
Operacioni i SPAK u dekonspirua? “Informatorë në polici e prokurori”, gazetari Artan Hoxha tregon prapaskenat dhe çfarë u fsheh: Bosët e krimit janë sinjalizuar që mos të jenë në banesat e tyre

Blenë karburante bashkë, Dumani rrëfen si u vra Ervis Deda nga miku i tij i ngushtë dhe borxhi me shuma marramendëse i pashlyer: Gjithçka ndodhi për një vajzë. Zbardhen detajet e rënda për vrasjen e bujshme

“E kishte tradhtuar me shokun e ngushtë”, Dumani trondit me rrëfimin e tij për avokatin e njohur të vendit tonë, tregon planin e frikshëm që i kishte përgatitur partneres: Na dha 120 mijë euro t’i vrisnim ish gruan

A do bashkëpunosh me Sali Berishën? Ilir Meta thyen heshtjen dhe tregon çfarë pritet

Gazetari i njohur kontaktohet LIVE në emision nga Florenc Çapja, ja çfarë i thotë për Nuredin Dumanin

“Ata që s’janë kapur janë emrat më sinjikativët”, Artan Hoxha zbulon detaje nga operacioni i SPAK: Bosët e krimit me buxhet të madh, kanë informator brenda sistemit në polici dhe...

E kanë vrarë?! Artan Hoxha plas “BOMBËN”: Nuk besoj se do kemi më mundësi të shikojmë Talo Çelën

Artan Hoxha tregon emrin e personit që do të ekzekutohej nga Nuredin Dumani ditën që u plagos: Nuk kemi pse ta mbajmë më të fshehtë

Shqipëria dhe Kosova mbajnë mbledhjen e dy qeverive, hiqen pikat doganore dhe lehtësohen tarifat, ja marrëveshjet e arritura

Shkruar nga Sidorela BRAÇJA 27 Nëntor 2021

Shqipëria dhe Kosova mbajtën mbledhjen e dy qeverive ditën e djeshme. Në mbledhjen e 7 të përbashkët të qeverisë së Kosovës dhe qeverisë së Shqipërisë, që u zhvillua dje në qytetin e Elbasanit, u nënshkruan 13 marrëveshje. Marrëveshjet e nënshkruara mes dy qeverive kishin të bënin me heqjen e pikave doganore, lehtësimin e tarifave dhe vendosjen e kamerave të sigurisë në kufirin mes dy vendeve, etj. Sa i përket marrëveshjes mbi heqjen e pikave doganore, kjo ishte një nga marrëveshjet e arritura dje mes dy qeverive për të pasur një pikë të përbashkët doganore, ku ishin kryeministri i vendit Edi Rama dhe kryeministrit i Kosovës Albin Kurti që nënshkruan marrëveshjen. Ajo konsiston në hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës) - Krushevë (Dragash). Një tjetër marrëveshje e arritur ishte edhe ajo mbi lehtësimin e procedurave doganore, e cila do të sjell lehtësirave të ndërsjella në procedurat doganore dhe të kontrollin e hyrje-daljes së mallrave mes Shqipërisë dhe Kosovës. Tashmë me këtë marrëveshje të arritur, dy vendet do të kenë procedura më të lehta në doganë, një marrëveshje kjo e cila është propozuar edhe më herët, por që tashmë u arrit. Kështu, me marrëveshjen për lehtësimin e tarifave, synohet lehtësim i lëvizjes së lirë të mallrave dhe njerëzve. Një tjetër marrëveshje e arritur mes dy qeverive ishte edhe protokoll bashkëpunimi ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës për krijimin e Sekretariatit Koordinues Ndërqeveritar, i cili do të jetë një ndjekës i zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara dhe do të raportojë pranë dy zyrave të kryeministrave, për çdo problematikë që shfaqet.
Marrëveshje të tjera
Ndërkohë, një tjetër marrëveshje e arritur mes dy qeverive, ishte edhe marrëveshja për lehtësimin e procedurave dhe kushteve për marrjen e leje qëndrimit të përkohshëm. Heqja e lejes së përkohshme mes dy vendeve nënkupton heqjen e kritereve të parashikuara në ligjin përkatës për të huajt për pajisje me leje për qëndrim të përkohshëm, me afat 5 vjeçar. Një tjetër marrëveshje kishte të bënte me për rregullat e regjimit të trafikut lokal të kufirit. Kjo marrëveshje bën të mundur lehtësimin e jetës së banorëve në kufi të dy vendeve Kosovë-Shqipëri, të cilët tani me procedura të lehtësuara mund ta kalojnë kufirin në disa zona të përcaktuara përgjatë kufirit mes vendeve. Marrëveshje të tjera, të arritura ishin ajo për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare, marrëveshja për sigurime shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, kalendari i përbashkët kulturor vjetor ndërmjet Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, marrëveshja për bashkëpunim ndërmjet ministrive të kulturës së dy vendeve në fushën e trashëgimisë kulturore dhe muzeve, si edhe marrëveshja e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë ndërmjet dy ministrive.
Më të lexuarat


Presidentit i ri/ “Opozita ka rënë në grackën e Ramës”, Gjekmarkaj: Do tallet me emrat e propozuar si me deputetët gjatë fushatës elektorale

Gazetari i njohur kontaktohet LIVE në emision nga Florenc Çapja, ja çfarë i thotë për Nuredin Dumanin

“SPAK po prish bashkëjetesën e mafias me politikën shqiptare” Zheji: Po gris një marrëveshje të zezë mes shtetit, klaneve politike dhe klaneve mafioze

Paguat 700 mijë dollarë për foton me Trump? Shpërthen Ilir Meta ndaj gazetës austriake: Gjyqi ndaj tyre është i pakthyeshëm

“Ku janë zbardhur paratë, lojëra fati apo ndërtime?”, Lubonja flet për opeacionin e SPAK: Nëse çdo shtet ka mafien e vet, këtu mafia jonë ka shtetin e vet, prodhojmë 100 herë më shumë kriminelë se Brazili

Presidenti/ Spartak Ngjela kundër listës së Alibeajt: Është gabim. Ndërhyn Klotilda Bushka: Ka disa hapa, duhej një standard tjetër

Agron Gjekmarkaj zbulon figurat politike që do të donte për president: Opozita po bën propozime jo serioze

“Ata që s’janë kapur janë emrat më sinjikativët”, Artan Hoxha zbulon detaje nga operacioni i SPAK: Bosët e krimit me buxhet të madh, kanë informator brenda sistemit në polici dhe...

Mega-operacioni i SPAK/ Gazetarja bën deklaratën e bujshme: Të paktën tre prej emrave të njohur të krimit janë larguar jashtë, pati rrjedhje informacioni

“E mbështes PD-në vetëm nëse jepet një sinjal largpamës”, deputeti gjerman bën deklaratën e fortë: Nuk do të bashkëpunojmë me opozitën nëse...
