Lajme të tjera
BREAKING NEWS

‘Bomba’ e radhës nga Spartak Ngjela: Ju tregoj lëvizjen që do ndodhë së shpejti në nivele të larta të politikës, ja çfarë më tha Rama

‘Bomba’ e radhës nga Spartak Ngjela: Ju tregoj lëvizjen
x

Politike

“Shqipëria i bashkohet nismës së SHBA për rrjeti 5G”, Taulant Balla reagon menjëherë pas deklaratës së Yuri Kim

“Shqipëria i bashkohet nismës së SHBA për rrjeti

Vetëm pak minuta më parë ambasadorja amerikane Yuri Kim u shpreh përmes një postimi në Tëitter se është krenare që Shqipëria i është bashkuar nismës së SHBA për rrjetin 5G. Lidhur me këtë lajm ka reaguar edhe numri dy i socialistëve i thotë se ‘nisma e Rrjetit të Pastër është një përpjekje gjithëpërfshirëse për të adresuar kërcënimin afatgjatë për privatësinë e të dhënave, sigurinë dhe të drejtat e njeriut’.

Postimi i Taulant Ballës

Shqipëria përkrah SHBA në Nismën e Rrjetit të Pastër????????????????????

Nisma e Rrjetit të Pastër është një përpjekje gjithëpërfshirëse për të adresuar kërcënimin afatgjatë për privatësinë e të dhënave, sigurinë dhe të drejtat e njeriut të paraqitura në botën e lirë nga aktorë autoritarë keqdashës.

Rrjeti i Pastër është i rrënjosur në standardet e teknologjisë digjitale të besueshme, të pranuara ndërkombëtarisht dhe është një reflektim i angazhimit tonë për një internet global të hapur, ndërveprues dhe të sigurtë, bazuar në vlerat e përbashkëta demokratike dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Kjo përpjekje paraqet implementimin e një strategjie të qëndrueshme shumëvjeçare, gjithëpërfshirëse, të ndërtuar mbi një koalicion partnerësh të besuar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë bashkuar në Rrjetin e Pastër nga më shumë se tridhjetë Vende të Pastra me orjentim të njëjtë dhe të cilët kanë kryer mbrojtjen e rrjeteve të tyre 5G nga shitësit e pabesueshëm dhe transportuesit e konunikimit digjital.

Më të lexuarat