtuar krah ballistëve dhe nazifashistëve, faktet rrëzojnë pretendimet e tij

Muharrem Xhafa: Ja pse Sali Berisha nuk e pranon 29 Nëntorin si ditën
x

Politike

"Shqipëria Bëhet" nis aksionin, Adriatik Lapaj shpjegon 4 prioritetet e kauzës

"Shqipëria Bëhet" nis aksionin, Adriatik Lapaj shpjegon 4

Drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet” Adriatik Lapaj ka folur mbrëmjen e sotme në një intervistë për “Milori Live” në Klan News sa i takon kauzës së tij.

Ai thotë se kjo lëvizje ka në thelb demokratizimin e vendit në të gjitha fushat. Sipas tij janë 4 pika që duhen ndryshuar në mënyrë emergjente.

“Është një lëvizje qytetare popullore që ka në thelb bashkimin e profesionistëve të fushave të ndryshme për të organizuar qytetarët, për të kaluar nga një debat pa rëndësi në një debat për probleme reale të nevojës së qytetarëve. Lidhet me organizimin e këtij ekipi profesionistësh dhe qytetarëve për të kërkuar demokratizimin e vendit në disa fusha.

Ndryshimi i sistemit elektoral

Duke kërkuar hapjen e garës dhe hapjen e listave, sepse listat e mbyllura nuk kanë prodhuar demokraci, është fakt se sot deputetët janë emërime të kryetarëve të partisë dhe jo zgjedhje të elektoratit.

S’kemi sot instrument juridik për të kontrolluar qeverisjen në nivel vendor dhe qendror. Kemi bërë protesta të vazhdueshme, por ajo është instrument për të kthyer vëmendjen ose për t’i thirrur ndërgjegjien atyre që qeverisin, por nuk është instrument detyrues. Ligji për referendumin do të ishte mundësi e artë për demokracinë tonë.

1.7 mln shqiptarë jetojnë jashtë atdheut, fakt është që shumica e tyre janë rini dhe nuk kanë të drejtë të kontribuojnë politikisht, se ne lekët ua duam, por mendimin e tyre politik nuk ua dashkemi. Kjo është një e drejtë kushtetuese.

Dhë së fundmi, Depolitizimi i Administratës Zgjedhore

Nuk mund të jenë palët që garojnë ato që numërojnë votat. Modeli grek është fantastik në këtë pikë sepse ua ka kaluar administrimin e zgjedhjeve profesioneve të lira dhe gjyqësorit. Në një sistem random futen në sistem licensat e avokatëve aktivë, gjyqtarëve dhe sistemi të përcakton, ti shkon dhe menaxhon zgjedhjet, nëse rezulton se ka manipulim atëherë përveçse shkon në burg, humbet profesionin, t’i humbet licensën.

Më të lexuarat